09/11/2026
📌Njoftim për konsumatorët Pogradec
Në kuadër të punimeve të domosdoshme për heqjen e Bypass-it në hyrje të Nënstacionit Maliq, ju njoftojmë se në datën 10 nëntor 2026 do të stakohet dhe tokëzohet Linja 110 kV L110-18 Korçë-Pogradec. Si rrjedhojë, në datat 10 dhe 11 nëntor 2026, nga ora 05:00 deri në orën 05:05, do të mbeten pa energji elektrike Nënstacionet Pogradec dhe Petrushë, për shkak të manovrimeve të nevojshme për hapjen dhe mbylljen e thikës së linjës në Nënstacionin Pogradec. Gjatë këtij intervali kohor do të mbeten pa energji elektrike edhe disa zona në rrethin e Pogradecit:
📍Plazhi, Buçimas, Spitali, Trikotazhi, Çërravë, Gesht, Vërdovë, Remenj, Parku, Banka, Tushemisht, Ujësjellësi i Qytetit Pogradec, Hidrovori Volorek, Stacioni i Pompave, Dogana e Tushemishtit, Hidrovori, Materniteti, Teatri i Kukullave, Turizmi, Kampi, Qendra, Posta, Parafabrikatet, Blloku, Përpunimi i Drurit, Gazerma, Ushtria, Lini, 1 Maji, Vilat, SMT, Rehovë, Lubonjë, Vithkuq, Brozdovec, Leshnjë, Vreshtas, Pirg, Podgorie, Nishavec, Petrushë, Dardhas.