OSSH- Rajoni Berat

OSSH- Rajoni Berat Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from OSSH- Rajoni Berat, Energy Company, Shkodër.

05/08/2026
⚡️Ekipet e OSSH rajoni Berat vijojnë punimet e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik, duke realizuar remont profilaktik në Fi...
04/08/2026

⚡️Ekipet e OSSH rajoni Berat vijojnë punimet e mirëmbajtjes së rrjetit elektrik, duke realizuar remont profilaktik në Fiderin Dodovec.

Gjithashtu u rye drejtimi i shtyllave dhe pastrimi i trashjes së linjës në Fiderin 9U, N/St Uznovë 35/6 kV, me qëllim rritjen e sigurisë dhe garantimin e një furnizimi sa më të qëndrueshëm me energji elektrike.

Punimet e mirëmbajtjes do të vijojnë sipas planit të remonteve të parashikuara.

⚡ Në kuadër të planit të remonteve për muajin korrik 2026, ekipet e OSSH Berat vijuan gjatë kësaj jave punimet e mirëmba...
30/07/2026

⚡ Në kuadër të planit të remonteve për muajin korrik 2026, ekipet e OSSH Berat vijuan gjatë kësaj jave punimet e mirëmbajtjes dhe profilaksisë në rrjetin e tensionit të mesëm (TM) dhe tensionit të ulët (TU).

Ndërhyrjet u realizuan në Fiderin Mbrakull të N/St Poliçan, përgjatë linjës TM nga ndarësi në Gradishtë drejt fshatit Fushë Peshtan, si dhe në Fiderin 1/10 kV të N/St Kuçovë dhe në linjat TU të kabinave “Aviacioni” dhe “Qendra 4”.

Punimet përfshinë pastrimin e trasesë së linjave nga vegjetacioni, kontrollin teknik të linjave, shtyllave dhe traversave, tërheqjen e përcjellësve, si dhe zëvendësimin e izolatorëve, me synim garantimin e një furnizimi sa më cilësor dhe të pandërprerë me energji elektrike për abonentët, si edhe minimizimin e defekteve në rrjet.

Sezoni turisik në bregdet⛱️ ka nisur mbarë, ku pavarësisht rritjes së kërkesës për konsum, ekipet e OSSH - Operatori i S...
07/07/2026

Sezoni turisik në bregdet⛱️ ka nisur mbarë, ku pavarësisht rritjes së kërkesës për konsum, ekipet e OSSH - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes kanë mundur ta menaxhojnë me efikasitet✅

📞 Për t’iu përgjigjur kërkesave të klientëve të , kemi vendosur në dispozicion me numrat e kontaktit në çdo agjenci të që mbikëqyr zonat pranë bregdetit, duke nisur nga dhe deri në , ku rëndësi i është kushtuar edhe turizmit në .

🤳🏻Telefononi në numrat e “ermegjencës”për secilën zonë dhe 24 orë 👉 ekipet 👷🏽 tona do t’iu reagojnë me korrektësi për zgjidhjen e problemit dhe rikthimit në kohë të energjisë elektrike💡 pranë banesave dhe subjekte tuaja🏠🏫.

Në kuadër të përgatitjes për procesin e ardhshëm të faturimit, u zhvillua mbledhja me strukturën e OSSH Berat–Kuçovë–Skr...
22/05/2026

Në kuadër të përgatitjes për procesin e ardhshëm të faturimit, u zhvillua mbledhja me strukturën e OSSH Berat–Kuçovë–Skrapar , ku u diskutuan detyrat, problematikat dhe masat organizative për mbarëvajtjen e procesit në terren.

Gjatë mbledhjes u theksua rëndësia e korrektësisë në leximin e matësave, respektimi i afateve të përcaktuara, komunikimi profesional me abonentët si dhe raportimi në kohë i çdo problematike të hasur gjatë procesit të faturimit.

Gjithashtu, u kërkua angazhim maksimal nga të gjithë faturuesit për realizimin me përgjegjësi të detyrave, me synim rritjen e cilësisë së shërbimit dhe garantimin e një procesi sa më efikas e transparent për abonentët. ⚡️

🌙✨ Iftar i Shtruar me Zemër! ✨🌙Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, Dr. Rajonal i OSSH Shkoder Armand  Zhuka, shpr...
18/03/2026

🌙✨ Iftar i Shtruar me Zemër! ✨🌙
Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, Dr. Rajonal i OSSH Shkoder Armand Zhuka, shprehu mirënjohje dhe vlerësim të veçantë ndaj ekipit të dedikuar të OSSH Shkodër, duke organizuar një iftar të ngrohtë e të shtruar për të gjithë punonjësit. 🤝❤️
Një mbrëmje e mbushur me bashkësi, mirësi dhe kujdes për njëri-tjetrin — sepse njerëzit janë zemra e çdo organizate!
Faleminderit Dr. Rajonal për këtë gjest të bukur dhe human! 🙏
Ramazan Mubarek për të gjithë! 🌙

20/01/2026

NJOFTIM
Ndërprerje e energjisë elektrike për punime mirëmbajtjeje ne Fidrin Buz Uji Malesi e Madhe

Operatori i Sistemit të Shpërndarjes ju njofton se për arsye punimesh të planifikuara në fider Bux Ujit Malesi e madhe , do të kryhen ndërprerje të energjisë elektrike per arsye punimesh nga ora 13:00 - 16:00

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj për shqetësimin e shkaktuar dhe ju sigurojmë se punët do të kryhen me profesionalizëm për të përmirësuar cilësinë e shërbimit.

Faleminderit për bashkpunimin!

17/01/2026

OSSH Shkodër asistoi në riparimin e shpejtë të defektit në fiderin e Ujësjellësit Shkodër (linjë e brendshme e ujësjellësit), me qëllim risjelljen sa më të shpejtë të furnizimit me ujë për qytetin.

Edhe pse infrastruktura e ujësjellësit nuk është përgjegjësi e OSSH Shkodër, mbështetja ndërinstitucionale në situata emergjente është e domosdoshme dhe në shërbim të qytetarëve.

📌 Sqarojmë se problematika e krijuar lidhet me rrjetin e ujësjellësit dhe nuk ka lidhje me furnizimin me energji elektrike nga OSSH Shkodër.

Transparenca dhe komunikimi i qartë janë thelbësore për të shmangur keqkuptimet dhe për të informuar saktë qytetarët.

Faleminderit për mirëkuptimin!

15/01/2026

OSHEE Lëzhë e Malesi e Mardhe merr masa ndaj abuzimit me energjinë elektrike** ⚡

🔍 Specialistët e OSHEE-s kanë kryer kontrolle të rregullta në rajonin e Lezhës dhe Malesisë së Madhe, duke identifikuar raste të abuzimit me energjinë elektrike.

📍 **Rezultatet e operacionit:**
Nisur nga kontrrollet e vazhdueshme ne terren jane proçeduar me Policine e Shtetit.

- 4️⃣ abonentë në Lezhë zona e Shperndarjes Shkodra 1 e 7
- 1️⃣ abonent në Malësi të Madhe, Zona e Sherbimit Shkodra 5

🚨Abonentët janë gjetur duke manipuluar matësit e energjisë elektrike, duke përdorur lidhje të paligjshme ose duke ndërhyrë në rrjetin elektrik për të shmangur pagesat e energjisë së konsumuar.

⚖️ Kundër këtyre abonentëve janë nisur procedurat administrative dhe ligjore sipas legjislacionit në fuqi. Ata do të përballen me gjoba dhe pagesën e energjisë së konsumuar pa u regjistruar.

💡 OSHEE inkurajon të gjithë qytetarët të raportojnë rastet e dyshimta të abuzimit me energjinë elektrike dhe të kryejnë pagesat e rregullta për energjinë e konsumuar.

Address

Shkodër

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OSSH- Rajoni Berat posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category