04/08/2021
Ndahet nga jeta Profesor Zef Rakacolli.
Zef Rakacolli, inxhinier hidroteknik, ka lindur në Tiranë më 4 maj 1930. Ka kryer gjimnazin në Tiranë më 1948 dhe studimet e larta në Budapest në vitin 1952. Si specialist I mirnjohur , ka zhvilluar veprimtari të gjërë në projektimin, ndërtimin dhe administrimin e veprave të bonifikimit e të ujitjes, si dhe në sistemimin e tokave bujqësore. Në vitet 1965-1975 drejtor I Drejtorise së Ujrave në Ministrinë e Bujqësisë, në vitet 1975-1980 për qarkullim, drejtor i Drejtorisë së Ujrave në rrethin e Sarandës, në vitet 1980-1991- bashkepunëtor shkencor në Institutin e Studimit të Tokave, prej ku ka dale në pension.
Autor studimesh të shumta dhe artikujsh profesionalë të botuar në revista të vendit dhe të huaja. Vitet e fundit ka botuar shkrime të ndryshme publicistike. Ka qenë qnënkryetar i Forumit të Intelektualëve Shqiptarë.
Ne vitin 2008 është dekoruar nga Presidenti i Republikes me dekoraten “Urdheri i Naim Frasherit te Klasit Parë”.
I paharuar perjete kujtimi puna dhe vepra e tij.