Alumil Alluminium

Alumil Alluminium Mirësevini në faqen zyrtare të Facebook-ut të Alumil-Albania SHPK. Alumil Albania është pjesë e Alumil S.A. Alumil S.A.

grupit më të madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Alumil Albania është themeluar në shtator 1998 dhe deri në 2005 merrej vetëm me tregtimin e profileve të aluminit dhe aksesorëve, por falë një investimi me rreth 11 milion euro nga kompania mëmë, u arrit të ndërtohej fabrika

e ekstrudimit, e cila ka një kapacitet rreth 6000 ton në vit. Bashkë me të, u ndërtua edhe impianti I lyerjes, një impjant shumë modern i cili mbulon të gjithë kapacitetet e prodhimit. Produket e prodhuara nga kompania jonë ҫertifikohen nga laboratorë dhe institute të akredituara në rang botëror, sic janë : IFT Rosenheim (Gjermani), the American Institute A.A.M.A New York, Instituto Jordano (Itali), EKANAL (Greqi), etj. Gjithashtu, këto produkte dhe marka janë të regjistruara dhe të njohura nga agjensitë kompetente edhe në vendin tonë. Ne si pjesë e Alumil S.A., ndjehemi krenar që Alumil S.A është një ndër furnitorët kryesorë të sistemeve moderne të aluminit për përdorim arkitektonik në Europë. Alumil Albania eksporton prodhimet e saj në disa vende të rajonit si në: Kosovë,Maqedoni,Mal të Zi, Greqi, Rumani. Që prej vitit 2009, në jemi të pranishëm në Kosovë me Alumil Kosovo, pjesë e Alumil Albania-s. Filiale të tjera të shpërndarjes kemi në Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë dhe Vlorë. Komplekset industriale

11 Linja ekstrudimi alumini

8 Linja lyerje me veshje me pudër

1 Fonderi për prodhimin e lingotave

2 Fabrika anodizimi

10 Linja montimi të sistemeve termoizoluese

1 Fabrikë prodhimi, për dyer të brendëshme, dyer hyrje dhe dyer të blinduara

3 Fabrika prodhimi, profile alumini me mbushje me shkumë (polyurethane)

1 Fabrikë prodhimi, për ashensorë dhe elevatorë

4 Fabrika prodhimi, për sistemet e aksesorëve

1 Fabrikë prodhimi, për panele kompozite alumini

1 Fabrikë prodhimi, për fletë polikarbonate



Kapaciteti Prodhues i Grupit

106.000 Ton ekstrudim alumini

57.500 Ton lyerje me pudër

65.000 Ton lingota

10.000 Ton alumin i anodizuar

45.000 Ton profile termoizoluese

800.000 m2 Panele kompozite alumini

800.000 m2 Flete polikarbonate

10.000.000 m Profile poliamide



Komplekset Industriale të Grupit

630.000 m2 Sipërfaqe industriale në pronë private

230.000 m2 Sipërfaqe manifakturë & prodhim

18 Fabrika (12 në Greqi dhe 6 jashtë vendit)

1.700 Punonjës



Rrjeti Ndërkombëtar i Sh*tjeve konsiston në 24 filiale në të gjithë botën, me më shumë se 5.000 magazina sh*tje, të shpërndara në 45 vende në të 5 kontinentet.

Zbulo botën e Alumil dhe gjej frymëzimin për projektin tënd! Eksploro gamën tonë të zgjidhjeve dhe produkteve, dhe eja v...
13/06/2026

Zbulo botën e Alumil dhe gjej frymëzimin për projektin tënd!

Eksploro gamën tonë të zgjidhjeve dhe produkteve, dhe eja vizito showroom-in tonë për t’i përjetuar nga afër.

Elegancë në çdo detaj. ✨ Sistemi S61 nga Alumil kombinon dizajnin modern me performancën e lartë, duke sjellë më shumë d...
11/06/2026

Elegancë në çdo detaj. ✨
Sistemi S61 nga Alumil kombinon dizajnin modern me performancën e lartë, duke sjellë më shumë dritë natyrale, komoditet të përditshëm dhe cilësi që zgjat në kohë.

✔️ Linja elegante
✔️ Më shumë dritë natyrale
✔️ Komfort dhe qëndrueshmëri
✔️ Zgjidhje për çdo hapësirë

09/06/2026

Në Ditën Botërore të Mjedisit, ekipi i Alumil Albania u bashkua në Gjirin e Lalëzit për të kontribuar në mbrojtjen e natyrës dhe ruajtjen e një mjedisi më të pastër.
Çdo veprim i vogël ka fuqinë të krijojë ndryshim. Së bashku ndërtojmë një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme . 🌍♻️

05/06/2026

Alumil Albania ishte e pranishme në ''Bread & Heart Festival''në Tiranë, një event frymëzues që solli së bashku profesionistë dhe vizionarë të arkitekturës, dizajnit dhe kulturës. Ky festival krijoi hapësirë për diskutime mbi zhvillimin e përgjegjshëm dhe mënyrat se si mund të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për Shqipërinë.

Më shumë se një derë hyrje, SD77 është një kombinim i sigurisë (certifikim RC2), elegancës dhe teknologjisë moderne. Me ...
04/06/2026

Më shumë se një derë hyrje, SD77 është një kombinim i sigurisë (certifikim RC2), elegancës dhe teknologjisë moderne.
Me profil 77 mm, prag të ulët vetëm 22 mm dhe dizajn minimal në një nivel të vetëm, ajo ofron estetikë të pastër dhe performancë të lartë në çdo detaj.

Javën e kaluar, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në Panairin e Karrierës të organizuar pranë Universitetit Politeknik të...
02/06/2026

Javën e kaluar, patëm kënaqësinë të marrim pjesë në Panairin e Karrierës të organizuar pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Ishte një mundësi shumë e mirë për të takuar studentë dhe të rinj të talentuar, për të ndarë eksperienca dhe për të diskutuar mbi mundësitë e ardhshme profesionale në sektorin e inxhinierisë dhe industrisë.

Ne mbetemi të përkushtuar në mbështetjen dhe inkurajimin e brezit të ri të profesionistëve, duke ndërtuar ura lidhëse mes akademisë dhe industrisë.

Falënderojmë Universitetin Politeknik të Tiranës për organizimin dhe mikpritjen.

Presim me kënaqësi bashkëpunime të tjera në të ardhmen!

Kënaqësi të mbështesim të rinjtë në rrugëtimin e tyre profesional! Visari është student i vitit të tretë bachelor në deg...
30/05/2026

Kënaqësi të mbështesim të rinjtë në rrugëtimin e tyre profesional!

Visari është student i vitit të tretë bachelor në degën Inxhinieri Elektrike pranë Universitetit Politeknik të Tiranës.

Gjatë kësaj periudhe, ai zhvilloi praktikën mësimore pranë Departamentit të Mirëmbajtjes, duke fituar eksperiencë praktike dhe njohuri të vlefshme profesionale.

I urojmë shumë suksese në rrugëtimin e tij akademik dhe profesional!

Kurban Bajrami shënon një ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbarë botën. Alumil Albania shpreh urimet më t...
27/05/2026

Kurban Bajrami shënon një ditë të rëndësishme për besimtarët myslimanë në mbarë botën.

Alumil Albania shpreh urimet më të ngrohta për paqe, shëndet dhe harmoni në familjet tuaja! 🌙😊

26/05/2026

Marrëdhënia jonë me studentët e Universitetit Politeknik vazhdon të forcohet.

Gjatë vizitës në showroom dhe fabrikën e Alumil Albania, ata panë nga afër procesin dhe mundësitë që ofron industria e aluminit.

Besojmë se investimi në edukimin dhe zhvillimin e profesionistëve të së ardhmes është pjesë e filozofisë sonë.

Faleminderit për vizitën!

Address

Highway Tirana-Durres, Km 7
Tirana
1051

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Alumil Alluminium posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Alumil Alluminium:

Share