Siguria Rrugore

Siguria Rrugore Inxhinier i Komunikacionit Rrugor
Refik Miftari
Këshilla, Edukim, për SIGURINË RRUGORE!

🚲 LAJM NGA SKOCIA: Më shumë biçikleta, më pak varësi nga makinatTë dhënat e fundit nga Cycling Scotland tregojnë se infr...
20/09/2026

🚲 LAJM NGA SKOCIA: Më shumë biçikleta, më pak varësi nga makinat

Të dhënat e fundit nga Cycling Scotland tregojnë se infrastruktura e sigurt dhe e dedikuar për biçikleta po ndikon në rritjen e përdorimit të tyre në qytetet e Skocisë.

Edinburg – Leith Walk, gjatë orëve të pikut të mëngjesit janë regjistruar më shumë çiklistë sesa automjete.

Glasgou – Victoria Road, udhëtimet ditore me biçikletë u rritën me 38% brenda një viti.

🚲 East City Way, numri i çiklistëve u dyfishua, duke arritur rreth 700 udhëtime në ditë pas përmirësimit të infrastrukturës.

Sipas ekspertëve të sigurisë rrugore, krijimi i infrastrukturës së dedikuar për biçikleta jo vetëm që rrit sigurinë e çiklistëve, por mund të ndikojë edhe në zgjedhjen e mënyrës së udhëtimit dhe në menaxhimin e trafikut urban gjatë orëve të pikut.

Infrastrukturë më e sigurt, më shumë alternativa ,lëvizje më e qëndrueshme.

Me respekt
Siguria Rrugore

Siguria në rrugë nis nga hapat e parë!Gjatë Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16–22 Shtator 2026), kujtojmë rregullat kr...
18/09/2026

Siguria në rrugë nis nga hapat e parë!

Gjatë Javës Evropiane të Lëvizshmërisë (16–22 Shtator 2026), kujtojmë rregullat kryesore për lëvizje të sigurt në qytet:

✅Zbrit nga biçikleta kur kalon në vizat e bardha!
✅Vendos kaskën mbrojtëse çdo herë!
✅ Eduko me shembull brezin e ri!

Mbroni veten dhe fëmijët tuaj në çdo hap.


Me respekt,
Siguria Rrugore!

Urime fillimin e vitit të ri shkollor! 📚Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me suksese, shëndet dhe momente të bukura për...
01/09/2026

Urime fillimin e vitit të ri shkollor! 📚

Urojmë që ky vit të jetë i mbushur me suksese, shëndet dhe momente të bukura për të gjithë nxënësit.

Të dashur drejtues mjetesh, me fillimin e shkollës, më shumë kujdes në rrugë!

⚠️ Ulni shpejtësinë pranë shkollave.
🚸 Respektoni vendkalimet për këmbësorë.
📵 Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit.
👧🧒 Fëmijët kanë nevojë për kujdesin dhe përgjegjësinë tonë.

Le t’i dërgojmë fëmijët në shkollë dhe t’i presim të kthehen të sigurt në shtëpi.

SIGURIA RRUGORE FILLON ME NE! 🚸

Me respekt,
Siguria Rrugore!

🚨 NGA SOT HYJNË NË FUQI RREGULLAT E REJA PËR TROTINETËT ELEKTRIKË NË MAQEDONINË E VERIUTMe respekt,Siguria Rrugore
14/07/2026

🚨 NGA SOT HYJNË NË FUQI RREGULLAT E REJA PËR TROTINETËT ELEKTRIKË NË MAQEDONINË E VERIUT

Me respekt,
Siguria Rrugore

☀️ Sezoni veror!Me rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim, rritet edhe përgjegjësia e secilit pjesëmarrës në komun...
08/07/2026

☀️ Sezoni veror!

Me rritjen e numrit të automjeteve në qarkullim, rritet edhe përgjegjësia e secilit pjesëmarrës në komunikacion. Durimi, respekti dhe kujdesi janë çelësi për një udhëtim të sigurt.

Respekto kufizimet e shpejtësisë, mbaj distancën e sigurisë dhe trego kujdes të shtuar ndaj këmbësorëve, çiklistëve dhe motoçiklistëve.

Mos lejo që automjeti të ndryshojë atë që je.

Siguria në komunikacion fillon me ty. 🚗☀️

Me respekt,
Siguria Rrugore

21/06/2026

Intervistë në TV Alsat M për trotinetet elektrike dhe sigurinë rrugore.

Inxhinier i Komunikacionit Rrugor
Refik Miftari

☀️ SEZONI VEROR🚗 RRITET FLUKSI I TRAFIKUTMe ardhjen e sezonit veror dhe rritjen e fluksit të trafikut për shkak të lëviz...
09/06/2026

☀️ SEZONI VEROR

🚗 RRITET FLUKSI I TRAFIKUT

Me ardhjen e sezonit veror dhe rritjen e fluksit të trafikut për shkak të lëvizjeve më të shpeshta dhe ardhjes së mërgimtarëve, Siguria Rrugore apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut.

🚗 Respektoni kufizimet e shpejtësisë.
🚗 Mbani distancën e sigurt.
🚗 Mos përdorni telefonin gjatë vozitjes.
🚗 Mos drejtoni automjetin nën ndikimin e alkoolit apo lodhjes.

Siguria rrugore është përgjegjësi e përbashkët. Respektoni rregullat mbroni jetën! 🚦

Me respekt,
Siguria Rrugore

6 jetë të humbura për vetëm 8 ditë Alarm për sigurinë rrugore në Maqedoninë e VeriutBrenda vetëm tetë ditëve, në rrugët ...
30/05/2026

6 jetë të humbura për vetëm 8 ditë Alarm për sigurinë rrugore në Maqedoninë e Veriut

Brenda vetëm tetë ditëve, në rrugët e Maqedonisë së Veriut janë shuar gjashtë jetë njerëzish në aksidente trafiku, shumica e tyre në rajonin e Shkupit.

Më 22 maj, në autostradën “Nënë Tereza”, një aksident mes një kamioni dhe një automjeti mori jetën e katër personave. Më 28 maj, një 13-vjeçar nga fshati Çerkez i Kumanovës humbi jetën pas përplasjes së trotinetit elektrik që drejtonte me një automjet. Ndërsa më 29 maj, një 19-vjeçar humbi jetën në një aksident të rëndë në Shkup, ku u përfshinë një veturë dhe dy motoçikleta.

Këto statistika nuk janë thjesht numra. Pas secilit rast qëndron një familje e shkatërruar, ëndrra të ndërprera dhe dhimbje që do të zgjasë përjetë.

Institucionet dhe organet kompetente duhet të veprojnë urgjentisht duke rritur kontrollet në komunikacion, duke identifikuar dhe trajtuar pikat e zeza rrugore, duke përmirësuar infrastrukturën dhe sinjalizimin rrugor, si dhe duke zbatuar politika më efikase për sigurinë në trafik.

Numri i aksidenteve me pasoja fatale është një tregues se ekzistojnë mangësi në disa segmente të sistemit të sigurisë rrugore dhe se nevojiten masa konkrete e të menjëhershme për të parandaluar humbjen e jetëve të tjera..

Çdo pjesëmarrës në komunikacion ka detyrim të respektojë rregullat e trafikut. Shpejtësia e papërshtatshme, tejkalimet e rrezikshme, përdorimi i telefonit gjatë vozitjes, mosrespektimi i sinjalizimit dhe pakujdesia vazhdojnë të jenë ndër faktorët kryesorë që marrin jetë në rrugët tona. Motoçiklistët dhe përdoruesit e trotinetëve elektrikë duhet të përdorin gjithmonë helmetën mbrojtëse, ndërsa të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë përgjegjësi dhe kujdes maksimal në rrugë.

Sot më shumë se kurrë kemi nevoje per
kulturë me te lartë te komunikacionit, kontrolle më efikase institucionale dhe vetëdije më të madhe qytetare.

Çdo aksident mund të parandalohet. Çdo jetë e humbur është një alarm për të gjithë ne.

Të respektojmë rregullat e trafikut, sepse në fund të çdo udhëtimi dikush na pret në shtëpi.

Me respekt,
Siguria Rrugore

16/05/2026

⚠️ Apel deri tek maturantët, Festa mos të kthehet në tragjedi.

Nga Inxhinieri i Komunikacionit Rrugor, Refik Miftari

15/05/2026

⚠️ Demonstrim i aksidentit mes automjetit dhe këmbësorit

Këmbësori është pjesëmarrësi më i rrezikuar në komunikacion, pasi në rast përplasjeje merr drejtpërdrejt goditjen dhe pasojat më të rënda.

Prandaj, para çdo kalimi të rrugës, gjithmonë shikoni majtas dhe djathtas dhe sigurohuni për kalim të sigurt.

Me respekt,
Siguria Rrugore

Address

Skopje
1000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Siguria Rrugore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share