Tech Fest

Tech Fest Tech Fest: Speakers, workshops, job fair, B2B, Pitch deck & more! 💚🚀

Një moment vlerësimi për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë Tech Fest 2025, ku idetë dhe bashkëpunimi u kthyen në re...
19/01/2026

Një moment vlerësimi për punën dhe përkushtimin e treguar gjatë Tech Fest 2025, ku idetë dhe bashkëpunimi u kthyen në rezultate konkrete🤗

✨Edicioni i dytë i Tech Fest vjen së shpejti, me ide dhe projekte të reja✨

FITUESIT E EDICIONIT TË PARË TË TECH FESTNxënësit e SH.F.M.U “Fazli Greiçevci” janë fituesit e edicionit të parë të Tech...
19/01/2026

FITUESIT E EDICIONIT TË PARË TË TECH FEST

Nxënësit e SH.F.M.U “Fazli Greiçevci” janë fituesit e edicionit të parë të Tech Fest, në garën "Projekti më inovativ në fushën e teknologjisë", në kategorinë e shkollave fillore.

✨Edicioni i dytë i Tech Fest vjen së shpejti, me ide dhe projekte të reja✨

Falenderojmë mësimdhënësit dhe stafin e shkollave për përkushtimin, angazhimin e vazhdueshëm dhe bashkëpunimin.

✨Edicioni i dytë i Tech Fest vjen së shpejti, me ide dhe projekte të reja✨

FITUESIT E EDICIONIT TË PARË TË TECH FEST Nxënësit e SH.M.L “Hasan Prishtina” janë fituesit e edicionit të parë të Tech ...
19/01/2026

FITUESIT E EDICIONIT TË PARË TË TECH FEST

Nxënësit e SH.M.L “Hasan Prishtina” janë fituesit e edicionit të parë të Tech Fest, në garën "Projekti më inovativ në fushën e teknologjisë", në kategorinë e shkollave të mesme.

Këta nxënës janë dëshmi e potencialit dhe kreativitetit që kanë të rinjtë kur u jepet hapësira për të punuar, për të menduar ndryshe dhe për të zhvilluar ide përmes teknologjisë.🤗

✨Edicioni i dytë i Tech Fest vjen së shpejti, me ide dhe projekte të reja✨

💜 Ekipi i Tech Fest 2025Pas çdo momenti, prezantimi e aktiviteti të Tech Fest qëndron një ekip i dedikuar, plot energji ...
03/11/2025

💜 Ekipi i Tech Fest 2025

Pas çdo momenti, prezantimi e aktiviteti të Tech Fest qëndron një ekip i dedikuar, plot energji dhe ide që e kthyen këtë ngjarje në një përvojë të paharrueshme. 💡

Çdo anëtar dha maksimumin për ta bërë këtë edicion të parë një shembull të bashkëpunimit, kreativitetit dhe përkushtimit që e karakterizon gjeneratën e re të inovatorëve. 🚀

Pasioni dhe puna e secilit prej tyre janë arsyeja pse Tech Fest u bë realitet💙

Nxënësit nga shkolla të ndryshme të Mitrovicës sollën projekte kreative që treguan si po zhvillohet mendimi kritik dhe d...
03/11/2025

Nxënësit nga shkolla të ndryshme të Mitrovicës sollën projekte kreative që treguan si po zhvillohet mendimi kritik dhe dashuria për teknologjinë që në moshë të hershme. 💡

Gjatë prezantimeve, ata shfaqën zgjidhje praktike për sfida të përditshme, duke dëshmuar se kur fëmijëve u jepet hapësirë për të krijuar, rezultatet janë mbresëlënëse. 🚀

Falë përkushtimit të mësimdhënësve dhe mbështetjes së shkollave, Tech Fest u bë një vend ku idetë e nxënësve morën jetë dhe u kthyen në frymëzim për të gjithë pjesëmarrësit. 💙

Tech Fest mori jetë falë 1500+ vizitorëve që e mbushën ngjarjen me energji, kureshtje dhe entuziazëm. Të rinj, studentë ...
03/11/2025

Tech Fest mori jetë falë 1500+ vizitorëve që e mbushën ngjarjen me energji, kureshtje dhe entuziazëm. Të rinj, studentë e dashamirë të teknologjisë erdhën për të parë nga afër idetë dhe projektet që po ndryshojnë mënyrën si mësojmë e krijojmë. 💡

Ishte inspiruese të shihej interesi dhe përfshirja e tyre në çdo aktivitet, duke dëshmuar se komuniteti i inovacionit në Mitrovicë po rritet dita-ditës. 🚀

Faleminderit të gjithë vizitorëve që u bënë pjesë e këtij edicioni të parë dhe e kthyen Tech Fest në një përvojë plot frymëzim! 💙

Qendrat edukative sollën kreativitet, energji dhe ide që treguan sa shumë mundësi hap edukimi modern dhe teknologjia.💡Të...
03/11/2025

Qendrat edukative sollën kreativitet, energji dhe ide që treguan sa shumë mundësi hap edukimi modern dhe teknologjia.💡

Të rinjtë prezantuan projektet e tyre dhe ndanë përvojat që i kanë fituar përmes programeve mësimore që nxisin të menduarit kritik dhe inovativ. 🚀

Një pjesë e rëndësishme e Tech Fest që dëshmoi se mësimi mund të jetë argëtues, frymëzues dhe plot surpriza kur bashkohen pasioni dhe teknologjia. 💙

Kompani nga fusha të ndryshme të teknologjisë e inovacionit ndanë përvojat e tyre me të rinjtë, duke treguar se si idetë...
03/11/2025

Kompani nga fusha të ndryshme të teknologjisë e inovacionit ndanë përvojat e tyre me të rinjtë, duke treguar se si idetë mund të kthehen në projekte të suksesshme. Ishte inspiruese me pa energjinë dhe pasionin që sollën në këtë ngjarje. 🚀

Përmes prezantimeve dhe bisedave, u krijuan mundësi të reja njohjeje e bashkëpunimi, ku të rinjtë patën rastin të mësojnë më shumë për tregun e punës, risitë teknologjike dhe historitë e suksesit që nxisin motivim. 💬

Një falënderim i madh për të gjitha kompanitë që u bënë pjesë e Tech Fest dhe kontribuan në ndërtimin e një atmosfere që frymëzoi, motivoi dhe lidhi komunitetin e inovacionit në Mitrovicë.💙

💡 Folësit në Tech Fest 2025 sollën ide dhe tema frymëzuese rreth inovacionit, teknologjisë dhe zhvillimit personal.Energ...
03/11/2025

💡 Folësit në Tech Fest 2025 sollën ide dhe tema frymëzuese rreth inovacionit, teknologjisë dhe zhvillimit personal.

Energjia e tyre pozitive dhe përvojat e ndara u bënë frymëzim për shumë të rinj që ëndërrojnë të jenë pjesë e botës së teknologjisë. 🚀

Faleminderit secilit prej tyre për kontributin dhe për atmosferën e jashtëzakonshme që krijuan në edicionin e parë të Tech Fest! 💙

Tech Fest Mitrovica u nderua me praninë e profesionistëve të fushës së teknologjisë, arsimit dhe inovacionit të cilët nd...
30/07/2025

Tech Fest Mitrovica u nderua me praninë e profesionistëve të fushës së teknologjisë, arsimit dhe inovacionit të cilët ndanë përvojat e tyre në rolin e folësve.
Kontributi juaj ndihmoi në ngritjen e një kulture dialogu, motivimi dhe zhvillimi profesional për të gjithë pjesëmarrësit.

Faleminderit kompanive dhe qendrave arsimore që formuan një super Job & Study Fair në Tech Fest! 💼🎓Një mundësi e jashtëz...
30/07/2025

Faleminderit kompanive dhe qendrave arsimore që formuan një super Job & Study Fair në Tech Fest! 💼🎓

Një mundësi e jashtëzakonshme për të gjithë studentët pjesëmarrës për të eksploruar rrugët e së ardhmes në karrierë dhe arsim.







mitrovica

Address

Mitrovica
40000

Telephone

+38349356477

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Tech Fest posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Tech Fest:

Share