Gold Group & Muratimi

Gold Group & Muratimi Të specializuar për çdo mur. Për kohën sa vepron ky ekip, kemi punuar e dorëzuar, objekte nga më të ndryshmet në rrethinën e Prishtinës dhe jo vetëm.

Nga viti 2013, kemi realizuar me mijëra m² mure, në më shumë se 40 objekte banesore, objekte biznesi dhe objekte të rëndësisë së veçantë. Gold Group shpk me profesionalizëm dhe përkushtim, ofron shërbime të projektimit, ndërtimit, mbikëqyrjes dhe këshillave profesionale të lëmisë sonë. Si pjesë e veçantë e kompanisë, tash e tri vite vepron edhe ekipi i specializuar në ekzekutimin e pozicionit të m

uratimit me të gjitha llojet e tullave e blloqeve, në të gjitha objektet e të gjitha natyrave, sipas kërkesës së tregut, e që mban emrin "Gold Group Muratimi". Kemi ekzekutuar mure me bllok argjile, bllok gaz-betoni, bllok betoni, bllok kalcium-silikat, dru, e materiale të tjera. Kemi kryer e dorëzuar punë në objekte prej villave te ndryshme, objekteve shumë-banesore e deri në objekte industriale e ato të rëndësisë së veçantë. Në vitin e fundit në divizionin e muratimit, funksionojmë me deri katër punishte të hapura, të cilat udhëhiqen nga njerëz kompetentë, të cilët e ndjekin projektin e ekzekutimit në përpikmëri dhe realizojnë ekzekutimin e pozicionit të muratimit sipas kërkesave të investitorit përkatës. Një pjesë të projekteve të punuara, si referencë mund t'i shihni edhe në këtë faqe të kompanisë.

Address

Pristina
10000

Telephone

+38349400420

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gold Group & Muratimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gold Group & Muratimi:

Shortcuts

Share