27/01/2025
Me pikëllim të thellë marrim lajmin për ndarjen tragjike nga jeta të Selman Rrustemit, një punëtor i përkushtuar dhe mik i dashur që prej 20 vitesh në kompaninë AB BAJRAMI. Humbja e tij është e madhe, jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë kolegët dhe miqtë që patën fatin ta njohin.
Selmani do të kujtohet gjithmonë për përkushtimin, sinqeritetin dhe dashamirësinë e tij. Kontributi i tij i vyer në punë dhe mirësia në shpirt do të mbeten gjithmonë të gjalla në zemrat tona.
Në këto momente të vështira, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes së Selmanit, miqve dhe të gjithë atyre që e deshën dhe e respektuan. Ngushëllime edhe për kolegët e tij në kompaninë tonë, të cilët ndiejnë dhimbjen e kësaj humbjeje të papritur.
Pusho në paqe, Selman. Kujtimi yt do të jetojë gjithmonë mes nesh!
Varrimi i të ndjerit bëhet ne ora 16:00.