OSHEE - Rajoni Gjirokastër

OSHEE - Rajoni Gjirokastër OSHEE - DREJTORIA RAJONALE GJIROKASTER
Ne sjellim jete ne shtepite tuaj !! Energjia elektrike duhet paguar si cdo produkt tjeter ne treg

Shoqeria CEZ Shperndarje sh.a eshte nje person juridik i se drejtes qe funksionon ne formen juridike shoqeri aksionare. Organizimi i Shoqerise eshte ne perputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9901, date 14.4.2008 "Per tregtaret dhe shoqerite tregtare". Shoqeria CEZ Shperndarje eshte krijuar dhe ka fituar personalitet juridik me Vendimin Nr.38587, date 19.06.2007 te Gjykates se Rrethit Gjyqesor T

irane. Gjithashtu eshte rregjistruar prane Qendres Kombetare te Rregjistrimit dhe eshte pajisur me certifikaten e Rregjistrimit te Personit te Tatueshem me NIPT-i K72410014 H. Me Vendim te Bordit te Komisionereve te Entit Rregullator te Energjise Elektrike, Shoqeria eshte licensuar per ushtrimin e aktivitetit te shperndarjes dhe furnizimit me pakice te energjise elektrike per konsumatoret tarifore. Ne baze te Marreveshjes per Sh*tjen e Aksioneve dt.11.03.2009, miratuar me Ligjin Nr.10116, date 23.04.2009 "Per miratimin e Kontrates se Sh*tjes se 76 per qind te aksioneve te Operatorit te Sistemit te Shperndarjes (OSSH) sh.a-se ndermjet Ministrise se Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes se Republikes se Shqiperise dhe CEZ A.S-se", 76 % e aksioneve te Shoqerise u privatizuan duke kaluar nen pronesine e Shoqerise ceke CEZ a.s nderkohe qe 24 % te aksioneve jane nen pronesine e Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjitikes. Shoqeria CEZ Shperndarje sh.a, ushtron dy aktivitete, ate te furnizimit me pakice dhe aktivitetin e shperndarjes te energjise elektrike, aktivitete keto per te cilat ka qene e licensuar nga Enti Rregullator i Energjise. Ne kete kuptim, Shoqeria dispononte Licensen per Furnizimin me Pakice te Energjise Elektrike dhe Licensen per Shperndarjen e Energjise Elektrike. Duke patur ne konsiderate se keto dy aktivitete, konsiderohen nga Ligji Nr. 9072, date 22.05.2003 "Per Sektorin e Energjise Elektrike" si aktivitete ne funksion te interesit publik, permbushja e kushteve te Licensave te siperpermendura mbikqyret nga Enti Rregullator i Energjise. Me Vendimin Nr.5 date 21.01.2013 "Mbi vendosjen ne Administrim te Perkohshem te Shoqerise CEZ Shperndarje sh.a" ERE vendosi kalimin e CEZ Shperndarje ne Administrim te Perkohshem dhe percaktoi nje Administrator te perzgjedhur konform kushteve te percaktuara ne Rregulloren e miratuar me Vendimin Nr. 1, date 10.01.2013 "Per miratimin e Rregullores "Mbi procedurat e emerimit te Administratorit dhe kompetencat e tij". Administratori i perkohshem ka si detyre kryesore operimin dhe mirembajtjen e aseteve te cilat jane ne funksion te aktivitetit te shperndarjes dhe furnizimit gjate periudhes se Administrimit te Perkohshem. Kompetencat e Administratorit te perkohshem dhe kufizimet e tyre, jane te percaktuara ne Rregulloren e miratuar me Vendimin Nr. 1, date 10.01.2013 "Per miratimin e Rregullores "Mbi procedurat e emerimit te Administratorit dhe kompetencat e tij". Referuar kesaj Rregullore, kompetencat e Administratorit te meparshem, Keshillit mbikqyres dhe Asamblese se Aksionereve te Shoqerise, qe kane te bejne ushtrimin e detyrimeve te licensave, jane te pezulluara dhe te gjitha keto kompetenca i kane kaluar Administratorit te Perkohshem te percaktuar me Vendim te Bordit te Komisionereve te ERE-s.

Address

Gjirokastër

Telephone

+355(0)84263475

Products

Shperndarja e energjise elektrike te abonente me pakice

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OSHEE - Rajoni Gjirokastër posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share

Category


Other Gjirokastër engineering companies

Show All