Kompania është e specializuar në fushën e instalimeve të impianteve fotovoltaike me cilësi dhe garanci të lartë. "Motorët elektrikë me fuqi të madhe kërkojnë shumë energji në momentin e startit për të filluar lëvizjen. Fillimisht këta motorrë lidhen me Yll ( ) dhe sapo arrijnë regjimin e tyre normal, lidhja trasformohet në Trekëndësh ( ), çdo element metalik duhet Tokëzuar ( ), që të jetë pothuajs
e zero me vlerën e tokës për të pasur sigurinë jetike." Të trasformosh një konfigurim nga "yll" në "trekëndësh" do të thotë që të gjesh vlera të njëjta rezistencave. Unifikimi i vlerave të resistencave, në të tre pikat e lidhjes së tyre, frymëzoi krijimin e EuroElektra që identifikohet nga tre faktorë të barasvlershëm:
PRODUKT – CILËSI – ÇMIM
• Produkt i përgjedhur nga tregu ndërkombëtar
• Cilësi e garantuar nga kompani të njohura ndërkombëtarë dhe shërbim profesional
• Çmim konkurues që justifikohet nga cilësia
EuroElektra nisi aktivitetin në vitin 2008 me impiantet e para elektrike për klientët që kërkonin cilësi dhe standarde europiane, produkte të cilësisë së lartë dhe markat më të mira në tregun ndërkombëtar. Kërkesa për produktet dhe shërbimin cilësor e nxiti themeluesin e kompanisë EuroElektra të sjellë në tregun shqiptar brandet më të mira të sektorit elektrik dhe të ofrojë cilësi të lartë me çmim konkurues. Një politikë e tillë, ndjekur që në zanafillën e saj, i siguroi EuroElektrës suksesin e garantuar dhe rritjen me hapa të sigurtë. Në vitin 2010 EuroElektra u regjistrua si shoqëri me përgjegjësi të kufizuar, një ndërmarrje e re, por shumë dinamike dhe me një projekt të qartë bazuar në modelin e sukseshëm italian të “RemaTarlazzi” pjesë e “Gruppo Comet”, e cila e ka ndjekur dhe shoqëruar gjatë gjithë kohës së rritjes. Falë këtij bashkëpunimi të ngushtë dhe besimplotë, EuroElektra është tashmë një ndër kompanitë që përfaqëson markat më të rëndësishme europiane në Shqipëri si: SIEMENS, VIMAR, SCHNEIDER ELECTRIC, APC, FRONIUS, SOLARWORLD, MONDINI CAVI, OBO BETTERMAN, FAAC, GENIUS, ELVOX, MOBOTIX, AVIGILON, FINDER etj. EuroElektra Sh.p.k
VAT: L01808013Q
Adress: Rruga Prush
1041 Vaqarr Tirana (ALB)
Web: www.euroelektra.al
Tel: +355 42 476 501
E-mail: [email protected]