25/04/2024
R586HPI - Moduli hidronik ndërlidhës i pompës së nxehtësisë optimizon funksionet e ngrohjes, ftohjes dhe prodhimit të ujit të ngrohtë (DHW). Në sajë të puferit inercial ai ndan sistemin ngrohje/ftohje si funksion në pompën e nxehtësisë.
Kjo zgjidhje e para-montuar, kompakte dhe pa impenjim, thjeshton instalimin duke reduktuar punimet e muraturës, kohën e montimit dhe mundësi gabimesh.
📍 R148HP - Valvula e mbrojtjes nga ngrirja.
E projektuar posaçërisht për sistemet e pompës së nxehtësisë monoblok.
Valvula lejon që lëngu të rrjedhë kur temperatura e tij arrin 1°C. Falë këtij komponenti, glikoli nuk është i nevojshëm.
📍 R146C - Filtri magnetik i rregullueshëm. thjeshton mirëmbajtjen dhe ndihmon në rritjen e efikasitetit. E bërë në bronz për të siguruar rezistencë superiore ndaj temperaturave dhe presioneve të larta, ky produkt shfrytëzon një veprim të trefishtë filtrues për të hequr në mënyrë efektive papastërtitë.
📍 R279B - Valvula e zonës 3-rrugë, siguron optimizimin e energjisë dhe lejon kalimin në dy mënyra të funksionimit: prodhimi i ujit të ngrohtë dhe ngrohje/ftohje. Produkti është i pajisur me një aktivizues te shpejtë, hapje/mbyllje në më pak se 8 sekonda.
📍 R150M - Grupi i rimbushjes automatik, rregullon presionin e sistemit në vlerën e paracaktuar, duke plotësuar automatikisht ujin që mungon. Fisheku dhe filtri i lëvizshëm thjeshtojnë pastrimin dhe mirëmbajtjen.
🔗https://www.giacomini.com/products
🎬https://youtu.be/9NKAu34raPQ?si=Mh1tq4kbvXSnPt8R