22/07/2026
Automation Industries Albania (AIA) ka nisur një bashkëpunim strategjik me Jaten Robotics, një nga prodhuesit kryesorë botërorë të sistemeve AGV (Automated Guided Vehicles) dhe AMR (Autonomous Mobile Robots), me mbi 20 vite eksperiencë në fushën e logjistikës inteligjente dhe automatizimit të prodhimit. Jaten renditet sot ndër furnitorët e preferuar nga mbi 60 kompani të listës Fortune 500, me zbatime në industrinë automobilistike, elektronikë, bateri litium dhe logjistikë.
Përmes këtij partneriteti, AIA sjell në tregun shqiptar teknologjinë e avancuar të Jaten për transport të automatizuar materialesh brenda linjave prodhuese dhe magazinave, duke përfshirë robot transportues (tugger AGV), forklift të automatizuar, sisteme "miqesor me njeriun" dhe zgjidhje me navigim me lazer, inerciale dhe magnetik.
Ky bashkëpunim i mundëson AIA-s të ofrojë për klientët e saj në Shqipëri (industri prodhuese, magazina, qendra logjistike) zgjidhje "turnkey" për automatizimin e transportit të brendshëm të materialeve, duke rritur efiçencën, saktësinë dhe sigurinë operacionale, në linjë me standardet ndërkombëtare të Industrisë 4.0.
AIA do të shërbejë si partner lokal integrimi, duke ofruar shërbime konsulence, instalimi, integrimi me sisteme SCADA/PLC ekzistuese, mirëmbajtje dhe mbështetje teknike për klientët që zgjedhin zgjidhjet AGV/AMR të Jaten.