17/08/2025
Besoji Proçesit!
Nje person qëkur lind është i destinuar në diçka. Është i destinur në atë, në të cilën do ta zbulojë pasi të njoh çdo skutë të tij , dhe të kalojë çdo fazë që i paraqitet përpara. Do përjetosh çdo emocion,dhe do ti përjetosh përsëri e përsëri , ajo që të përcakton është mënyra si ti reagon për së dyti e për së treti ndaj të njëjtit emocion , qoftë pozitiv apo negativ. Ajo që duhet të kesh parasysh është “Përmirësimi”.
Kam pas një jetë më shumë të vështirë sesa të lumtur, dhe ndonjëherë kam pas menduar sikur kisha një mallkim që të mos bëja një jetë të mirë , e nga i cili s shpëtoja dot. Por më pas e kuptova , e kuptova që ishin pjesë të proçesit. Sa më shumë gjëra të ndodhin në jetë, sido ato qofshin do të të bëjnë të kuptosh më shumë, “Gjuhën e botës”, çdo gjë që ndodh ,ndodh për një arsye, “përfundimin” i cili duhet t jesh vigjilent/e për ta kuptuar dhe kërkuar .
Në jetë do lumturohesh nga gjëra të vogla dhe të mëdha , do lëndohesh nga gjëra të vogla dhe të mëdha, do humbasësh njerëz që i ke në zemrën tënde por nga ata të mbeten kujtimet , ato që do të bëjnë ti kesh në përjetësi ; disa të tjerë thjesht do largohen nga jeta jote e do ekzostojnë atje diku fizikisht si figura; disa njerëz do ti largosh ti , dhe duhet ta bësh kur e sheh që pesha në vend që të bjerë, vazhdon e rritet; disa do rikthehen në jetën tënde , jep në mundësi të dyta por më beso nuk duhet të ekzistojë një e tretë, jeta është shumë e shkurtër për të harxhuar kohë. Disa njerëz të tjerë që i do fortë, i ke larg kujtoi sa më shpesh të jetë e mundur koha vetëm ikën , një telefonatë mund të bëjë “një zog të këndojë”; do kesh njerëz në ambiente të ndryshme normalisht , trajtoji njësoj sikurse do doje të të trajtonin pavarësisht gjithçkaje, në kuptofshin apo jo ,e vërteta dhe e mira gjithmon do dalin në pah, kudo qëndroji vetes besnik/e ; besoji intuitës dhe ki dëshirën për paqe dhe çdo gjë do shkojë shumë mirë;
disa njerëz që i ke pranë i do dhe të duan, kaq pak sa të jenë, për ta do jesh 100% i/e vërtetë, e drejtpërdrejtë në çdo aspekt (me të tjerët mudn ti kursesh , i kursen vetes energji), me njerëz të rëndësishëm të jetës tënde, do dhurosh dashuri dhe do marrësh.
Në jetë do kalosh shumë gjëra, do thyhesh -do ngrihesh , do biesh - do ringrihesh, do qash-do qeshësh, do gabosh -do mësosh, do falësh- do kërkosh të falesh, do zemërohesh- do lumturohesh , do ndihesh e braktisur - do kuptosh që njerëzit janë në proçeset e tyre gjithashtu; do ndihesh e lodhur ,e humbur , do ndihesh e përbuzur,
e bullizuar, e padëshiruar ; do ndihesh e rëndësishme , e lavdëruar , e përkrahur dhe e papërkrahur , ÇDO GJË është pjesë e PROÇESIT dhe për çdo gjë duhet të jesh MIRËNJOHËSE , mirënjohëse për njerëzit që ke, kujtimet; mirënjohëse që gabon-sepse mëson, që lëndohesh -sepse forcohesh… Duhet të jesh mirënjohëse për emrin që ke , nga vjen dhe çfarë gjuhe flet; kur kupton rrënjët , mëson si të jetosh…
Duhet të jesh mirënjohëse për çdo fazë të jetës - pasi prej çdo faze do mësosh të kuptosh veten, të përmirësosh veten, të duash më shumë veten e të mos e braktisësh kurrrë atë , do mësosh të duash edhe më shumë të tjerët, të respektosh e të mos gjykosh (edhe pa dashje) ,do mësosh të mirat nëse do që ti mësosh, do mësosh të ruash energjinë tënde nga negativiteti, do mësosh të tolerosh edhe ku s tolerohet , do mësosh të justifikosh dhe kur urrehesh, do mësosh gjuhën e jetës dhe gjuhën e shpirtit tënd, dhe aty mendoj fillon jeta e vërtet sepse aty ke arritur të kuptosh shumë gjëra , mbi të gjitha ke kuptuar atë për të cilën je destinuar, dhe do vraposh kundrejt detyrës, atë që të kërkon natyra dhe atë për të cilën je krijuar dhe kështu do mbjellësh e korrësh lumturi.