Stojku Shërbime Ndërtimi

Stojku  Shërbime Ndërtimi Kompania e ndërtimit "STOJKU SH. N." ka mbi 15 vite eksperiencë. Ne e ushtrojmë aktivitetin tonë në fushën e ndërtimit civil dhe atij industrial.

Veprimtaria jonë shtrihet dhe në sektorin e sh*tblerjeve të pasurive të patundshme në rajon. Përse duhet të na zgjidhni ne?

•Ndërtim

“STOJKU SH. N.” është një kompani që operon në fushën e ndërtimit në Shqipëri dhe jo vetëm, si nënkontraktor për punimet e strukturave betonarme(karpentieri, hedhje betoni) në ndërtimin e godinave civile të banimit dhe godinave industriale, kryesisht e përqendruar

në Tiranë.

4 arsye PSE?

1.Marrim përsipër të kryejmë punimet në objektin tuaj me materialet tona.
2.Garantojmë bazë materiale të mjaftueshme dhe fuqi punëtore të specializuar me eksperiencë mbi 15 vjeçare.
3.Garantojmë cilësinë dhe kryerjen e punimeve sipas afateve të përcaktuara nga ju.
4.Kosto e ulët, bashkëpunim dhe transparencë.

•Menaxhim prone

Prej vitesh operojmë në sektorin e pasurive të patundshme në rajonin e Ballkanit perëndimor. Sh*tje, blerje apo qira; apartamente, ambiente biznesi, shtëpi, vila, pallate, toka etj. Ne i japim rëndësi çdo prone, e përmirësojmë atë dhe e ofrojmë me çmimet më konkurruese në treg për klientët tanë. Qindra familje jetojnë në godinat e ndërtuara nga ne, qindra biznese veprojnë në godinat e ndërtuara nga ne. Reputacioni ynë mbështetet mbi vlerësimet e tyre!

•Këshillime

Nëpërmjet artikujve të përgatitura nga stafi ynë, ne ofrojmë këshillime sa i përket sektorit të ndërtimtarisë, pasurive të patundshme, ekonomisë, çështjeve ligjore, zhvillimeve nga bota etj. Stojku Shërbime Ndërtimi

Stojku  Shërbime Ndërtimi🏗 ju uron shëndet, mbarësi dhe sukses!Gëzuar Vitin e Ri 2023!🎇
31/12/2022

Stojku Shërbime Ndërtimi🏗 ju uron shëndet, mbarësi dhe sukses!

Gëzuar Vitin e Ri 2023!🎇

110 vjet shtet!🇦🇱
28/11/2022

110 vjet shtet!🇦🇱

ARTIKULLTrashëgimia arkitektonike, "Sahati i Tiranës"🏛Kush e ndërtoi?👷🏻‍♂️Kulla e Sahatit të Tiranës filloi të ndërtohej...
14/09/2022

ARTIKULL
Trashëgimia arkitektonike, "Sahati i Tiranës"🏛

Kush e ndërtoi?👷🏻‍♂️
Kulla e Sahatit të Tiranës filloi të ndërtohej nga Haxhi Et’hem Beu në vitin 1822 dhe përfundoi me kontributin e familjeve të pasura të Tiranës.

Arkitektura✏
Fillimisht, lartësia e kullës ka qenë 30 m dhe sahati përbëhej nga mekanizmi i kurdisjes dhe një kambanë tunxhi, numri i të rënave të së cilës tregonin orën sepse fushë dhe akrepa nuk kishte.
Në vitin 1928, Kulla ndryshoi formë dhe mori pamjen që ka sot. Ajo u lartësua 5 metra më shumë duke arritur në 35 m, u bë ballkoni, u montuan 4 fusha orësh me akrepa dhe u vendos një çati e tipit venecian. Në kuadrin e modernizimit të Tiranës shteti shqiptar bleu në Gjermani një orë të kohës.
Duke qenë se kulla ka shoqëruar zhvillimin e qytetit kjo u reflektua dhe në pamjen e saj ku gjysma e parë është e stilit osman, gjithë pjesa e gdhendur me gurë, kurse nga ballkoni e sipër është e stilit perëndimor.

Fakte interesante😮
A e dinit se në vitet ’30, Kulla u ndriçua për herë të parë natën? Po faktin që deri në vitin 1970 ka qenë ndërtesa më e lartë e kryeqytetit?
Kulla e Sahatit është simbol i emblemës së Bashkisë së Tiranës.

HISTORI SUKSESIInvestimi në pasuri të patundshme. Në vitin 2009 një emigrant zgjodhi të investonte në Shqipëri duke bler...
15/08/2022

HISTORI SUKSESI
Investimi në pasuri të patundshme.

Në vitin 2009 një emigrant zgjodhi të investonte në Shqipëri duke blerë një apartament në Tiranë. Me disa kursime nga puna në emigracion dhe mbështetje financiare nga prindërit në Shqipëri ai arriti të mblidhte një shumë të konsiderueshme parash.
Në vitin 2009 kompania jonë nisi një tjetër projekt rezidencial.
Këtu rrugët tona u takuan. Pas diskutimeve mbi projektin, rishikimit të planimetrive dhe zonës përreth, individi zgjodhi të bëhet klienti ynë duke blerë një apartament 1+1 ndërkohë që pallati ishte akoma në fazë ndërtimi.
Klienti e gjeti pronën me një çmim shumë herë më të lirë nga pronat përreth, jo vetëm sepse ishte në fazë ndërtimi por dhe për shkak të lehtësirave që kompania i ofroi në afatet e pagesave.
Çelësat u dorëzuan vetëm pas 6 muajsh dhe vlera e pronës ndërkohë ishte rritur me 3%.
Klienti u rikthye në emigrim dhe e lëshoi apartamentin me qira, duke siguruar të ardhura dhe rrjedhimisht mbledhur kursime. Pas 8 vitesh(2017) vlera e pronës ishte rritur me 45%-50%.
Klienti zgjodhi të shesë pronën dhe të blejë një apartament më të madh për familjen e tij. Ai jo vetëm ruajti investimin, por dhe e zmadhoi atë ndjeshëm.

Kjo është një nga shumë rrugëtimet e suksesit të klientëve tanë, histori të cilat na bëjnë krenarë dhe na motivojnë të përmirësojmë shërbimin tonë.
Investimi në pasuri të patundshme nuk zhgënjen, por ky investim duhet organizuar duke përzgjedhur operatorët e duhur, studiuar tregun dhe duke bërë lëvizjen e duhur.

Po kërkoni partnerin e duhur për zbatimin e projektit tuaj?𝗭𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 Stojku  Shërbime Ndërtimi Garantojmë: •fuqi të mjaftue...
20/07/2022

Po kërkoni partnerin e duhur për zbatimin e projektit tuaj?

𝗭𝗴𝗷𝗶𝗱𝗵 Stojku Shërbime Ndërtimi

Garantojmë:
•fuqi të mjaftueshme punëtore
•sasi e madhe panele karpenterie ndërtimi
•ekip me eksperiencë
•çmime dhe cilësi konkurruese
•përpikmëri në ndjekjen e afatit të punimeve të përcaktuara nga investitori.

𝗡𝗮 𝗸𝗼𝗻𝘁𝗮𝗸𝘁𝗼𝗻𝗶:
𝗖𝗲𝗹/𝗪𝗵𝗮𝘁𝘀𝗔𝗽𝗽: 𝟬𝟲𝟴 𝟮𝟬𝟱 𝟮𝟭𝟱𝟬
𝗘𝗺𝗮𝗶𝗹: 𝘀𝘁𝗼𝗷𝗸𝘂.𝘀𝗵𝗻@𝗴𝗺𝗮𝗶𝗹.𝗰𝗼𝗺

NJOFTIM Të nderuar lexues,Si pasojë e temperaturave të larta ekipi ynë ka vendosur të ndryshojë orarin zyrtar të punës p...
30/06/2022

NJOFTIM

Të nderuar lexues,
Si pasojë e temperaturave të larta ekipi ynë ka vendosur të ndryshojë orarin zyrtar të punës për punonjësit tanë në terren. Orari i ri fillon nga ora 16:00 deri më 20:00 për muajin Korrik&Gusht. Jemi në dijeni se ky ndryshim do ta vështirësojë punën për bashkëpunëtorët, por shëndeti i punonjësve tanë mbetet përparësi për kompaninë. Pavarësisht orarit të shkurtuar stafi ynë garanton dorëzimin e punimeve në kohë për klientët tanë.
Faleminderit për mbështetjen dhe partneritetin tuaj të vazhdueshëm!

Puno me mjeshtrat!
10/06/2022

Puno me mjeshtrat!

Plot 2000 pëlqime në rrjetin social Facebook. Faleminderit!
05/05/2022

Plot 2000 pëlqime në rrjetin social Facebook. Faleminderit!

Sot është dita botërore për siguri dhe shëndet në punë.Për ekipin e Stojku  Shërbime Ndërtimi  çdo ditë është 28 prill, ...
28/04/2022

Sot është dita botërore për siguri dhe shëndet në punë.

Për ekipin e Stojku Shërbime Ndërtimi çdo ditë është 28 prill, çdo ditë kemi parim shëndetin e punonjësve tanë. Ne përpiqemi të krijojmë një ambjent sa më të sigurtë pune për ta dhe e përmirësojmë atë çdo ditë.

Zbatoni rregullat e sigurimit teknik dhe punoni me kujdes, dikush ju pret në shtëpi!

Një ditë e nisur me punë është një ditë e mirë!
15/04/2022

Një ditë e nisur me punë është një ditë e mirë!

ARTIKULLTrashëgimia arkitektonike, "Biblioteka e Kosovës" E ndërtuar në vitin 1974 dhe e projektuar nga arkitekti kroat ...
02/04/2022

ARTIKULL
Trashëgimia arkitektonike, "Biblioteka e Kosovës"

E ndërtuar në vitin 1974 dhe e projektuar nga arkitekti kroat Andrija Mutnjakovic, biblioteka si tërësi arkitekturore paraqet një kombinim të kubeve dhe kupolave dhe i takon tipit të arkitekturës të “regjionalizmit të ri”.
Ndërtesa është katërkatëshe me sipërfaqe prej 16.500 m², prej të cilave 13.500 m² sipërfaqe të shfrytëzueshme.
Në pikëpamjen kompozicionale biblioteka veçohet si tërësi kubesh të mbështjella me membranë skeletore çeliku, e cila në kombinim me ndriçimin zenitor të realizuar përmes kupolave, krijon një sistem ndriçimi që siguron ndriçim të bollshëm dhe mbrojtje nga izolimi i tepruar. Gjithsej janë 99 kupola të ndara me segmente që i përngjajnë trurit dhe simbolikisht paraqesin dijen.
Organizimi funksional është bërë në bazë të përvojave të bibliotekave bashkëkohore. Biblioteka ka salla të leximit, sallën e periodikut, sallat e fondeve të veçanta, hapësirat për laboratorët e konservimit të librit, foto-laboratorin, libër-lidhëtoren, depot dhe hapësirat administrative. Biblioteka ka dy amfiteatro, një me 150 + 40 ulëse dhe një me 75 ulëse.

Gëzuar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!
07/03/2022

Gëzuar 8 marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas!

Address

Tirana

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Stojku Shërbime Ndërtimi posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Stojku Shërbime Ndërtimi:

Share