Albgaz Sh.a

Albgaz Sh.a Operatori i Sistemit të Transmetimit dhe Shpërndarjes së Gazit Natyror në Republikën e Shqipër

03/05/2026
28/04/2026
Albgaz Sha ju uron Gëzuar Ditën e Verës! 🌸
14/03/2026

Albgaz Sha ju uron Gëzuar Ditën e Verës! 🌸

Në aktivitetin e zhvilluar në Baku për forcimin e partneritetit strategjik  në fushën e energjisë, paralelisht me këto z...
13/03/2026

Në aktivitetin e zhvilluar në Baku për forcimin e partneritetit strategjik në fushën e energjisë, paralelisht me këto zhvillime institucionale dhe teknike, është zhvilluar edhe një takim ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë së Malit të Zi dhe Zv ./Ministrit të Energjitikës dhe Infrastrukturës Z. Erlind Sulo, Administratores së Albgaz Sh.a Znj. Amarda Kapaj dhe Ambasadorit të Shqipërisë në Azerbajxhan Z. Besart Kadia, i cili kishte në fokus avancimin e bashkëpunimit dypalësh në kuadër të projektit IAP (IONIAN-ADRIATIC PIPELINE). Gjatë këtij takimi u diskutuan hapat e mëtejshëm për përshpejtimin e proceseve që lidhen me zhvillimin e projektit dhe rëndësinë strategjike që ky projekt ka për integrimin energjetik të rajonit.
Takimi shërbeu gjithashtu për të vlerësuar ndikimet që projekti pritet të ketë në të ardhmen, si në aspektin e sigurisë energjitike ashtu edhe në krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e tregut të gazit dhe bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve pjesëmarrëse.

Në Qendrën e Konventave të Bakusë u zhvillua Takimi i 12-të Ministror i Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gaz...
11/03/2026

Në Qendrën e Konventave të Bakusë u zhvillua Takimi i 12-të Ministror i Këshillit Konsultativ të Korridorit Jugor të Gazit dhe Takimi i 4-t Ministror i Këshillit Konsultativ për Energjinë e Gjelbër.
Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues nga 27 qeveri partnere dhe rreth 60 institucione dhe kompani ndërkombëtare, në një forum të nivelit të lartë institucional, me praninë e Presidentit të Republikës së Azerbajxhanit, Z. Ilham Aliyev.
🇦🇱 Shqipëria u përfaqësua nga Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, z. Erlind Sulo si dhe administratorja e Albgaz Sh.a z. Amarda Kapaj.

Takimi theksoi angazhimin e përbashkët të Bashkimit Evropian dhe Republikës së Azerbajxhanit për forcimin e partneritetit strategjik në sektorin e energjisë. Diskutimet u fokusuan në sigurimin e furnizimit të qëndrueshëm dhe të sigurt me gaz natyror, zhvillimin e energjisë së rinovueshme, rritjen e efikasitetit energjetik, prodhimin e hidrogjenit, uljen e emetimeve të metanit dhe mbrojtjen e mjedisit.

Pas 28 vitesh përkushtim dhe përgjegjësi në sektorin e gazit, Z. Mero Veliu përmbyll rrugëtimin e tij profesional si kon...
28/01/2026

Pas 28 vitesh përkushtim dhe përgjegjësi në sektorin e gazit, Z. Mero Veliu përmbyll rrugëtimin e tij profesional si kontrollor në linjën e transportit të gazit Delvinë–Ballsh. Një kontribut i çmuar, i ndërtuar mbi korrektësi, përvojë dhe përkushtim të palëkundur. Faleminderit për gjithçka dhe pension të mbarë, me shëndet e qetësi në këtë kapitull të ri të jetës.

Albgaz ju uron Gëzuar Krishtlindjen!
25/12/2025

Albgaz ju uron Gëzuar Krishtlindjen!

Sot, përfaqësues të Albgaz sh.a, të kryesuar nga Administratorja Znj. Amarda Kapaj, zhvilluan një takim pune në ambiente...
22/10/2025

Sot, përfaqësues të Albgaz sh.a, të kryesuar nga Administratorja Znj. Amarda Kapaj, zhvilluan një takim pune në ambientet e (ERE) me përfaqësuesit e këtij institucioni dhe të Shoqërisë SOCAR.

Gjatë takimit u diskutua mbi ecurinë e projektit NUR Korça, si dhe mbi aspektet rregullatore, të licencimit dhe ato tarifore, në funksion të avancimit të procesit të gazifikimit të qytetit të Korçës.

Ky bashkëpunim institucional është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të infrastrukturës së gazit natyror në vend dhe garantimit të një tregu energjie të qëndrueshëm e të integruar.

Address

Rruga Ndreko Rino
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:30
Tuesday 08:00 - 16:30
Wednesday 08:00 - 16:30
Thursday 08:00 - 16:30
Friday 08:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Albgaz Sh.a posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Albgaz Sh.a:

Share