SELMANI shpk

SELMANI shpk SELMANI shpk ofron Zinkim në të nxehtë dhe konstruksione metalike civile dhe industriale.

Konstruksione ne Bulevardin e Ri te Tiranes.
08/08/2017

Konstruksione ne Bulevardin e Ri te Tiranes.

Rrethim i Zinkuar.Porta te Zinkuara.Prodhuar dhe Zinkuar tek Selmani shpk per Porsche Albania.
22/06/2017

Rrethim i Zinkuar.
Porta te Zinkuara.
Prodhuar dhe Zinkuar tek Selmani shpk per Porsche Albania.

Rrethim, Porte dhe Mbulese per Makina. Prodhuar dhe Zinkuar tek Selmani shpk.
20/06/2017

Rrethim, Porte dhe Mbulese per Makina.
Prodhuar dhe Zinkuar tek Selmani shpk.

Platforma te Zinkuara per Depo Uji. Prodhuar dhe zinkuar nga Selmani shpk.
06/06/2017

Platforma te Zinkuara per Depo Uji.
Prodhuar dhe zinkuar nga Selmani shpk.

Porte e Zinkuar. Prodhuar dhe zinkuar nga Selmani shpk per Mercedes Benz Albania.
02/06/2017

Porte e Zinkuar.
Prodhuar dhe zinkuar nga Selmani shpk per Mercedes Benz Albania.

PROCESI I ZINKIMIT:1 - HEQJA E VAJRAVE2 - SHPËLARJA ME UJË3 - ZHVESHJA NGA OKSIDET PËRMES TRAJTIMIT NË TRETESIRË AC...
02/08/2016

PROCESI I ZINKIMIT:

1 - HEQJA E VAJRAVE
2 - SHPËLARJA ME UJË
3 - ZHVESHJA NGA OKSIDET PËRMES TRAJTIMIT NË TRETESIRË ACIDE
4 - SHPËLARJA
5 - FLUKSIMI OSE TRAJTIMI ME KRIPËRA
6 - THARJA DHE PARANGROHJA
7 - ZINKIMI NË TË NXEHTË
8 - FTOHJA DHE INSPEKTIMI

SELMANI sh.p.k. është kompania e vetme në tregun Shqiptar që ofron Zinkim në të Nxehtë (HDG). Kompania është ç...
28/06/2016

SELMANI sh.p.k. është kompania e vetme në tregun Shqiptar që ofron Zinkim në të Nxehtë (HDG). Kompania është çertifikuar sipas ISO 9001:2008 për sistemin e menaxhimit të cilesisë.

Ndryshku ne Industrine e NdertimitÇeliku është një material i shkëlqyer për ndërtim, ai ka cilësi shumë të mira është ef...
10/06/2016

Ndryshku ne Industrine e Ndertimit

Çeliku është një material i shkëlqyer për ndërtim, ai ka cilësi shumë të mira është efiçent në peshë, kosto dhe ekologjik. 70% e prodhimit botëror dhe 94% e çelikut strukturor të ndërtimit vjen nga riciklimi i tij.

Megjithëse material i përkryer ai ka një problem të madh. Çdo strukturë metalike e ekspozuar ndaj faktorëve atmosferikë fillon të ndryshket që në muajt e parë të jetës së tij të shërbimit. Ndryshku me kalimin e kohës e konsumon çelikun duke i dëmtuar fortësinë strukturore dhe pamjen estetike.
Ai ka gjithashtu ka implikime të drejtëpërdrejta në cilësinë e ndërtimit dhe kostot e tij. Çdo vit në botë 3% e GDP-së botërore shkon për mirëmbajtje ose për shpenzime të lidhura me ndryshkun. E përkthyer në vlerë monetare, ajo llogaritet 2.2 trilion $.

Sot në botë përdoren një sërë metodash për të mbrojtur çelikun nga ndryshku si bojërat anti-ndryshk, bojërat plastike, të polverizuara ose zinkimi në të nxehtë.

Zinkimi në të nxehtë është metoda më e përdorur në botën perëndimore dhe më rezultativja. Ajo e mbron çelikun nga ndryshku për mesatarsht 75 vjet pa pasur nevojë për mirëmbajtje. Shumë prej veprave publike ku përfshihen konstruksione metalike e kanë zinkimin të detyrueshëm. Kjo është edhe arsyeja pse shtyllat e tensionit të lartë, apo të sinjalistikave rrugore i shohim pa shenja ndryshku edhe pas shumë vjetësh.

Me një investim fillestar pak më të lartë zinkimi në të nxehtë garanton kursim të konsiderueshëm afatgjatë, si në kosto monetare direkte, ashtu edhe në kosto indirekte si mungesë fitimi si rrjedhojë e proçedurave të mirëmbajtjes, evitim të aksidenteve si pasojë e dobësimit strukturor etj.

Fabrika e Zinkimit Selmani prej 15 vjetesh ofron zinkimin e strukturave tuaja metalike duke i mbrojtur ato nga ndryshku per mbi 75 vjet. Selmani shpk gjithas...

Elemente per antena GSM te prodhuara nga Selmani shpk
07/06/2016

Elemente per antena GSM te prodhuara nga Selmani shpk

Tekst Mesimor: Sistemet dupleks te mbrojtjes kundër korrozionitSistemi dupleks është kombinimi i metodave të ndryshme nd...
27/05/2016

Tekst Mesimor: Sistemet dupleks te mbrojtjes kundër korrozionit

Sistemi dupleks është kombinimi i metodave të ndryshme ndaj korrozionit. Në rastin ideal këto metoda duhet të jenë komplementare ndaj njëra-tjetrës.

Rastet kur përdoret:
Sistemet dupleks të cilët konsistojnë në një veshje organike mbi shtresën e zinkimit në të nxehtë përdoren në shumë raste kur mbrojtja ndaj korrozionit është e rëndësisë së veçantë. Ato përdoren në industrinë e ndërtimit, arredimit urban, energjitike dhe kimike. Avantazhet e sistemeve dupleks janë:

- Mbrojtja afat-gjatë : Jetëgjatësia mbrojtjes anti-korrozion e sistemeve dupleks është shumë më e gjatë se shuma e jetëgjatësisë së metodave individuale që përbëjnë sistemin. Dy metodat kanë një efekt sinergjik, pra metodat e ndryshme kombinojnë në dobi të njera-tjetrës për një jetëgjatësi më të lartë. Formula e llogaritjes është si më poshtë.
Lt=k(Lzn + Lp) ku Lt = jetëgjatësia totale, Lzn=jetëgjatësia individuale e zinkimit në të nxehtë, Lp= jetëgjatësia e bojatisjes dhe k = një konstante që ka të bëjë me llojin e sistemit dupleks.
Konstantja k varion nga 1.2 -2.5 në varësi të sistemit dupleks

- Pamja estetike: Veshja e zinkuar ka një ngjyrë tipike gri të metalizuar. Nëpërmjet sistemeve dupleks bëhet i mundur përdorimi i ngjyrave që dëshirojmë.

- Sinjifikancë vizuale apo kamuflazh: Në shumë raste ngjyra përdorimi i ngjyrave në strukturat metalike bëhet i detyrueshëm për arsye funksionale identifikimi si në rastin e impianteve kimike ku ngjyrat e tubave identifiojnë funksionalitetin e tyre. Gjithashtu ato mund të përdoren për të minimiazuar dukshmërinë e strukturave si në rastin e kamuflimit ushtarak.

Metoda e mbrojtjes

Mënyra në të cilën sistemi dupleks funksionon, ka të bëjë me mbrojtjen komplementare e dy metodave që e përbëjnë atë. Në rastin e lyerjes me bojë organike mbi shtresën e zinkimit në të nxehtë, zinkimi mbrohet nga faktorët e jashtë prej bojës organike. Ai qendron poshtë kësaj shtrese në gjendjen e saj fillestare. Nga ana tjetërÇdo rast dëmtimi të shtresës së bojës organike, nuk do të përbëjë asnjë problem për çelikun pasi ai mbrohet edhe prej shtresës së zinkimit.

Edhe në rastin e dëmtimit të dy shtresave, dëmi do të mbetet i vogël prej mbrojtjes katodike të zinkut dhe ndryshku nuk do të vazhdojë të zhvillohet poshtë shtresës së bojës.
Kur boja aplikohet pa shtresën e zinkut, uji do të depërtojë prej krisjeve të vogla të sipërfaqes së saj dhe ndryshku do të krijohet nga poshtë. Ndryshku i poshtëm do të bëjë që boja të petëzohet dhe bie.
Ne rastin e sistemit dupleks, ne vendet ku shtresa e bojës krijon çarje, krijohet oksidi i zinkut i cili shërben si një izolues për të mos lejuar degradimin e mëtejshëm dhe i shton jetën shtresës së bojës.
Gjithashtu në sistemin dupleks, edhe sipërfaqet në të cilat boja nuk arrin të mbulojë, mbulohen nga shtresa e zinkut.

Address

Rr. "Konferenca E Pezes", Misto Mame
Tirana
1027

Opening Hours

Monday 07:30 - 16:00
Tuesday 07:30 - 16:00
Wednesday 07:30 - 16:00
Thursday 07:30 - 16:00
Friday 07:30 - 16:00
Saturday 07:30 - 16:00

Telephone

+355682013326

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SELMANI shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to SELMANI shpk:

Share