OSHEE GROUP

Directions Website

OSHEE GROUP Call Center 042274141
Dispeçeria OSSH Tiranë
044505269; 044505270 Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A. c. b. Ilir BEJTJA, Kryetar
• Znj.

(OSHEE) është person juridik që funksionon si shoqëri aksionare, organizimi i së cilës bëhet në përputhje me parashikimet e Ligjit Nr. 9901, date 14.4.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” ( i ndryshuar). OSHEE Sh.A është regjistruar si person juridik, në Regjistrin Tregtar të mbajtur nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit me Numër Unik të Identifikimit (NIPT) K72410014H, në bazë të Vendimit nr. 38587, datë 19.06.2007, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Në 23 Qershor 2014 ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe shoqërisë CEZ a.s, është nënshkruar Marrëveshja e Mirëkuptimit. Kjo Marrëveshje është miratuar edhe me Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 428, datë 02.07.2014. Marrëveshja e lartpërmendur është miratuar me ligjin nr. 114/2014. Me Urdhrin Nr.454, datë 22.10.2014, të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, aksionet e Shoqërisë OSHEE sha, janë 100% në pronësi të Shtetit shqiptar. Aksioneri i Shoqërisë “OSHEE” për periudhën nga 23.10.2014 deri në 05.05.2016 ka qenë Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes (MZHETS). Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 317, datë 27.04.2016 (datë 05.05.2016), Autoriteti publik, që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërisë “OSHEE” është Ministria e Energjisë dhe Industrisë. Me Vendim Nr. 96 dhe 97 date 27.10.2014 te Bordit te Komisionereve te Entit Rregullator te Energjise Elektrike, Shoqeria eshte licensuar per ushtrimin e aktivitetit te shperndarjes dhe furnizimit me pakice te energjise elektrike per konsumatoret tarifore. Objekti kryesor i aktivitetit të Shoqërisë është të ofrojë energji elektrike nëpërmjet rrjetit të shpërndarjes për fushat e mëposhtme:
a. Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe të drejtpërdrejta të lidhura me blerjen dhe sh*tjen e energjisë elektrike, për furnizimin e klientëve tariforë të lidhur me rrjetin e saj të shpërndarjes, me tarifa të rregulluara në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licensën e akorduar;
b. Kryerja e veprimtarive të nevojshme dhe drejtpërdrejt të lidhura me funksionimin e rrjetit të shpërndarjes, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe licensën e akorduar, duke përfshirë, por pa u kufizuar në:
– ndërtimin, funksionimin dhe pronësinë e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve;
– lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike; dhe
– instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike. Zhvillimi i rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike në përputhje me perspektivat e zhvillimit ekonomik dhe bazuar në ndryshimet rajonale apo territoriale të kërkesës;
d. Shërbime të tjera për klientët, që janë të nevojshme për të përmbushur detyrimet ndaj tyre në përputhje me legjislacionin në fuqi. Gjithashtu, në përputhje me legjislacionin shqiptar dhe licensat e Shoqërisë të lëshuara nga autoritetet kompetente, Shoqëria mund të kryejë çdo veprimtari që lidhet drejtpërdrejt ose tërthorazi, apo që ndërvaret ose lidhet me aktivitetet e renditura më sipër. Vendimmarrja dhe administrimi i Shoqërisë është strukturuar sipas sistemit me dy nivele, në përputhje me Pjesën V, Titulli IV, Kapitulli III i Ligjit për Shoqëritë Tregtare. Organet drejtuese të Shoqërisë janë:

a. Asambleja e Përgjithshme;
Asambleja e Përgjithshme është organi më i lartë vendimmarrës i Shoqërisë. Këshilli Mbikëqyrës

Në mbështetje të ligjit Nr. 9901, datë 14.04.2008 “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare” dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 317, date 27.04.2016 “Për përcaktimin e autoritetit publik që përfaqëson shtetin si pronar të aksioneve të shoqërive të sektorit të energjisë elektrike”, me Urdhrin Nr. 209, datë 30.06.2016, Ministri i Energjisë dhe Industrisë, në cilësinë e Aksionarit të Shoqërisë “OSHEE” Sh.A, ka emëruar si anëtare të Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë:

• Z. Matilda KËRÇAKU, Anëtare
• Znj. Sindi Dushku, Anëtare
• Znj. Xhoana AGOLLI, Anëtare
• Z. Enea KARAKAÇI, Anëtar
• Znj. Arjana DYRMISHI, Anëtare

Në zbatim të legjislacionit në fuqi, është bërë regjistrimi i këtij Urdhri në Qëndren Kombëtare të Biznesit, pra pasqyrimi i tij në ekstraktin e Shoqërisë “OSHEE” Sh.A. Z.Adrian ÇELA, Administrator
Administratori zgjidhet nga Këshilli Mbikqyrës dhe eshte i ngarkuar me administrimin dhe përfaqësimin e Shoqërisë. Administratori vendos për çdo çështje që nuk është kompetencë ekskluzive e Asamblesë e Përgjithshme ose e Këshillit Mbikqyrës. Ai raporton pranë Këshillit Mbikqyrës në lidhje me zbatimin e politikave të biznesit dhe për realizimin e transaksioneve me rendësi të veçantë për performancën e Shoqërisë. NDARJA E KOMPANISË
Në vijim të procesit të ndarjes së aktivitetit të shpërndarjes sipas përcaktimeve të pika 1 të nenit 72, Ligji 43/2015 “Për Sektorin e Energjisë”, Urdhrit të Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë Nr. 157 dt. 12.02.2018 dhe Vendimit të Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator Nr. 211 datë 18.12.2019 “Mbi shtyrjen e periudhës tranzitore për bërjen efektive të transferimit të:

• Licencës së operimit të sistemit të shpërndarjes së energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A (OSHEE Sh.A), tek shoqëria Operatori i Sistemit te Shpërndarjes” Sh.A (OSSH Sh.A);

• Licencës së furnizimit të energjisë elektrike dhe detyrimit të shërbimit universal të furnizimit të energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A (OSHEE Sh.A), tek shoqëria “Furnizuesi i Shërbimit Universal” Sh.A (FSHU Sh.A)”

• Licencës së tregtimit të energjisë elektrike, të shoqërisë Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike Sh.A (OSHEE Sh.A), tek shoqëria ““Furnizuesi i Tregut të Lirë” Sh.A, (FTL Sh.A)

Në datën 1 janar 2020 ka filluar aktivitetin Shoqëria Operatori i Sistemit të Shpërndarjes (OSSH Sh.A.), me numër identifikimi tatimor L81530018E me seli Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Kati i V, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë, Shqipëri, themeluar më datën 28/03/2018, Licenca Nr. 428, dt. 11/10/2018 , e cila është shoqëri bijë e OSHEE Sh.A, me Objekt Aktiviteti shpërndarje e energjisë elektrike, ndërtimin, funksionimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike për sigurimin e energjisë elektrike klientëve, lidhjen e klientëve dhe përdoruesve të rrjetit të shpërndarjes së energjisë elektrike, instalimin dhe shërbimet e matjes së energjisë elektrike etj.
-Administrator Z. Blendian Dalipi

Në datën 1 janar 2020 ka filluar aktivitetin Shoqëria Furnizuesi i Shërbimit Universal Sh.A (FSHU Sh.A)”, me numër identifikimi tatimor L81530016L, me seli Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Kati i II, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë, Shqipëri, themeluar më datën 28/03/2018, Licenca Nr.427, dt. 11/10/2018, e cila është shoqëri bijë e OSHEE Sh.A, me Objekt Aktiviteti furnizimin me energji elektrike të klientëve fundorë që veprojnë në treg të rregulluar të përcaktuar nga legjislacioni në fuqi, ofrimin dhe sigurimin e cilësisë tregtare të shërbimit, si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë. Për më tepër Shoqëria mund të kryejë çdo aktivitetet tjetër i cili është i lejuar për formën juridike dhe nuk është i ndaluar nga ligji në fuqi. Shoqëria do të kryejë çdo lloj aktiviteti në raport me objektin dhe për të favorizuar atë.
-Administrator Z. Elton Sevrani

Në datën 1 janar 2020 ka filluar aktivitetin Shoqëria Furnizuesi i Tregut të Lirë Sh.A, (FTL Sh.A), me numër identifikimi tatimor NUIS L81530029T, me seli Bulevardi “Gjergj Fishta”, Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Kati i IV, Njësia Administrative Nr. 7, 1023, Tiranë, Shqipëri, themeluar më datën 28/03/2018, Licenca Nr.422 dhe 423, dt 03/09/2018 , e cila është shoqëri bijë e OSHEE Sh.A, me Objekt Aktiviteti blerjen dhe menaxhimin e energjisë dhe operimin në tregun e lirë etj, si dhe çdo aktivitet tjetër fitimprurës me interes për shoqërinë. Për më tepër Shoqëria mund të kryejë çdo aktivitetet tjetër i cili nuk është i ndaluar nga ligji në fuqi.
-Administrator Znj. Erina Rexhepi

⚡ Kurseni kohën tuaj me shërbimet online të OSHEE Group! 💻📄Tashmë Vërtetimin e Debisë mund ta merrni online, në vetëm pa...
14/10/2026

⚡ Kurseni kohën tuaj me shërbimet online të OSHEE Group! 💻📄

Tashmë Vërtetimin e Debisë mund ta merrni online, në vetëm pak hapa! ✅

📲 Aplikoni lehtë nga telefoni ose kompjuteri juaj, në çdo kohë dhe kudo që ndodheni.
🌐 Vizitoni: www.oshee.al
📥 Ose shkarkoni aplikacionin OSHEE në Google Play dhe App Store.

OSSH - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes   vijon punën për forcimin e kapaciteteve në rrjetin elekktrik💡
12/10/2026

OSSH - Operatori i Sistemit të Shpërndarjes vijon punën për forcimin e kapaciteteve në rrjetin elekktrik💡

09/10/2026
🎀 Tetori Rozë! Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të GjiritNë këtë muaj, OSHEE Group i bashkohet mesazhit të ndërgj...
01/10/2026

🎀 Tetori Rozë! Muaji i Ndërgjegjësimit kundër Kancerit të Gjirit

Në këtë muaj, OSHEE Group i bashkohet mesazhit të ndërgjegjësimit, kujdesit dhe solidaritetit.
Kontrollet e rregullta dhe diagnostikimi i hershëm mund të bëjnë diferencën.

💗 Kujdesu për veten.
💗 Inkurajo gratë pranë teje të kontrollohen.
💗 Ndërgjegjësimi është një hap i rëndësishëm drejt parandalimit dhe zbulimit të hershëm.

Bashkë për më shumë ndërgjegjësim. Bashkë për jetën.

29/09/2026

⚡ VIJONI TË RAPORTONI RREZIQET ELEKTRIKE!

Nëse konstatoni një kabllo të dëmtuar, shtyllë të rrëzuar, kabinë elektrike të dëmtuar apo një situatë tjetër që mund të përbëjë rrezik, raportojeni menjëherë në: https://oshee.al/raporto-rrezik-energjie/

📲 Çdo raportim mbërrin tek grupet tona të terrenit, të cilët e shqyrtojnë situatën dhe ndërhyjnë për trajtimin e rrezikut.

Raportimi juaj ndihmon në krijimin e një rrjeti më të sigurt për të gjithë.

Address

Adresa: Bulevardi "Gjergj Fishta", Ndërtesa Nr. 88, H. 1, Njësia Administrative Nr. 7, 1023 Tiranë, Shqipëri
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when OSHEE GROUP posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category