ALCOA sh.p.k është një kompani që operon në tregun e fasadave të xhamit si dhe Alucobondit projektimin dhe montimin e tyre. Në një treg mjaft kompetitiv, vjen me një staf të specializuar me eksperiencë shumë vjeçare në sektorin e ndërtimit dhe ofron shërbime profesionale të një cilësie shumë të lartë, efikasitet dhe përpikmëri. Duke ndërthurur cilësinë, çmimin, shpejtësinë dhe korrektësinë, Alumin
um company of Albania garanton kualitet dhe standart maksimal të produktit final. Me një kapacitet të lartë prodhimi dhe fal një ekipi të profesionalizuar ju shërbejmë në një kohë shumë të shpejtë dhe me çmim mjaft konkurues. Kompania, është e re në treg dhe ka si aspiratë kryesore të kthehet në një lider në industrinë e ndërtimit, duke ecur mbi standartet dhe parimet Europiane të profesionalizmit dhe me përkushtim maksimal, të krijojë një të ardhme të qëndrueshme. Vlerat e kompanisë përcillen në përditshmërinë e saj kudo në mënyrën e trajtimit dhe bashkpunimit në benefit të klientit, të punonjësve dhe komunitetit, me një integritet të lartë ndershmëri dhe përgjegjshmëri. Duke vënë në plan të parë shendetin dhe sigurinë si dhe mbrojtjen e mjedisit që na rrethon promovojmë mirëqënie dhe sensibilitet dhe sjellim një kulturë të re me standarte të larta në biznes. Të aftë t’ju japim zgjidhje çështjeve dhe problematikave nga më komplekset falë procedurave dhe eksperiencës së akumuluar, ju sigurojmë se nqs zgjidhni të bashkëpunoni me ALCOA sh.p.k, keni kursyer që në momentin e parë, pasi gjithë ekpserienca ndër vite e stafit do tju shoqërojë në projektin tuaj që nga konceptimi fillestar deri tek detaji përfundimtar në teren. Mjafton të keni thjeshtë një koncept të asaj që doni të realizoni dhe kaq mjafton, pasi për të tjerat do të kujdesemi ne. Misioni kryesor i kompanisë është të përmbushë nevojat dhe kërkesat kryesore të klientëve aktual si dhe atyre potencial me çdo lloj punimi për sa i përket fushës së aluminit dhe xhamit duke ofruar produktet dhe teknologjinë më bashkëkohore. Duke u nisur nga parimi se “klienti vjen gjithmonë në plan të parë”, orientimi kryesor i kompanisë është drejt klientit për ti ofruar zgjidhje të cilat përshtaten më së miri duke ruajtur raportin më të mirë midis cilësisë dhe çmimit.