DENIS-05 SHPK

DENIS-05 SHPK Building the future �

27/11/2021
27/11/2021
Kënaqësia jonë më e madhe është të kthejmë idetë ndërtimore në punime reale, të cilat do të lënë gjurmë për shumë vite m...
03/06/2021

Kënaqësia jonë më e madhe është të kthejmë idetë ndërtimore në punime reale, të cilat do të lënë gjurmë për shumë vite me rradhë. 🛣💯

Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës së Kavajës, Zona 1 🛣️🚗Ndërhyrjet në këtë qytet ishin...
06/03/2021

Ndërtimi i Rrjetit Rrugor dhe Infrastrukturës Urbane të Zonës së Kavajës, Zona 1 🛣️🚗

Ndërhyrjet në këtë qytet ishin një domosdoshmëri në infrastrukturën urbane pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2019. 🏙️🏚️

Rikonstruksioni i rrugëve kryesore do të përballojë fluksin e parashikuar, trajtimin e “zonave kyçe” shoqëruar me trajtimin e strukturës rrugore, veprave të dëmtuara të artit, si dhe pajisja më të gjithë sinjalistikën e nevojshme horizontale dhe vertikale.🚦🚧

Si përfundim, kjo ndërhyrje do të mundësojë përmirësimin e turizmit, akseksushmerinë mes komuniteteve dhe drejt shërbimeve bazë, duke inkurajuar bashkëpunimin mes njesive vendore. 🧳🏞️

Rehabilitimi i Fasadave Përgjatë Bulevardit të Vlorës 🏢🏗️Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte rehabilimi i fasadav...
04/03/2021

Rehabilitimi i Fasadave Përgjatë Bulevardit të Vlorës 🏢🏗️

Qëllimi kryesor i këtij projekti ishte rehabilimi i fasadave ekzistuese përgjatë bulevardit të Vlorës, duke risjellë në vëmendje elementët e arkitekturës së ndërtesave, njëkohësisht duke i rikthyer qytetit të Vlorës hapësira të rivitalizuara. 🔄🌇

Kjo ndërhyrje përfshiu suvatimin dhe lyerjen e 20 ndërtesa të vjetra duke krijuar një vijë estetike urbane për pushuesit në qytetin bregdetar. 🧱🏖️

Rindërtimi i Rrugës Lidhëse të Fshatit Perollaj 🛣️🚗Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje konsiston në rikualifikimin e element...
02/03/2021

Rindërtimi i Rrugës Lidhëse të Fshatit Perollaj 🛣️🚗

Qëllimi i kësaj ndërhyrjeje konsiston në rikualifikimin e elementëve të rrugës, krijimin e hapësirave më miqësore për funksionimin e saj, si një infrastrukturë e mirëfilltë bashkëkohore dhe kthimin e saj në shërbim të komunitetit. 👨🏻‍🌾🏞️

Përmes këtij projekti dhe analizimit të problemeve ekzistuese paraqitur nga vetë banorët e zonës mundësua lehtësimi i qarkullimit, siguria e lëvizjes në këtë rrugë të këmbësorëve dhe mjeteve duke krijuar një zgjidhje përfundimtare për zonën. 🚶🏻🚜

Rindërtimi i Shkollës 9-vjeçare, Tregtan 🏫👷Objektivi i këtij projekti ishte krijimi i një standardi të ri për nxënësi...
28/02/2021

Rindërtimi i Shkollës 9-vjeçare, Tregtan 🏫👷

Objektivi i këtij projekti ishte krijimi i një standardi të ri për nxënësit vendas, duke shtuar mjedise të reja funksionale nga salla e leximit dhe tualetet deri tek ambientet sportive, për të krijuar kështu një kampus të mirëfilltë shkollor. 📚⚽

Kjo shkollë u rikonstruktua, duke ruajtur vetëm strukturën bazë. 🧱🚧

Në një lartësi prej 2 katesh, u punua në secilin prej tyre me “hedhjen në tokë” të çatisë ekzistuese dhe të rifiniturave duke vazhduar njëkohësisht me proceset e reja, si punimet e çatisë së re, punime hidraulike dhe elektrike, punime në fasada, rehabilitimi i oborrit përreth dhe ndërtimi i një fushe të re sportive.🚰🥅

Ndërtimi i Rrugës Bypass Vlorë – Peshkëpi – Gjorm 🛣️🚗Objektivi i këtij projekti ishte ofrimi i një zgjidhje të qëndr...
26/02/2021

Ndërtimi i Rrugës Bypass Vlorë – Peshkëpi – Gjorm 🛣️🚗

Objektivi i këtij projekti ishte ofrimi i një zgjidhje të qëndrueshme për infrastrukturën publike në Zonën e Bregdetit Jugor, veçanërisht në zonën e Lumit të Vlorës, duke kontribuar në përmirësimin e kushteve të jetesës së banorëve vendas dhe ridimensionimin e sektorit turistik si një ndër shtyllat kryesore të ekonomisë vendase dhe rajonale. 🌊 🔄

Projekti mundësoi lidhjen e dy rrugëve kombëtare (SH4-SH8) dhe përfshiu një degëzim që mundësoi lidhjen me qytetin e Vlorës.🚦🗻

Rindërtimi i Rrugës së Velipojës, Segmenti Harku i Berdicës - Baks, Loti 2  🛣️🚗Përmes zbatimit të këtij projekti u ...
24/02/2021

Rindërtimi i Rrugës së Velipojës, Segmenti Harku i Berdicës - Baks, Loti 2 🛣️🚗

Përmes zbatimit të këtij projekti u mundësua rindërtimi i rrugës me parametra europiane, përshtatja e saj me rrjetin rrugor të qytetit, shtuar këtu qëllimin kryesor atë të përmirësimit të mjedisit urban, krijimit të hapësirave rekreative për blloqet ekzistuese të banimit. 🇪🇺🏡

Ky ishte investimi i radhës në Bashkinë e Shkodrës në shërbim të komunitetit dhe frekuentuesve të zonës dhe në drejtim të zhvillimit të veprimtarive bujqësore e blegtorale. 👨🏻‍🌾🏞️

Ndërtim Mbrojtje nga Lumi Shkumbin në km 16 + 200, Aksi Rrugor Elbasan – Librazhd 🛣️🚗Sfiduese në këtë aks ishin të gjith...
22/02/2021

Ndërtim Mbrojtje nga Lumi Shkumbin në km 16 + 200, Aksi Rrugor Elbasan – Librazhd 🛣️🚗

Sfiduese në këtë aks ishin të gjitha punimet për disiplinimin e ujrave, pasi shirat e shumtë rrisnin prurjet e lumit Shkumbin, duke sjellë edhe probleme në infrastrukturën e mëparshme rrugore me rrëzimin e murit ekzistues për pasojë dhe bllokimin e qarkullimit në aksin nacional Elbasan - Librazhd. 🌊🛑

Prandaj, u pa e domosdoshme ndërhyrja emergjente për përforcimin e rrugës me pilota dhe mure mbajtës, dhe krijimin e argjinatures mbrojtëse nga lumi Shkumin. 🚧 🏗️

Infrastruktura e realizuar do të vihet në funksion të turizmit natyror dhe kulturor, duke lehtësuar qarkullimin si dhe sjellë më pranë njerëzit me njëri tjetrin dhe destinacionet e tyre. 🏙️👥

Ndërtimi i Rrjetit të Ri Kabllor 20 kV, Fideri F-3 dhe Fideri F-4, Nënstacioni 110/20 kV ⚡🔌Infrastruktura e mëparshme...
20/02/2021

Ndërtimi i Rrjetit të Ri Kabllor 20 kV, Fideri F-3 dhe Fideri F-4, Nënstacioni 110/20 kV ⚡🔌

Infrastruktura e mëparshme elektrike e Gjirokastrës nuk iu përgjigj ritmit dhe zhvillimit urban të zonës (pjesërisht nga mbingarkesa), gjë që kufizoji furnizimin me energji elektrike për banorët vendas. 🙅🏻‍♂️💡

Rëndësia e këtij rrjeti të ri kabllor ishte që eleminoi të gjitha problematikat që ka pasur kjo zonë përsa i përket cilësisë së furnizimit, nga ndërprerjet dhe limitimet që kishte linja e vjetër 6 kV. 👨🏻‍🔧🔦

Nënstacioni 110/20 kV ishte një nyje strategjike për zhvillimin e tregut energjetik për qytetin dhe gjithë rajonin e Gjirokastrës, pasi rriti cilësinë e furnizimit me energji elektrike në 20 kV. 🏢🔄

Ndërtimi i Rrjetit të Ri TM dhe TU, OSHEE sh.a. ⚡🔌Përmes këtij projekti u bë e mundur ndërtimi i rrjetit të ri elektri...
18/02/2021

Ndërtimi i Rrjetit të Ri TM dhe TU, OSHEE sh.a. ⚡🔌

Përmes këtij projekti u bë e mundur ndërtimi i rrjetit të ri elektrik TM dhe TU duke transformuar rrënjësisht cilësinë e furnizimit, si dhe duke plotësuar nevojat e banorëve dhe bizneseve, të cilat ushtrojnë aktivitetin në këtë zonë. 🛠️💡

Një ndërhyrje e tillë garantoi jo vetëm shpërndarjen e barabartë të energjisë elekrike përgjatë Kukësit, por reduktoi edhe humbjet në rrjet. 👨🏻‍🔧🔦

Ky investim, mungesa e së cilit ishte shqetësuese prej vitesh, do të bëjë të mundur nxitjen dhe zhvillimin e turizmit në këtë zonë. 📶🏞️

Address

Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 05:00
Tuesday 09:00 - 05:00
Wednesday 09:00 - 05:00
Thursday 09:00 - 05:00
Friday 09:00 - 05:00
Sunday 09:00 - 02:45

Telephone

+35542248479

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when DENIS-05 SHPK posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to DENIS-05 SHPK:

Share