Instituti i Fizikes Berthamore te Zbatuar

  • Home
  • Tirana
  • Instituti i Fizikes Berthamore te Zbatuar

Instituti i Fizikes Berthamore te Zbatuar Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar - IFBZ është krijuar në vitin 1971, si institucion k Assoc. Prof.

Brunilda DACI
Director
Institute of Applied Nuclear Physics
Office number: 042451371
E-mail address: [email protected]

19/06/2024
IN MEMORIAMMe keqardhje stafi i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar mësoi ndarjen nga jeta të Dr. Petrit Spahiu....
28/11/2023

IN MEMORIAM

Me keqardhje stafi i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar mësoi ndarjen nga jeta të Dr. Petrit Spahiu.
Petriti me mbarimin e studimeve të larta në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, Dega Kimi në vitin 1967 u punësua në Fabrikën e Qelqit në Kavajë dhe në moshën 25 vjecare u emërua Kryeinxhinier.
Më pas u transferua në Institutin e Fizikës Bërthamore në Tiranë ku dha kontributin e tij shkencor në Sektorin e Radiokimisë në fushën e Karbonit-14 dhe gjurmuesve radioaktivë. Gjatë periudhës të punës në Institut, ai fitoi gradën Kanditat i Shkencave në vitin 1983 dhe titullin Doktor i Shkencave në vitin 1994, në drejtimin Radiokimi. Petriti gjithashtu, ka qenë pedagog i lëndës së Kimisë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë.
Stafi i Institutit të Fizikës Bërthamore të Zbatuar i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe miqve të Petritit.

IN MEMORIAMDiten e shtune, me date 08.07.2023 u njoftuam per ndarjen nga jeta te mikut dhe kolegut tone te shkelqyer Eng...
12/07/2023

IN MEMORIAM

Diten e shtune, me date 08.07.2023 u njoftuam per ndarjen nga jeta te mikut dhe kolegut tone te shkelqyer Engjell Gjylaci.

Ne vitin 1983, Engjelli filloi pune në Institutin e Fizikës Bërthamore, ne Departamentin e Radiometrisë, pikërisht ne Grupin e Spektroskopise Mossbauer dhe punoi aty deri sa doli ne pension ne vitin 2015.
Engjëlli bashke me prof. Fatos Yllin vune ne punë sistemin e Spektroskopise Mossbauer dhe punuan për instalimin e programeve te përpunimit te spektrave, duke i testuar çdo dite. Një nga sukseset e këtij mirëkuptimi dhe bashkëpunimi te gjate ishte studimi dhe eksperimentimi ne vazhdimësi, ku si rezultat i këmbënguljes, përgjegjësisë, punes se palodhur dhe profesionalizmit u arrit te përftohen spektra Mossbauer nga –215 C deri ne +1000 C. Studimet e ndërmarra lidheshin me fushën e mineralogjisë, metalurgjisë fizike, materialeve magnetike, trashëgimisë kulturore, bimëve hiper-akumulatore etj. Pas vitit 2010, kryen studime te tjera nëpërmjet përdorimit te Spektroskopise se rrezatimit infra te kuq (FTIR). Engjëlli ka marre pjese vazhdimisht ne te gjitha aktivitet shkencore te Institutit, te Shoqatës se Fizikes, Bashkimit Ballkanik te Fizikes, Institutit Alb-shkenca etj.
Engjëllin do ta kujtojmë gjithmone si nje profesionist te vertete, por dhe nje njeri te kujdesshëm, te qete dhe te dashur per te gjithe koleget e Institutit.

I shprehim ngushellimet e sinqerta familjes!
Stafi i Institutit te Fizikes Berthamore te Zbatuar

Skënder Koja ( 9.10.1929  25.10.2018)Në kujtim të fizikanit dhe intelektualit të shquarProf. Skënder Anastas Koja, drejt...
25/10/2018

Skënder Koja ( 9.10.1929 25.10.2018)

Në kujtim të fizikanit dhe intelektualit të shquar

Prof. Skënder Anastas Koja, drejtor i Institut të Fizikës Bërthamore dhe shef i Katedrës së Fizikës së Përgjithshme të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Universiteti i Tiranës, lindi në Tiranë më 9 Tetor 1929, në një familje qytetare tiranase me tradita patriotike e arsimdashëse.
Gjyshi tij Pavllo Koja, ishte ndër financuesit e shkollës së parë shqipe në Tiranë, ndërsa familja e nënës së tij, familja Nosi nga Elbasani, ishte një ndër familjet e shquara patriote elbasanase, e cila kontribuoi në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë. Traditat e edukuara që në fëmijëri nga familja e tij, e shoqëruan Skënderin gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë së tij intelektuale e shoqërore.
Skender Koja mbaroi gjimnazin e Tiranës në vitin 1949, vit në të cilin u dërgua për studime në Poloni, në Universitetin Politeknik të Varshavës. Pasi mbaroi studimet dhe u diplomua në degën e fizikës, më 1953, u kthye në Shqipëri dhe u emërua pedagog i fizikës në Institutin e Lartë Pedagogjik.
Në 1957, me themelimin e Universitetit të Tiranës u emërua pedagog i fizikës në Fakultetin e Shkencave të Natyrës duke u bërë një ndër pedagogët e parë që në themelimin e Universitetit të Tiranës.
Në 1959-61 u dërgua në Universitetin e Moskës për të kryer studimet e aspiranturës (pasuniversitare) në fushën e fizikës së aplikuar. Tema e studimit ishte Projektimi i një burimi jonik për studimin e dispersionit katodik në kristale, studim i cili i zgjeroi mjaft njohuritë duke e bërë një studiues të kompletuar në fushën e fizikës.
Në vitin 1963 iu akordua titulli docent dhe më 1965 u emërua shef i Katedrës së fizikes së përgjithshme të Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin e Tiranës. Në fakultet të gjithë kolegët e tij e kujtojnë si një pedagog të devotshëm, mjaft të aftë nga ana profesionale dhe të talentuar. Ai ishte mjaft i zoti në aspektin metodik në mësimdhënien e fizikës dhe i pari pedagog që me komentet dhe interpretimet e tij fizike, i bëri formulat që të flasin me fjalë. Gjithashtu, mundësoi krijimin e një klimë shumë të mirë pune dhe mirëkuptimi si me studentët ashtu dhe me anëtarët e katedrës, duke inkurajuar kualifikimin e tyre nëpërmjet seminareve dhe punës kërkimore shkencore.
Në fillimet e viteve 60 u iniciua ideja për krijimin e një qendre kërkimore zbatuese në fushën e fizikës atomike dhe bërthamore. Kontributi i Skënder Kojës, bashkë me kontributin e bashkëpunëtorëve të tij Prof. Petrit Skënde dhe Prof. Flamur Zela, në këtë drejtim ishte shumë i rëndësishëm.
Pas një specializimi më 1969, në fushën e zbatimit të teknikave bërthamore në Institutin e Fizikës Atomike të Bukureshtit, ai u angazhua në ngritjen e Laboratorit të Rrezatimeve Bërthamore. Në 1970, me ngritjen e këtij Laboratori në nivel instituti dhe kalimit të tij në varësi të Universitetit të Tiranës dhe më pas të Akademisë së Shkencave, ai mbajti detyrën e drejtorit të Institutit të Fizikës Bërthamore dhe të shefit të Katedrës së fizikës së përgjithshme në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Si drejtor i Institutit ai kontribuoi me devotshmëri dhe profesionalizëm në ngritjen e një qendre kërkimore aplikative me strukturë dhe objektiva bashkëkohore nëpërmjet përzgjedhjes së teknikave matëse dhe analitike duke i vënë theks të veçantë kualifikimit sa më të plotë të punonjësve të tij. Në sajë të një pune kolektive, Instituti u transformua në një qendër ekselence me reputacion të lartë në komunitetin shkencor të asaj kohe. Ai e drejtoi Institutin me aftësi duke vënë në shërbim të tij të gjithë kapacitetin intelektual dhe shoqëror.
Në 1979 kreu një specializim në fushën e reaktorëve eksperimentalë në Romë, Itali. Mbi këtë bazë filloi projekti i mbështetur nga UNDP dhe IAEA (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike) për ngritjen e një reaktori bërthamor kërkimor në Shqipëri. Pas përfundimit të detyrës si drejtor i Institutit (1986), ai vazhdoi të punojë po me aq entuziazëm si shef i Sektorit të elektronikës bërthamore.
Duke i dhënë rendësi mësimdhënies dhe kërkimit shkencor, Skënder Koja ka botuar disa libra, ku ndër të tjera është Teoria Speciale e Relativitetit (1970) dhe Disa Metoda Matematike në Fizikë (1980).
Pas daljes në pension më 1989, ai përsëri vazhdoi të jetë aktiv në fushën e mësimdhënies në Fakultetin e Shkencave të Natyrës.
Ka përfaqësuar Shqipërinë në shumë konferenca ndërkombëtare të zbatimeve të energjisë bërthamore dhe është dekoruar dy herë me Urdhrin Naim Frashëri” të klasit të parë dhe të dytë dhe i është akorduar titulli Punonjës i Shquar i Shkencës dhe Teknikës.
Duke mos qenë indiferent ndaj zhvillimeve demokratike në vend, ai vazhdoi të kontribuojë me njohuritë dhe idetë e tij në zhvillimin e arsimit dhe shkencës.
Skender Koja, pas një sëmundje të rëndë, u shua mëngjesin e datës 25 tetor 2018.
Të gjithë kolegët, dashamirësit, miqtë dhe familjarët e tij do ta kujtojnë Skënder Kojën si një intelektual të shquar, një njeri me kulturë që e deshi artin, muzikën, shkencën dhe veçanërisht fizikën.

23/02/2018

Instituti i Fizikës Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Tiranës, së bashku me Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Universiteti Politeknik i Tiranës kanë kënaqësinë t`ju ftojnë të merrni pjesë në workshop-in “Teknikat e Kontrollit, Monitorimit dhe Vlerësimit të Sigurisë dhe Inte...

Prof. Dr. Petrit Skënde  (29 Tetor 1937  –  20 Shkurt 2018)Në kujtim të Petrit Skëndes, mikut tonë të dashur e njeriut t...
23/02/2018

Prof. Dr. Petrit Skënde
(29 Tetor 1937 – 20 Shkurt 2018)

Në kujtim të Petrit Skëndes, mikut tonë të dashur e njeriut të mençur, fizikanit të Universitetit të Tiranës dhe drejtuesit shkencor të Institutit të Fizikës Bërthamore, atdhetarit të përkushtuar dhe intelektualit të kompletuar


Prof. Petrit Skënde, ishte matematikani dhe fizikani, i cili ka dhënë kontributin e tij të rrallë në zhvillimin e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor, duke zënë vend të merituar dhe të privilegjuar në historinë e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në Shqipëri. Kontributi i tij konsiston në gjenerimin e ideve dhe ngritjen e infrastrukturës shkencore, si dhe në përgatitjen dhe specializimin e punonjësve shkencor të disa brezave.
Talenti, puna sistematike dhe etja për dituri bënë që pas diplomimit në Degën e Matematikës dhe Fizikës me vlerësimin “shkëlqyeshëm”, Petrit Skënde të bëhej pas viteve ’60 pjesë aktive e procesit të mësimdhënies duke drejtuar kursin e Elektrodinamikës në Degën e Fizikës të Universitetit të Tiranës. Me krijimin e Laboratorit të Rrezatimeve Bërthamore, më pas Instituti i Fizikës Bërthamore (IFB), ai fillon punën në këtë institucion duke dhënë me shpirtin dhe inteligjencën qe e karakterizonte një ndihmese të paharrueshme për zhvillim dhe administrimin e këtij institucioni dhe për zhvillimin e përgjithshëm të shkencave të natyrës dhe të fizikes në veçanti në të gjithë hapësirën shqiptare.
Gjatë periudhës 1972 – 1991 Prof. Petrit Skënde ka drejtuar me kompetencën më të lartë profesionale Departamentin e Radiometrisë dhe Radiombrojtjes dhe për një periudhe të gjatë (1972 – 1987) ka kryer edhe detyrën e Zv/drejtorit të IFB. Duke vazhduar me këmbëngulje dhe pasion punën shkencore në fushën e përdorimit të Tritiumit si gjurmues radioaktiv për shfrytëzimin intensiv të rezervave të naftës, ai në vitin 1989 fiton titullin Doktor i shkencave dhe më 1992 i jepet titulli Profesor.
Gjatë viteve 1971 – 1976 Prof. Petrit Skënde ligjëroi fizikën në gjuhën shqipe në Universitetin e Prishtinës: Kursin e fizikes eksperimentale dhe Kursin e teorisë speciale të relativitetit, duke kontribuar në konsolidimin e Universitetit shqiptar dhe në bashkëpunimin shkencor të mëpasshëm.
Në vitet 1990 - 1992 Prof Petrit Skënde ishte Kryetar i Komitetit për Shkencë dhe Teknologji, anëtar i tri qeverive të tranzicionit në Shqipëri, dhe më pas, në vitet 1993 - 1997 emërohet Nën Kryetar i Bordit të Drejtorëve pranë Akademisë së Shkencave, si dhe shef i seksionit të shkencave natyrore e teknike (fizikë, biologji, hidro-meteorologji, sizmologji etj).
Në vitin 1998 Prof. Skënde emigroi në Amerikë ku vijoi aktivitetin e hulumtimeve shkencore, dhe për gati 10 vjet (2001 - 2010) punoi si specialist në fushën e matjeve instrumentale në Charls River Co. Preclinical Studies, Shrewsbury, MA.
Petrit Skënde, pas një sëmundje të rëndë u largua nga kjo jetë më 20 Shkurt 2018.

Punonjësit e Institutit të Fizikes Bërthamore të Zbatuar, Universiteti i Tiranës, kujtojnë me nderim dhe respekt aktivitetin shumëvjeçar në zhvillimin e kërkimit shkencor dhe i shprehin ngushëllimet me të veçanta familjes së Prof. Petrit Skëndes.

Me rastin e 60 Vjetorit te UT sot u zhvillua nje takim me teme Instituti i Fizikes Berthamore nder vite. Ishte i ftuar R...
07/12/2017

Me rastin e 60 Vjetorit te UT sot u zhvillua nje takim me teme Instituti i Fizikes Berthamore nder vite. Ishte i ftuar Rektori i UT, Prof Mynyr Koni i cili mbajti fjalen e hapjes. Me pas u prezantua nga Drejtorja Prof Elida Bylyku historiku i Institutit.
Fushat kryesore te punes shkencore, departamentet dhe laboratoret perkates, sfidat per te ardhmen e IFBZ.

02/11/2017

"Restaurimi i veprave t\u00eb artit, Instituti i Monumenteve t\u00eb Kultur\u00ebs n\u00ebnshkruan marr\u00ebveshje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme 5:32 \u2013 01\/11\/2017 Kultura 0 Nj\u00eb marr\u00ebveshje e r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr projektet e restaurimit t\u00eb veprave t\u00eb artit dhe ob...

01/11/2017

Një marrëveshje e rëndësishme për projektet e restaurimit të veprave të artit dhe objekteve të trashëgimisë kulturore është nënshkruar ditën e sotme mes Insititutit të Monumenteve të Kulturës dhe Institutit […]

12/06/2017

Ne zbatim te Vendimit nr.473 date 01.06.2017 te Keshillit te Ministrave “Per marrjen e masave dhe monitorimin e veprimtarise , sjelljes apo perdorimit te burimeve njerezore , financiare dhe logjistike te administrates shteterore , gjate procesit zgjedhor per zgjedhjet ne Kuvendin e Shqiperise per vitin 2017 ” sipas pikes 21 te ketij vendimi ,publikohet lista e projekteve te nisura prej 12 muajsh , ne ushtrim te punes dhe veprimtarise se institucionit , te cilat jane ne proces perfundimi , si dhe te gjitha procedurat publike konkurruese te realizuara gjate 12 muajve te fundit.

Stenda e Shqiperise ne ekspoziten e IAEA
30/05/2017

Stenda e Shqiperise ne ekspoziten e IAEA

Address

Rr. Th. Filipeu, Qesarakë, Rruga Thoma Filipeu, Tirana 85
Tirana

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

042451371

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Instituti i Fizikes Berthamore te Zbatuar posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Instituti i Fizikes Berthamore te Zbatuar:

Share