LEON KONSTRUKSION

LEON KONSTRUKSION http://www.leonkonstruksion.al Leon Konstruksion është themeluar në vitin 2007 si kompani ndërtimi me qendër në Tiranë.

Por shumë shpejt nisur edhe nga nevojat e tregut për zhvillim, mori hov dhe e shtriu aktivitetin e saj në të gjithë Shqipërinë. Objektivi i saj kryesor është të punoj me cilësi,korrektësi dhe me një afat kohëzgjatjeje minimale ne kohë rekord. Kompania jonë është e liçensuar si kompani ndërtimi nga Ministria e Transporteve dhe Punëve Publike si dhe nga Ministria e Kulturës si kompani e liçensuar n

ë restaurime të Monumenteve të Kulturës. GJITHASHTU NE JEMI TË CERTIFIKUAR NGA:

QCB Italia sipas Standartit ISO 9001:2008 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë. QCB Italia sipas Standartit ISO 14001:2004 për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit. MIRTEC sipas Standartit OHSAS 18001:2007 për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë dhe Sigurisë dhe Shëndetit ne Punë

Foto kolazh të Muzeut Etnografik Krujë që u inagurua pak kohë më parë.
03/10/2024

Foto kolazh të Muzeut Etnografik Krujë që u inagurua pak kohë më parë.

20/08/2024

Një tjetër vlerë e Trashëgimisë Kulturore, Muzeu Etnografik i Krujës i rikthehet publikut i restauruar totalisht nga Leon Konstruksion sh.p.k.
Është realizuar ndërtimi i plotë i çatisë, restaurimi i elementeve të drurit, pikturave murale, konsolidimi dhe fugatimi i muraturës së brendshme & të jashtme, riparimi i elementëve dekorative, etj.
Kujdes i vecantë u tregua në restaurimin & konservimin e artefakteve, të cilat janë ekspozuar në mobiljet e reja të prodhuara me mjeshtëri të vecantë.
Kemi realizuar të gjithë sistemet e montuara në dhomat e muzeut dhe jashte tij për të krijuar kushtet e përdorimit të teknologjisë moderne dhe kontrollit të objektit nëpërmjet tyre.
Në mjediset e jashtme janë realizuar konsolidimet e murit rrethues, restaurimi i elementëve të drurit, ri-pozicionimi i furrës dhe janë ndertuar godina e Info-Point & godina për vendosjen e gjeneratorit, pompave e depozitave të ujit.
Ndërtojmë të ardhmen ,restaurojmë të shkuarën!

̈rtojmëTëArdhmen ̈TëShkuarën ̈rtime ̈ri

13/03/2024
Midis rrasave të gurit, të ҫative të kishave të Voskopojës, duket një portret mjeshtri.                                 ...
27/02/2024

Midis rrasave të gurit, të ҫative të kishave të Voskopojës, duket një portret mjeshtri.
Afrohem ngadalë dhe e shoh duke kënduar me zë të ulët [ndoshta një serenatë korҫare], merr në dorë një nga një rrasat e gurit, i vështron për pak sekonda dhe vendos në ҫati me rrallë. Ishte mjeshtri i ҫative Tare Kontallari.
Ulemi mbi një stol guri të improvizuar dhe më tregon historinë dhe lidhjen e tij me ҫatitë e gurta të Korҫës. Sot është 83 vjeҫ dhe punën në ҫatitë me rrasa guri e ka filluar para 70 vitesh, si ndihmës i të atit. Që nga ajo ditë nuk ka ndalur së punuari dhe njeh ne detaje të gjitha ҫatitë e zonës.
E teksa e shikon të ulur me në sfond kishën duket sikur ka qënë aty përherë, si pjesë e pandarë e trashëgimisë sonë kultutore. Është shumë i lumtur që biri i tij Luti ka trashëguar profesionin e tij si mjeshtër guri.
Ndërsa ne jemi shumë të lumtur që kemi pjesë të ekipit tonë të restaurimit Taren.
Ndërtojmë të ardhmen ,restaurojmë të shkuarën!
̈rtojmëTëArdhmen ̈TëShkuarën ̈rtime ̈ri

Vijojnë punimet në objektin “Rivitalizimi i Shesh*t "Çerçiz Topulli" në qytetin e Gjirokastrës.Misoni ynë është që në pë...
12/02/2024

Vijojnë punimet në objektin “Rivitalizimi i Shesh*t "Çerçiz Topulli" në qytetin e Gjirokastrës.
Misoni ynë është që në përfundim të këtij projekti t’i rikthejmë imazhin karakteristik Qytetit të Gurtë duke punuar me kujdes ҫdo element dhe detaj me gure nga Gjirokastra.
Shtrimi me pllaka guri të bocarduara dhe veshja e fasadës së parkimit me mur guri dekorativ, do të unifikojnë pamjen magjepsëse të shesh*t kryesor të qytetit, duke plotesuar përfundimisht tablonë artistike të tij.
Ndërtojmë të ardhmen ,restaurojmë të shkuarën!
̈rtojmëTëArdhmen ̈TëShkuarën ̈rtime ̈ri i Çerçizit.

Kemi filluar punimet për restaurimin e Manastirit të Shën Prodhomit,Restaurimi i kishës ''Shën Mëhillit '', Restaurimi i...
02/11/2023

Kemi filluar punimet për restaurimin e Manastirit të Shën Prodhomit,Restaurimi i kishës ''Shën Mëhillit '', Restaurimi i Manastirit të ''Shën Pjetrit'' dhe ''Pavlit'' , Restaurimi i kishës së ''Shën Mërisë'', në Voskopojë dhe Vithkuq, të cilat janë pasuri të vyera të trashëgimisë kulturore. Kontratë e lidhur me Fondin Shqiptar të Zhvillimit (FSHZH), financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Nderhyrja ka të bëjë me restaurimin total të ҫative, të mureve, të pikturave murale dhe të shesheve.

Ndërtojmë të ardhmen ,restaurojmë të shkuarën!
̈rtojmëTëArdhmen ̈TëShkuarën ̈rtime ̈ri

Libri i rikthehet lexuesitPas një pune të gjatë për restaurimin e ish-Aneksit të Bibliotekës Kombëtare, i'a dolëm t'i ri...
26/09/2023

Libri i rikthehet lexuesit
Pas një pune të gjatë për restaurimin e ish-Aneksit të Bibliotekës Kombëtare, i'a dolëm t'i rikthejmë lexuesit një xhevair të fshehur ndër vite.
Jemi të lumtur që kemi transformuar një objekt të harruar në një qendër unike për lexuesin, duke realizuar punimet e nevojshme për ta kthyer në objekt funksional, të bukur e të pasur me vlera kombëtare.
Ky restaurim u mundesua nga ,
Ndërtojmë të ardhmen ,restaurojmë të shkuarën! ̈rtojmëTëArdhmen ̈TëShkuarën ̈rtime ̈ri

17/09/2023
Jemi drejt përfundimit të restaurimit dhe muzealizimit të Muzeut Etnografik te Krujës!        ̈rtojmëTëArdhmen  ̈TëSh...
02/08/2023

Jemi drejt përfundimit të restaurimit dhe muzealizimit të Muzeut Etnografik te Krujës!

̈rtojmëTëArdhmen ̈TëShkuarën ̈rtime ̈ri

Address

Rruga "Tish Daija" Kompleksi "Kika 2" Objektit 9, Kati 8, TIRANE
Tirana
1060

Opening Hours

Monday 08:00 - 04:30
Tuesday 08:00 - 04:30
Wednesday 08:00 - 04:30
Thursday 08:00 - 04:30
Friday 08:00 - 04:30
Saturday 05:00 - 06:00
08:00 - 02:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when LEON KONSTRUKSION posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to LEON KONSTRUKSION:

Share