Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë

Directions Website Contact the business

Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë This is the home of all engineers operating in Albania, the home for the Albanian scientific thought

Në nderim të Inxhinier Ismail Ahmetajt – Një humbje e madhe për komunitetin tonë profesionalMe hidhërim të thellë ndajmë...
19/06/2026

Në nderim të Inxhinier Ismail Ahmetajt – Një humbje e madhe për komunitetin tonë profesional
Me hidhërim të thellë ndajmë lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut dhe profesorit tonë të nderuar, Ing. Ismail Ahmetaj. Shuarja e tij lë një boshllëk të madh jo vetëm pranë familjes së tij të shtrenjtë, por edhe në mbarë komunitetin e inxhinierisë dhe ndërtimit në Shqipëri.
Ing. Ismaili përfaqësonte atë brez elitë inxhinierësh që profesionin e shihnin si mision. Karriera e tij e gjatë është dëshmi e një përkushtimi absolut ndaj standardeve më të larta teknike, ku rigoroziteti shkencor dhe etika profesionale ishin të panegociueshme.
Vlera e kontributit të tij shtrihet në disa dimensione:
Në veprat hidroteknike dhe infrastrukturë: Ai dha një kontribut të jashtëzakonshëm në projektimin dhe ndërtimin e hidrocentraleve në vendin tonë, duke lënë gjurmë në vepra të rëndësishme strategjike që sot i shërbejnë energjetikës dhe ekonomisë kombëtare. Me maturi dhe largpamësi, ai diti të sfidonte vështirësitë e mëdha gjeologjike e teknike që mbartin strukturat e tilla të profileve të rënda.
Në mbrojtjen e standardit: Një zë me autoritet absolut që kërkonte gjithmonë cilësi, siguri maksimale dhe jetëgjatësi të strukturave, duke vënë gjithmonë interesin teknik dhe publik mbi çdo kompromis të çastit.
Në mentorimin e brezave: Si një koleg dhe profesor i urtë, ai formoi dhe frymëzoi me dhjetëra inxhinierë të rinj, duke u transmetuar atyre jo thjesht rregullat e profesionit, por disiplinën, dashurinë për punën dhe integritetin e palëkundur në kantier e në studio.
Për ne që patëm nderin të bashkëpunonim, të përballeshim me sfida teknike dhe të ndanim mendime profesionale me të, Ing. Ismaili do të kujtohet gjithmonë për thjeshtësinë e tij, mendjen e mprehtë dhe fisnikërinë që e karakterizonte si njeri.
Sot nuk humbëm vetëm një specialist të shkëlqyer, por një model se si dinjiteti njerëzor dhe ai profesional ecin krah për krah. Vepra e tij në themelet e dritës dhe infrastrukturës së këtij vendi do të mbetet një trashëgimi e gjallë për brezat që vijnë.
Ngushëllime më të sinqerta familjes Ahmetaj, të afërmve dhe gjithë kolegëve.
U prehtë në paqe dhe i lehtë i qoftë dheu! 🌹 Përjetë në kujtimet tona, Profesor Ismail!

Në kuadër të situatës alarmante të djegies së fasadës së ventiluar të pallatit tek Farmacia 10 në Tiranë, e cila lidhet ...
17/04/2026

Në kuadër të situatës alarmante të djegies së fasadës së ventiluar të pallatit tek Farmacia 10 në Tiranë, e cila lidhet drejtpërdrejt me cilësinë e ndërtimeve në vend, drejtuesit dhe anëtarët e SHOSHIK shprehen dhe kërkojnë publikisht forcim të zbatueshmërisë së ligjeve dhe rregullave në fuqi, vendosje dhe zbatim të rregullave më strikte lidhur me standartet e materialeve dhe punimeve në ndërtim, si dhe miratim të Draft Ligjit të dorëzuar në Kuvendin e Shqipërisë prej tashmë 4 viteve, për krijimin e “Urdhërit Profesional të Inxhinierit”.

Intervista e ing. Gëzim Beqaj, Sekretar i Përgjithshëm i SHOSHIK: Gezim Beqaj

to "RTV KLAN" on YouTube for more videos! Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/kategoria/klan-...

Në Ditën Botërore të Inxhinierëve, me ftesë të Odës së Inxhinierëve të Kosovës, mori pjesë z.Gëzim Beqaj, Sekretar i Për...
05/03/2026

Në Ditën Botërore të Inxhinierëve, me ftesë të Odës së Inxhinierëve të Kosovës, mori pjesë z.Gëzim Beqaj, Sekretar i Përgjithshëm i SHOSHIK në organizimin e mbajtur prej kolegëve të Odës së Kosovës. Bashkëpunimi midis SHOSHIK dhe Odës së Inxhinierëve të Kosovës do të përmbushet me një kontratë bashkëpunimi me qëllim standartizimin e shërbimeve inxhinierike, si dhe njehësimin dhe lëvizjen e lirë të profesionistëve midis dy vendeve, me qëllim të përfitimit të gjerë publik dhe atij te profesionistëve.

Sot në Tiranë, në ambientet e “Hotel Tirana International” u zhvillua takimi midis SHOSHIK dhe Odës së Inxhinierëve të R...
09/10/2025

Sot në Tiranë, në ambientet e “Hotel Tirana International” u zhvillua takimi midis SHOSHIK dhe Odës së Inxhinierëve të Republikës së Kosovës( OIRK) me bordet drejtues respektivë.
Qëllimi:
Bashkëpunim afatgjatë me qëllim unifikimin e shërbimeve inxhinierike në Shqipëri dhe Kosovë, ushtrimi i aktiviteteve në dy vendet tona në respektim të standardeve, normave të etikës, dhe kodit të deontoligjisë,rritjes së nivelit profesional dhe sigurisë profesionale.
Tashmë Kosova është një hap përpara nesh sepse Kuvendi i Republikës së Kosovës e ka miratur ligjin per krijimin e Odës (Urdhërit)të inxhinierëve, i cili tashmë është i krijuar dhe ka filluar të ndërsa në Shqipëri, ka një nismë ligjvënëse për krijimin e Urdhërit Profesional te Inxhinierit (UPI) të filluar nga legjislacioni i kaluar, dhe ende nuk është e qartë se kur Parlamenti i sapo formuar do ta përfundojë ate.
Nga ky takim u ra dakord që në vijim të arrijmë në një marrëveshje zyrtare bashkëpunimi për të cilën u përcaktuan edhe koordinatorët z.Gëzim Beqaj, Sekretar i Përgjithshëm i SHOSHIK dhe z.Arsim Racupa, Kryetar i Odës së Inxhinierëve të Repubikës së Kosovës - OIRS.

Homazh per Inxhinierin e nderuar, Z.Murat Klosi, i cili do t’i mungojë komunitetit te inxhinierëve Shqiptarë. SHOSHIK sh...
10/02/2025

Homazh per Inxhinierin e nderuar, Z.Murat Klosi, i cili do t’i mungojë komunitetit te inxhinierëve Shqiptarë. SHOSHIK shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të një prej inxhinierëve më të mirë, e me kontribut të vyer për inxhinierinë e vendit tonë. Me anë të këtij homazhi nga anëtari i Bordit Drejtues të SHOSHIk, Dr.Vladimir Agalliu, shprehim mirënjohjen për kontributin e Ing.Murat Klosi për inxhinierinë dhe Kombin Shqiptar.

Përfaqësuesit e SHOSHIK gjatë një takimi  prezantues të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë ASIO, e specializuar për t...
13/06/2024

Përfaqësuesit e SHOSHIK gjatë një takimi prezantues të zhvilluar me përfaqësues të kompanisë ASIO, e specializuar për trajtimin e ujit të pijshëm, ujërave të ndotur dhe ajrit. Kompania Asio me qendër në Çeki,ofron teknologjinë dhe shërbimin e trajtimit të ujërave me profesionalizëm dhe garanci të plotë për tregun. ASIO vjen në tregun Shqiptar si përfaqësi ekskluzive e JON sh.p.k.

The representatives or AACE during the introductory meeting held with the representatives of ASIO, specialized on the treatment of potable water, waste waters and air. ASIO with headquarters in the Czech Republic, offers the technology and service for the water treatment with high professionalism and full warranty for the market. ASIO comes into the Albanian market as an exclusive representation of JON sh.p.k.

Sekretari i Përgjithshëm i SHOSHIK, ing.Gëzim Beqaj, në një intervistë për RTSH24, ka dhënë detaje lidhur me situatën ak...
17/05/2024

Sekretari i Përgjithshëm i SHOSHIK, ing.Gëzim Beqaj, në një intervistë për RTSH24, ka dhënë detaje lidhur me situatën aktuale për krijimin e Urdhërit Profesional të Inxhinierit në Shqipëri, mënyrën e zhvillimit të këtij procesi, si dhe ka theksuar domosdoshmërinë e përfundimit me sukses të këtij procesi.

RTSH 24 është një kanal informativ i paketës së RTSH. Informacionet vijnë në kohe reale nga gazetarët dhe lidhjet direkte nga terreni. Lidhje direkte për pol...

Anëtari i Bordit të SHOSHIK, Z.Erald Kërluku, i ftuar në Fax News, argumentoi mbi shkaqet e zjarrit në fasadën e ventilu...
25/09/2023

Anëtari i Bordit të SHOSHIK, Z.Erald Kërluku, i ftuar në Fax News, argumentoi mbi shkaqet e zjarrit në fasadën e ventiluar të pallatit.

Follow Fax News Albania Subscribe To Fax News on YouTube Channel HERE: https://www.youtube.com/channel/UCXdFDrI4f3ToxD-YfdvJ0Hw F...

Zëvendës Presidenti i SHOSHIK, Z.Fatos Tusha, i ftuar në Top News lidhur me ngjarjen e zjarrit në fasadën e ventiluar të...
25/09/2023

Zëvendës Presidenti i SHOSHIK, Z.Fatos Tusha, i ftuar në Top News lidhur me ngjarjen e zjarrit në fasadën e ventiluar të një pallati, analizoi shkaqet e ngjarjes, dhe theksoi nevojën e disiplinimit të faktorit inxhinierik në Shqipëri, si dhe krijimin e "Urdhërit Profesional të Inxhinierit".

Fatos Tusha inxhinier i ftuar në Breaking diskuton në lidhje me zjarrin në Tiranë."Breaking me Fiori Dardha", është emisioni më i ri informativ që nis në 4 s...

Sekretari i Përgjithshëm i SHOSHIK, Z.Gëzim Beqaj, i intervistuar nga Ora News, argumenton për domosdoshmërinë e krijimi...
25/09/2023

Sekretari i Përgjithshëm i SHOSHIK, Z.Gëzim Beqaj, i intervistuar nga Ora News, argumenton për domosdoshmërinë e krijimit të "Urdhërit Profesional të Inxhinierit" në Shqipëri, duke marrë shkas edhe nga ngjarja më e fundit e zjarrit fasadën e ventiluar të një pallati. Ngjarja në fjalë vuri edhe një herë në dukje domosdoshmërinë për disiplinimin dhe mirëorganizimin e faktorit inxhinierik shqiptar, me qëllim që të ofrohen shërbime inxhinierike sa më profesionale dhe të standardizuara konform rregullave dhe normave të BE-së për publikun shqiptar.

Për më shumë lexoni në:Follow Televizionin Ora NewsWebsite: www.oranews.tvYoutube http://bit.ly/2DDddtL...

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Shoqata Shqiptare e Inxhinierëve Konsulentë:

Shortcuts

Share

Nearby engineering companies