Operatori i Sistemit te Transmetimit - OST

Operatori i Sistemit te Transmetimit - OST OST kryen funksionet e Operatorit të Rrjetit të Transmetimit, Operatorit te Sistemit te Dispeçimit dhe Operatorit të tregut.

Sistemi i transmetimit të energjisë elektrike në Shqipëri drejtohet nga Operatori i Sistemit të Transmetimit (OST sh.a), një shoqëri publike me 100% të aksioneve shteterore. OST është krijuar me datën 14/07/2004, si rezultat i reformimit dhe ndarjes së Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare, nga një shoqeri e organizuar vertikalisht me funksione të gjenerimit, transmetimit dhe Shpërndarjes së ene

rgjisë elektrike, në tre shoqëri të veçanta. OST garanton kapacitetet e nevojshme transmetuese për:

(i) furnizimin e pa ndërprerë me energji elektrike të nënstacioneve të sistemit të shperndarjes (CEZ shperndarje) dhe konsumatorëve të energjise elektrike të lidhur direkt në rrjetin e transmetimit,

(ii) transmetimin e energjise elektrike të prodhuar nga burimet e vendit,

(iii) si dhe për tranzitet dhe shkembimet e nevojshme me vendet e rajonit. OST zhvillon sistemin e transmetimit në përputhje me kërkesat afatgjata të furnizimit të vendit me energji elektrike, me planet e zhvillimit të burimeve të reja të energjisë elektrike dhe koordinon zhvillimin e rrjetit të interkoneksionit me vendet fqinje. OST dispeçeron sistemin elektroenergjetik nëpërmjet menaxhimit të flukseve të energjisë në sistem duke marrë parasysh realizimin e të gjitha shërbimeve ndihmëse që lidhen me qëndrueshmerinë e sistemit si dhe shkëmbimet me sistemet e tjera. Një rol i rëndësishëm ështe dhe ai i Operatorit të tregut të energjisë elektrike, funksionet e të cilit po zgjerohen gradualisht me hapat që po hidhen për krijimin e nje tregu të lirë të energjise elektrike në Shqipëri, si dhe integrimin e këtij tregu në tregun rajonal të energjisë elektrike.

Address

Autostrada Tirane/Durres, Km 9
Tirana
1000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Operatori i Sistemit te Transmetimit - OST posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Operatori i Sistemit te Transmetimit - OST:

Share

Category