Gener 2

Directions Website Contact the business

Gener 2 This is the official facebook account of Gener 2 sh.p.k: http://www.gener2.al/

Gener 2 has established itself as a prestigious construction and development company in Albania, with almost twenty years of experience. We took our first steps just as Albania was taking its first steps toward democracy and a free market economy, and we have contributed to the development of the country with our projects. The core product and service portfolio of Gener 2 consists of general residential and commercial construction, public works projects, civil engineering,
energy, telecommunication, and retail. Currently, we have on-going projects in numerous locations nationwide and we combine knowledge, skill, experience, and commitment in every job to deliver them exceptionally and successfully. Gener 2 has also invested in the retail industry and now operates Coin, the Italian department store and the only one of its kind in Albania. We are further expanding our retail portfolio through the Toptani Plaza, the largest and most modern shopping and entertainment center in the heart of Albania’s capital, Tirana. Gener 2 strives to maintain the highest levels of professionalism, integrity and fairness in its relations with clients, contractors, subcontractors, employees and suppliers. While we work for governmental, public, and private clients, our projects help build and develop local economies and improve the quality of life of Albanians.

16/10/2026

Në kuadër të Tetorit Rozë, Gener 2 do të mbulojë koston e ekzaminimit të gjirit për të gjitha punonjëset e grupit, duke i mbështetur që të kujdesen për shëndetin dhe mirëqenien e tyre.🎀

Për ne, secila prej jush është pjesë e rëndësishme e kompanisë dhe e çdo projekti që ndërtojmë. Ju jemi mirënjohës për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin tuaj.

Gener 2 respekton të drejtën për protestë paqësore si pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike.Por ushtrimi i kësaj t...
15/10/2026

Gener 2 respekton të drejtën për protestë paqësore si pjesë thelbësore e një shoqërie demokratike.

Por ushtrimi i kësaj të drejte duhet të garantojë sigurinë e qytetarëve dhe punonjësve, si dhe mbrojtjen e pronës publike dhe private.

Zhvillimet e fundit na shqetësojnë për sigurinë e njerëzve, dëmtimin e pronës private dhe vijimësinë e aktivitetit ekonomik, duke sjellë drejtëpërdrejtë pasoja për mijëra punonjës, familjet e tyre, klientët dhe partnerët tanë.

Si një shoqëri që në të shkuarën e në të sotmen, ka pësuar dëme nga akte vandalizmi, e konsiderojmë të domosdoshme marrjen e masave të menjëhershme për parandalimin e situatave që po rrezikojnë njerëzit dhe pronën.

I bëjmë thirrje institucioneve ligjzbatuese të veprojnë pa vonesë, me përgjegjshmëri, profesionalizëm dhe maturi, në përputhje me ligjin dhe me respekt të plotë për të drejtat e qytetarëve.

Gener 2 mbetet e përkushtuar ndaj përgjegjësive të saj si punëdhënës për mbrojtjen e punonjësve dhe si investitor për përmbushjen e detyrimeve ndaj klientëve e partnerëve, ku njëjtë siç presim që institucionet përgjegjëse të garantojnë kushtet e sigurisë për vijimin e aktivitetit, ashtu edhe që e drejta për protestë paqësore të respektohet plotësisht.

Lexoni deklaratën e plotë në: www.gener2.al/news

"Puna ime në kompleksin Orbital është një nga eksperiencat më të rëndësishme në rrugëtimin tim profesional në Gener 2.Të...
07/10/2026

"Puna ime në kompleksin Orbital është një nga eksperiencat më të rëndësishme në rrugëtimin tim profesional në Gener 2.

Të punosh në kantier të jep mundësinë të zbatosh në praktikë njohuritë e tua dhe të zhvillosh më shumë aftesitë teknike. Jam mirënjohëse për ekipin dhe për gjithçka që ky projekt më ka mësuar si inxhiniere." - Ardisa Gjongecaj

Nëse je inxhinier i ri dhe synon të punosh në projekte moderne, bashkohu edhe ti në Gener 2! Informohu për pozicionet e reja në: www.gener2.al/category/job-openings

01/10/2026

Bypass-i i Vlorës, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore në jug të Shqipërisë e ndërtuar nga Gener 2!

Shiko videon me Erjon Sadrijan, drejtuesin e Departamentit të Projekteve i cili tregon sfidat dhe impaktin e madh ekonomik dhe social që ka si për qytetin bregdetar, si dhe për fshatrat përreth dhe për të gjithë jugun e vendit.

Projekti është pjesë e "Korridorit Blu" dhe mundëson lidhjen e Bypass-it të Fierit me bregdetin e jugut. Me një gjatësi prej 29 km dhe me 3 ura, ky korridor shkurton kohën e udhëtimit, rrit sigurinë dhe lehtëson lëvizjen drejt jugut për të gjithë.

Nëse synon të punosh në projekte moderne ndërtimi, apliko tani në Gener 2!Rei, është një nga inxhinierët e rinj që po pu...
30/09/2026

Nëse synon të punosh në projekte moderne ndërtimi, apliko tani në Gener 2!

Rei, është një nga inxhinierët e rinj që po punon tek kompeksi ynë Orbital tek Bulevardi i Ri. Si ai, na janë bashkuar shumë inxhinierë dhe profesionistë të rinj që duan të punojnë në projektet tona të ndërtimit dhe infrastrukturës.

Shiko 4 pozicionet vakante tani dhe nëse i plotëson kriteret, mund të jesh ti kandidati që po kërkojmë: www.gener2.al/category/job-openings

Apliko tani duke dërguar CV-në në: [email protected]
📆 Afati i fundit i aplikimit: 7 Tetor 2026

Pjesëmarrja e grave në bordet drejtuese nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore. Është pjesë e kulturës sonë ku talen...
25/09/2026

Pjesëmarrja e grave në bordet drejtuese nuk është vetëm çështje e barazisë gjinore. Është pjesë e kulturës sonë ku talenti, kompetenca dhe lidershipi krijojnë mundësi të barabarta për zhvillim.

Në kuadër të programit Women on Boards Albania WOB-AL, një nga drejtueset e Gener 2, Ledi Hysenj, Drejtore e Lejeve dhe Standardeve, mori pjesë në trajnimin ekzekutiv për zhvillimin e lidershipit të grave.

“50% e pozicioneve drejtuese në kompaninë tonë drejtohen nga femrat. Dhe mendoj që femra është një katalizator shumë i mirë në marrjen e vendimeve efektive” shprehet ajo.

Përgjatë 30 viteve, Gener 2 ka investuar në kapitalin njerëzor duke u ofruar punonjësve mbështetje dhe mundësi për t’u zhvilluar brenda kompanisë. Dhe ky program vendos theksin te fuqizimi dhe zhvillimi i potencialit që femrat kanë në jetën profesionale dhe në proceset vendimmarrëse.

Përgjatë tri dekadave kemi ndërtuar projekte moderne që pasqyrojnë vizionin dhe cilësinë e Gener 2 si kompani lider në s...
24/09/2026

Përgjatë tri dekadave kemi ndërtuar projekte moderne që pasqyrojnë vizionin dhe cilësinë e Gener 2 si kompani lider në sektorin e ndërtimit në vend.

Dhe do të vijojmë modelin e ndërtuar prej tre dekadash, duke i përshtatur projektet tona me mënyrat e reja të të jetuarit dhe me zhvillimin e tregut shqiptar të pasurive të paluajtshme.

Lexoni artikullin e plotë në: www.monitor.al/tri-dekada-duke-udhehequr-sektorin-e-ndertimit-ne-shqiperi/

Tregu i pasurive të paluajtshme në Shqipëri, veçanërisht në Tiranë, është transformuar gjatë viteve të fundit, nga thjesht m² ndërtim, në një paketë kërkesash komplekse, si cilësia e ndërtimit, efikasiteti energjetik/akustik, artitektura, vendndodhja dhe elemente të tjera që përcaktojnë më saktë vlerën e pronës.
Lexo më shumë: https://monitor.al/tri-dekada-duke-udhehequr-sektorin-e-ndertimit-ne-shqiperi/

Kur isha e vogël më pëlqente të ndërtoja me Lego. Sot, si inxhiniere, ndërtojmë projekte të mëdha: rezidenca që përmirës...
24/09/2026

Kur isha e vogël më pëlqente të ndërtoja me Lego. Sot, si inxhiniere, ndërtojmë projekte të mëdha: rezidenca që përmirësojnë qytetin dhe shtëpi ku njerëzit jetojnë momentet më të bukura me familjet e tyre.

Klevisa, së bashku me shumë inxhinierë dhe staf të kualifikuar po punojnë tek rezidenca jonë Orbital Apartments, duke e kthyer vizionin e një projekti modern në një realitet të prekshëm.

Orbital Apartments ndodhet në Bulevardin e Ri, me një vendndodhje strategjike që ju lidh lehtësisht me çdo destinacion të kryeqytetit. Një kompleks i ri me arkitekturë moderne, standarde të larta dhe apartamente komode për çdo familje.

Mëso më shumë rreth kompleksit Orbital në: www.orbitalapartments.al

Jemi njohur me disa raportime mediatike lidhur me një vendimmarrje të Gjykatës së Posaçme për projektin tonë “Blue Borgo...
23/09/2026

Jemi njohur me disa raportime mediatike lidhur me një vendimmarrje të Gjykatës së Posaçme për projektin tonë “Blue Borgo”.

Për të qartësuar publikun, dëshirojmë të theksojmë se veprimet procedurale të institucioneve të drejtësisë janë pjesë normale e funksionimit të shtetit ligjor. Ato nuk provojnë pretendimet e disa banorëve të Rrjollit dhe, aq më pak, përcaktojnë përgjegjësi.

Projekti “Blue Borgo” disponon të gjithë dokumentacionin dhe lejet e miratuara nga institucionet kompetente. Ndaj kemi besim se faktet, dokumentacioni dhe procedurat institucionale do të flasin vetë.

Do të respektojmë çdo veprim të institucioneve të drejtësisë dhe, njëkohësisht, do të mbrojmë me vendosmëri investimin dhe reputacionin e kompanisë sonë.

Lexoni deklaratën e plotë në: www.gener2.al/?news=qartesim-publik-nga-gener-2

22/09/2026

Përgjatë 30 viteve, Gener 2 ka investuar në kapitalin njerëzor duke u ofruar mbi 1000 punonjësve mundësi dhe mbështetje për t’u zhvilluar brenda kompanisë.

“Gener 2 është si një familje për mua. Gener 2, është një familje për të gjithë punonjësit”, shprehet Edlira Xhemali, drejtuesja e Departamentit të Pasurive të Patundshme e cila ka mbi 20 vite eksperiencë brenda kompanisë sonë.

Bashkohu edhe ti me ne! Informohu për pozicionet tona vakante në: www.gener2.al/category/job-openings/

Address

ABA Business Center, Floor 7; "Papa Gjon Pali II" Street Tirana
Tirana

Opening Hours

Monday 08:30 - 17:00
Tuesday 08:30 - 17:00
Wednesday 08:30 - 17:00
Thursday 08:30 - 17:00
Friday 08:30 - 17:00
Saturday 08:30 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Gener 2 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Gener 2:

Shortcuts

Share