Programi i Integruar i Telemjekësisë dhe Shëndetit Elektronik në Shqipëri (PITSHE) është një program i zhvilluar nga Fondacioni Ndërkombëtar i Spitalit Elektronik Virtual (IVeH). “PITSHE” është i financuar nga USAID Shqipëri, nëpërmjet një Marrëveshjeje Bashkëpunimi që fillimisht mbulonte periudhën ndërmjet shtatorit 2009 dhe nëntorit 2011, e vijuar nga një marrëveshjeje të dytë për periudhën ndër
mjet nëntorit 2011 deri në shtator 2013 dhe fazën e tretë për periudhën tetor 2013-shtator 2015. Mbështetja e projektit realizohet nëpërmjet fondeve direkte bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit të përmendur më lart, gjithashtu dhe nëpërmjet donacioneve të ngjashme. Mbështetja e USAID Shqipëri për PITSHE-Sh tejkalon 2.1 milion USD, nga të cilat 1.7 milion USD ishin financime direkte. Ministria e Shëndetsisë në Republikën e Shqipërisë është një kontribues tjetër i rëndësishëm në PITSHE-sh, ajo bëri të mundur mjediset e programit që varjojnë nga 90 m2 deri në 800 m2. Që në vitin 2011, Ministria e Shëndetsisë po mbështet kostot operative të PITSHE-sh, përfshirë linjën e internetit, elektricitetin, ujin, sigurinë, etj. Korpusi i Inxhinierëve të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (KIUShB) kontribuon nëpërmjet rinovimit të mjediseve në të cilat është i vendosur programi. Deri në fund të 2014, të gjitha mjediset në të cilat ndodhen qendrat kombëtare dhe rajonale të telemjeksisë do të rinovohen plotësisht falë kontributit të programit humanitar të KIUShB.