“Vagalat Shpk” është një kompani , e cila I ka fillesat e saj shumë shpejt në sektorin e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve ndërtimore. Cdo gjë ka nisur në tetor të vitit 1995 ku kompania ofronte kryesisht punime topografike , pjesëmarrje në projekte të mëdha urbanistike dhe në përpunimin e hartave të pasurisë së patundshme. Kjo duke u nisur dhe nga profili akademik i një prej theme
luesve të kompanisë Sefer Hoxha i cili zotëron kualifikim në profilin e topografisë. Shërbimet e topografisë vazhduan gjer në vitet 2000 ku dy vëllezërit Sefer Hoxha dhe Pano Hoxha vendosën të zgjeronin më tej shoqërinë, e cila do të ofronte shërbime të cilat do karakterizoheshin nga standartet , cilësia dhe profesionalizmi.
“Vagalat Shpk” u zgjerua më tej në vitin 2000 duke filluar menjëherë punën në sektorin e ndërtimit dhe duke u përpjekur për të realizuar projekte madhore në infrastrukturë dhe ndërtime industriale. Shoqëria “Vagalat Shpk” operon me përgjegjësi të lartë ndaj gjithë detyrave që i parashtrohen dhe që konsistojnë në zhvillimin e projekteve shumë të rëndësishëm për ndërtimin civil. Portofoli i kompanisë zotëron shumë punë madhore , rrugë nacionale, ujësjellës dhe kanalizime si dhe objekte banesash luksoze. Shërbimet do të vazhdojnë të ofrohen në cdo fushë në të cilën duhet eksperienca ndërtimore , infrastrukturore, integriteti si dhe profesionalizmi i punës së standarteve të larta.