13/05/2026
Simulime CFD për Data Center
Në Elite Engineering Studio, po zgjerojmë gjithnjë e më shumë përdorimin e metodave të avancuara të analizës për projektimin dhe optimizimin e sistemeve mekanike në Data Centers.
Në projektet e fundit, kemi zhvilluar simulime të shperndarjes së ajrit, shpërndarjes së temperaturës dhe sjelljes së ajrit dergim/kthim në ambiente me ngarkesa të larta serverash.
Këto simulime na ndihmojnë të kuptojmë më qartë:
- shpërndarjen reale të temperaturës në dhomë
- efektivitetin e shperndarjes se ajrit të ftohtë
- rrugën e kthimit të ajrit të ngrohtë
- zonat me rrezik për hot spots
- performancën e njësive CRAH/CRAC
- ndikimin e pozicionimit të kabineteve dhe pajisjeve ftohëse
Qëllimi ynë nuk është vetëm të projektojmë sisteme HVAC, por të ofrojmë zgjidhje më të sigurta, më të kontrolluara dhe më efikase për ambiente kritike si Data Centers.
Jemi gjithashtu të lumtur që po bashkëpunojmë me kompani lider në instalimin dhe integrimin e serverave për Data Centers, duke kombinuar eksperiencën e tyre në infrastrukturën IT me ekspertizën tonë në projektimin mekanik, ftohjen dhe analizën termike.
Këto metoda na ndihmojnë të marrim vendime më të sakta që në fazën e projektimit, duke reduktuar rrezikun e problemeve gjatë funksionimit dhe duke përmirësuar performancën afatgjatë të sistemit.