SIBA Shpk

SIBA Shpk SIBA shpk është një ndër kompanitë e para në Shqipëri e cila operon në fushën e ndërtimit, me qëllimin kryesorë CILËSI dhe SIGURI në ndërtim.

Sikur piktorët kanë paletat e ngjyrave, ne kemi paletat e rërës. Dhe paletat paleta.
17/05/2026

Sikur piktorët kanë paletat e ngjyrave, ne kemi paletat e rërës. Dhe paletat paleta.

Dikush tha "Mirëserdhët në varrimin e Epokës së Arsyes". Dhe unë rashë pre. U ula i mërzitur dhe vazhdoj. Si del njeriu ...
21/03/2026

Dikush tha "Mirëserdhët në varrimin e Epokës së Arsyes". Dhe unë rashë pre. U ula i mërzitur dhe vazhdoj. Si del njeriu nga koha e vet. I vetmi ngushëllim që gjej është kur dikush tjetër foli "Njeriu është pak më i mirë se reputacioni i vet, dhe pak më i keq".
Pjesë nga punimet e muraturës, brezave dhe kolonave, strukturave të hekurit dhe gipseve në me .

Dërgova një dosje sot. Në të dhe CV-ja e babit. Nuk e kisha parë asnjëherë. U mallëngjeva. Perfekte! Një paragraf për nj...
19/02/2026

Dërgova një dosje sot. Në të dhe CV-ja e babit. Nuk e kisha parë asnjëherë. U mallëngjeva. Perfekte! Një paragraf për një jetë.

Një kuriozitet. Fjala e "BUKUR" ne gjuhët italiane dhe frënge e ndan origjininën në rrënjë me dhanoren "BELLŌ" të emëror...
15/05/2024

Një kuriozitet. Fjala e "BUKUR" ne gjuhët italiane dhe frënge e ndan origjininën në rrënjë me dhanoren "BELLŌ" të emërores latine "BELLUS", që do të thotë "luftë".

"Bello bellum bellorum"

Na ishte njëherë Roma, e bukura e .al me .construction

Fasada e punuar me standarin e

U mërzita kaq shumë sot në luftën e përditëshme. Fillova të rivlerësoj kthimin tim në Shqipëri ku mesa duket dëshira për...
19/04/2024

U mërzita kaq shumë sot në luftën e përditëshme. Fillova të rivlerësoj kthimin tim në Shqipëri ku mesa duket dëshira për të bashkëpunuar dhe krijuar vepra të bukura mposhtet nga paranoja dhe banaliteti si hije e rëndë e kohëve të shkuara. Dhe rashë thellë në dëshpërimin e luftës brenda vetes sa më erdhi për të qarë. E kuptoj që e kam ende tolerancën shumë të dobët për budallallëkun dhe mediokritetin dhe ndonjëherë mendoj se banaliteti duhet shtypur me dhunën dhe dhunën më të ashpër dhe se vetëm diktaturat perandorake ja dalin me këtë njerëzim. E di që e kam gabim. Por i përkas akoma Ungjillit të vjetër. Jam akoma në moshën e luftës. Dhe nuk kam arritur te mëshira. Uroj një ditë.

P.S. Por harroni një shprehje të vjetër të frëngut "Mirësia do abuzohet nga ata që nuk njohin konceptin e mirënjohjes."

Estetika e .al me .construction

Episod mendimesh personale. Ndonëse SIBA nuk ka punuar në mënyrë direkte në objektin OBC të .construction, kemi kontribu...
30/01/2024

Episod mendimesh personale. Ndonëse SIBA nuk ka punuar në mënyrë direkte në objektin OBC të .construction, kemi kontribuar në ndihmë dhe konsulencë teknike. Një ditë po ecja me një mik arkitekt dhe si shumë ide që na lindin, menduam të hapnim një revistë arkitekturore. Ndër të tjera do listonim dhe godinat më të bukura dhe më shëmtuara të Tiranës. Nuk do e tregoj kush është më e shëmtuara por le të themi që ngjyra e floririt në fasada nuk duhet të ekzistojë. Nejse, e gjitha për të thënë që besoj është mendim i përbashkët i kujtdo që e shikon se Orion Business Center është një nga godinat më të bukura të kryeqytetit. Ndoshta më e bukura në këtë ditë. Dhe ne jemi krenarë për kontributin tonë modest.

Ju kujtohet fenomeni i "ngopjes semantike". Kur e përsërit një fjalë kaq shumë herë sa për një çast i humbet fare kuptim...
22/01/2024

Ju kujtohet fenomeni i "ngopjes semantike". Kur e përsërit një fjalë kaq shumë herë sa për një çast i humbet fare kuptimi dhe bëhet vetëm zhurmë. Kështu ndihem kur kujtoj që e drejta përsëritej e përsëritej në vesh të shurdhët. Si ai oratori i drejtë i Romës, Ciceroni, që thonte "Mos e rrëzoni Republikën, do e vuani". Por për habi pushteti seç ka një veti të shkojë në duart e atyre që dinë ta abuzojnë. Deri sa të bie dhe perandoria. Siç ka rënë gjithmonë. Edhe pse ka momente që ndihem sikur ndoshta jemi ne budallenj që lozim sipas rregullave. Por teksa shoh qytetin në melankolinë e Janarit, nuk e harroj që askush nuk i shpëton dot Kohës. Nejse, nuk çuditem më që kur mësova se gjysma e njerëzve nuk paskan dialog të brendshëm në mendje. Sado e frikshme do doja ta provoja një herë të vetme atë qetësi absolute.

Bukuria e .al me .construction

Po mendoja për gjuhën e punës. Është gjuhë themelore. E dyta pas luftës. Por një luftë në vetvete. Dhe është një nga vës...
13/01/2024

Po mendoja për gjuhën e punës. Është gjuhë themelore. E dyta pas luftës. Por një luftë në vetvete. Dhe është një nga vështirësitë e zhvillimit njerëzor që duhet ta tejkalojmë. Dhe do e kuptojmë që nuk ka rëndësi sistemi, ka vetëm njeriu. Dhe se çdo sistem funksionon me njerëzit e drejtë.

Vera përpara dimrit në .al me .construction, duke pritur verën pas dimrit.

Ju prezantoj me 427 tabelat analitike të kostove të zhvilluara ndër vite nga SIBA. Ndërtimi i një programi të saktë anal...
08/01/2024

Ju prezantoj me 427 tabelat analitike të kostove të zhvilluara ndër vite nga SIBA. Ndërtimi i një programi të saktë analize është punë 5 vjeçare e udhëhequr nga Ing. Cimi. Janë zbërthyer dhe llogaritur të gjitha etapat dhe nën-zërat e punimeve duke reflektuar të gjitha ndryshimet dhe specifikimet moderne dhe duke u bazuar në metodologjitë përkatëse që SIBA ka shkruar dhe zhvilluar si PIONIERE e metodologjive të sakta të zbatimit.

Rruga e gjatë dhe e vështirë. Por në fund të ditës përpiqem të shoh më larg. Dhe më vjen në mendje  2 Timoteu 4:7:"E kam...
07/01/2024

Rruga e gjatë dhe e vështirë. Por në fund të ditës përpiqem të shoh më larg. Dhe më vjen në mendje 2 Timoteu 4:7:
"E kam luftue luftën e drejtë. E kam mbarue rrugëtimin. E kam rujt besimin"

Address

Tirana
1023

Opening Hours

Monday 09:00 - 16:00
Tuesday 09:00 - 16:00
Wednesday 09:00 - 16:00
Thursday 09:00 - 16:00
Friday 09:00 - 16:00
Saturday 09:00 - 16:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when SIBA Shpk posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to SIBA Shpk:

Share