05/08/2026
HUNTSMAN Building Solutions 🌍 Izolimi inteligjent që mbron shtëpinë dhe mjedisin
Një ndërtim i qëndrueshëm fillon nga themelet.💪
Mbrojtja e themeleve është një nga elementët më kritikë për jetëgjatësinë dhe performancën e çdo ndërtese.
EcoStar Insulation Albania realizoi një sistem të integruar hidroizolimi dhe termoizolimi, duke përdorur teknologjitë më të avancuara në treg.
🔹 Hidroizolimi me poliurea
U aplikua një membranë poliurea me performancë të lartë, e cila krijon një shtresë monolitike, pa fuga, me rezistencë të shkëlqyer ndaj ujit, lagështisë dhe faktorëve agresivë të mjedisit.
🔹 Termoizolimi me Spray Polyurethane Foam (SPF)
Mbi sistemin hidroizolues u aplikua spray foam me qeliza të mbyllura, duke siguruar izolim termik superior, eliminimin e urave termike dhe mbrojtje afatgjatë të strukturës.
Për këtë projekt u përdorën materiale të prodhuara nga HUNTSMAN Building Solutions, një nga kompanitë lider në botë në zhvillimin e teknologjive të poliuretanit dhe poliureas, e njohur për cilësinë, inovacionin dhe performancën e provuar në mijëra projekte ndërkombëtare.
EcoStar Insulation Albania ofron zgjidhje të certifikuara për hidroizolim dhe termoizolim, duke përdorur teknologji moderne dhe materiale premium për projekte që kërkojnë cilësi, besueshmëri dhe performancë afatgjatë.