Vila-L Group

Vila-L Group Vila-L sh.p.k was first founded in 2002. Up to today we have built 7 residential buildings in Tirana.

Our 20 years of experience in delivering high profile engineering and architectural projects, makes us one of Tirana’s leading construction firms.

Filluan sh*tjet për objektin Vila-L pranë Shkolla “Bajram Curri”, Allias, Tiranë.
20/08/2024

Filluan sh*tjet për objektin Vila-L pranë Shkolla “Bajram Curri”, Allias, Tiranë.

02/06/2024
03/03/2024
Filluan sh*tjet për objektin Vila-L në Insitut, Kamëz.
18/02/2024

Filluan sh*tjet për objektin Vila-L në Insitut, Kamëz.

Vazhdojmë punimet në kompleksin në Podgoricë, Mal të Zi. Në bashkëpunim me kompaninë Rafaelo Group.
15/01/2024

Vazhdojmë punimet në kompleksin në Podgoricë, Mal të Zi.

Në bashkëpunim me kompaninë Rafaelo Group.

Objektet e ndërtuara nga kompania jonë, planifikohen nga ne që në hapat e para të projektimit arkitektonik e deri tek ko...
27/09/2022

Objektet e ndërtuara nga kompania jonë, planifikohen nga ne që në hapat e para të projektimit arkitektonik e deri tek konstruksioni dhe zbatimi i tij në detaje. Në vitet e ardhshme kompania jonë synon zgjerimin e saj me projektin e kapanoneve të cilat do ti shërbejnë kompanisë në prodhimin e dritareve, dyerve, magazinimin e materialeve të ndërtimit, parkimin e makinerive të ndërtimit dhe akomodimin e punëtorëve.

Një nga projektet tona të fundit është një pallat 6 katësh i cili aktualisht është në proçes ndërtimi. Ky pallat ndodhet...
26/09/2022

Një nga projektet tona të fundit është një pallat 6 katësh i cili aktualisht është në proçes ndërtimi. Ky pallat ndodhet në zonën e Astirit.

Pallati përmban 50 apartamente të organizuara në dy shkallë, të cilat janë të ndriçuara natyralisht. Fasada e objektit është e veshur me polisterol dhe tullë e plotë silikat 12 cm e trashë që përdoret për izolim, duke bërë që performanca energjitike e këtij objekti të jetë mjaft e lartë. Përveç materialeve cilësore të perdorura në këtë objekt, arkitektura e tij karakterizohet me dritaret e larta franceze, ballkonet konsol dhe verandat e bollshme në katin e parë, të katërt dhe të pestë. Profilet PVC (plastika) të përdorura për dritaret e larta dhe vetratat e objektit janë të importuara nga kompani lider nga Gjermania. Dritaret dhe vetratat japin ndriçim të bollshëm hapësirave si rrjedhojë e dimensioneve të mëdha, gjithashtu ofrojnë veti të mira akustike dhe termike.

Së fundmi, hapësirat e jashtme të projektit ofrojnë siperfaqë të mëdha të gjelbërta dhe një kënd lojrash për fëmijët.

Kompleksi rezidencial më i madh i ndërtuar deri tani nga Vila-L ndodhet në zonën e Astirit. Punimet për këtë projekt kan...
20/09/2022

Kompleksi rezidencial më i madh i ndërtuar deri tani nga Vila-L ndodhet në zonën e Astirit. Punimet për këtë projekt kanë nisur në vitin 2019 duke filluar me projektimin arkitektonik e deri tek zbatimi në detaje i tij. Objekti do përfundojë në muajt e parë të vitit 2023.

Pallati ka një sipërfaqe ndërtimi prej 43.000 m2 e shpërndarë në 360 apartamente, 350 garazhe dhe hapësira komerciale në katin përdhe. Projekti arkitektonik i këtij pallati e ndan atë në 6 shkallë, ku 5 prej tyre kanë ndriçim natyral.

Ky kompleks rezidencial ka disa veçanti, ku ja vlejnë të përmenden: planimetritë e rregullta të apartamenteve, ballkonet me sipërfaqe të bollshme dhe hapësirat e përbashkëta si: parku i gjelbërt i pallatit, korridoret standarte dhe holli pritës.

Përveç cilësive arkitektonike, për realizimin e këtij projekti janë përdorur materialet më cilësore në treg duke e bërë jetesën e banorëve të ardhshëm të kësaj rezidence sa më komode dhe të sigurt.

Iballe Guesthouse nga Vila-L është ndërtuar në vitin 2020, si një iniciativë për të promovuar vendin tonë të origjinës d...
24/07/2022

Iballe Guesthouse nga Vila-L është ndërtuar në vitin 2020, si një iniciativë për të promovuar vendin tonë të origjinës dhe traditat e tij përmes turizmit. Bujtina ndodhet në fshatin e Iballes, Pukë.

Punimet për të përfunduar këtë projekt kanë zgjatur dy vite, kjo për shkak të kushteve të vështira të dimrit dhe të largësisë së fshatit nga Tirana për të mundësuar materialet dhe krahun e punës. Kjo sfidë për ti sjellë fshatit mbështetjen e duhur për turizëm dhe zhvillim u realizua me kujdesin më të madh nga ana jonë.

Pjesë e konceptit të kësaj ndërtese qe realizimi i një bujtine me elemente arkitekture të kullave veriore prej guri. Muret e bujtinës janë 60 cm të trasha ku 25 cm jane gurë, 5 cm polisterol dhe 25 cm mur tulle. Një element tjetër i veçantë i perdorur në këtë projekt qe gdhendja e gurit në fasadë dhe pjesë të tjera të projektit e cila u realizua nga mjeshtra të gurit. Interiori i bujtinës është realizuar me punime të drurit të ahut dhe pishës suedeze.

Sot bujtina operon me 10 dhoma ku secila prej tyre është e pajisur me tualetin perkatës, një dhomë ndenje të përbashkët dhe së fundmi një restaurant i cili shpalos kulinarinë tradicinale të veriut të Shqipërisë por jo vetëm.

Iballe Guesthouse

Address

Rruga Sokrat Miho, Pallati Vila-L
Yzberisht
1052

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00
Saturday 08:00 - 12:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Vila-L Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share