Pro ARCH

Pro ARCH Pro ARCH është një studio moderne e arkitekturës për projektim dhe punë ndërtimore.

14/04/2026
📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËMTë nderuar qytetarë,Ju rikujtojmë rëndësinë e kryerjes me kohë të pagesës së taksës prej 100 € pë...
01/04/2026

📢 NJOFTIM I RËNDËSISHËM

Të nderuar qytetarë,

Ju rikujtojmë rëndësinë e kryerjes me kohë të pagesës së taksës prej 100 € për procedurat e legalizimit.

⏳ Afati për pagesë është 30 ditë nga momenti i pranimit të njoftimit.

✅ Përparësitë e pagesës në kohë:

● Vazhdim i rregullt i procedurës së legalizimit
● Shmangie e ndalesave mbi pronën
● Pa kosto shtesë (kamata, gjoba, përmbarim)
● Siguri juridike dhe përfundim më i shpejtë i procesit

❌ Pasojat e mos pagesës në afat:

● Vendosje e ndalimit për disponimin e pronës
● Fillimi i procedurës së përmbarimit (mbledhje e detyrueshme)
● Rritje e shpenzimeve shtesë
● Vonesa ose bllokim i procesit të legalizimit

📌 Kujdes: Edhe nëse statusi i objektit është përditësuar pozitivisht, pagesa mbetet detyrim i domosdoshëm për përmbylljen e procedurës.

👉 Kryeni pagesën në kohë dhe shmangni problemet e panevojshme!

LAJMËRIMNjoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për legalizimin e shtëpive/objekteve sipas ligjit të ri në fuqi “...
12/03/2026

LAJMËRIM

Njoftohen të gjithë qytetarët që kanë aplikuar për legalizimin e shtëpive/objekteve sipas ligjit të ri në fuqi “Ligji për kushtet e veçanta për evidentimin dhe regjistrimin e të drejtave mbi pasuritë e paluajtshme” (Svoj na svome), se kanë filluar të shpërndahen njoftimet dhe udhëzimet e para zyrtare për hapat e radhës të procedurës së legalizimit.

Të gjithë aplikuesit rekomandohen që të kontrollojnë rregullisht njoftimet e pranuara dhe të paraqiten pranë institucioneve përkatëse ose të ndjekin udhëzimet e dhëna në dokumentet që do t’u dorëzohen, me qëllim që procedura të vazhdojë në kohë dhe sipas kërkesave të përcaktuara me ligj.

Për çdo paqartësi apo informacion shtesë, qytetarët mund të drejtohen pranë zyrës tonë dhe të kërkojnë këshillim profesional për përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm.

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.

09/02/2026

Çka pas aplikimit?

Pasi të keni aplikuar, agjencioni për planifikim hapësinor dhe urbanizëm e Republikës së Serbisë mund të lëshojë një çertifikatë regjistrimi të të drejtave të saj nëse të gjitha fushat janë plotësuar ashtu siç është kërkuar, ose t'ju njoftojë për fushat e paplotësuara brenda lëndës aplikuese. Në rast të mangësive teknike në aplikim, aplikanti do të njoftohet për t'i plotësuar apo edhe ndryshuar ato brenda një afati kohor prej 30 ditëve. Nëse të dhënat janë të pasakta ose vendimi është negativ, agjencioni për planifikim hapësinor dhe urbanizëm e Republikës së Serbisë do të njoftojë menjëherë elektronikisht aplikantin dhe administratën komunale gjegjësisht drejtoratin për punë të inspekcionit.

06/12/2025

LAJMËRIM

Nga dita e Hënë, më datë 08.12.2025, fillon procedura e re për aplikimin e legalizimeve të të gjitha objekteve të ndërtura më herët pa dokumentacion përkatës. Aplikimi zgjatë vetëm 60 ditë dhe përfundon më datë 05.02.2026.
Ne si studio ofrojmë mbështetje të plotë në rregullimin e dokumentacionit përkatës gjatë këtij aplikimi.

23/10/2025

LAJMËRIM

Dje më datë 22.10.2025 në kuvendin e Republikës së Serbis, është miratuar ligji i ri për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi. Pas miratimit, ditëve në vijim ky akt ligjor do t'i dërgohet presidentit ku do të nxjerrw një dekret ligjor në afat prej 15 ditëve nga dita e votimit. Vetëm pas miratimit të dekretit, ligji publikohet në Gazetën Zyrtare, gjë që është e nevojshme që ligji të bëhet ligjërisht i detyrueshëm dhe të hyjë në fuqi.

21/09/2025

LAJMERIM

Sot më datë 21.09.2025, në një konferencë për shtyp persidenti i Serbis ka paralajmeruar se është në përgaditje e sipër ligji i ri për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi. Ligji në fjalë parashef procedurë më të përshpejtuar të thjeshtë dhe jo të komplikuar, kohë rekord deri në marrjen e vendimit përfundimtar më së voni deri në 60 ditë, si dhe më kryesorja lehtësime në pagesat e taksave e cila do të jetë vetëm 100€ për objekt.
Ky ligj ka për qëllim legalizimin e 4,8 milion objekteve të ndërtuara pa leje ndërtimi deri në fund të këtij viti si dhe rritja e të ardhurave nga pagesat për tatim në pronë.

12/04/2025

Address

Bora Vukmirovic 021
Presevo
17523

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 08:00 - 18:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pro ARCH posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pro ARCH:

Share