21/09/2025
Ligji i ri për legalizim – objektet mund të legalizohen me vetëm 100 euro Taksa
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar një ligj të ri me të cilin qytetarëve do t’u jepet përsëri mundësia që të legalizojnë objektet e ndërtuara pa leje, me një pagesë simbolike prej vetëm 100 eurosh.
Sipas tij, me këtë çmim do të mund të legalizohen shtëpitë dhe objektet tjera private, ndërsa për ndërtesat më të mëdha, kryesisht në qendra urbane, tarifa do të arrijë deri në 1.000 euro për objekt.
Vuçiq prezantoi pikat kryesore të ligjit të ri:
📌 Legalizimi për 70% të objekteve – vetëm 100 € (jo për m², por për gjithë objektin)
📌 Në qytete – çmimi maksimal 1.000 € (p.sh. për banesa të mëdha në qendër)
📌 Në fshatra – 100 € për gjithçka (shtëpi, stallë, magazinë, deri në 500 m²)
📌 Procesi do të jetë digjital dhe i përshpejtuar
📌 Qëllimi – zgjidhja e pronësisë dhe rritja e të ardhurave nga tatimet
Ky ligj pritet të lehtësojë legalizimin për një numër të madh qytetarësh që deri më tani nuk kanë mundur të rregullojnë statusin e objekteve të tyre.