23/12/2025
Mbyllja e Sezonit 2025
Sonte shënuam përmbylljen e sezonit 2025 së bashku me kolektivin e Ndërmarjes Ndërtimore DOGA. Një mbrëmje e thjeshtë, por plot mirënjohje për punën, angazhimin dhe sukseset që arritëm gjatë vitit.
Falënderojmë ekipin tonë për përkushtimin dhe profesionalizmin gjatë vitit, si dhe investitorët e bashkëpunëtorët për besimin e vazhdueshëm.
Shihemi vitin e ardhshëm me projekte të reja, sfida të reja dhe me të njëjtin përkushtim për cilësi!
-Ndërmarja Ndërtimore DOGA