16/01/2025
🔴 Bekim Jashari reagon ashper pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Postimi i plotë:
"Deri kur kështu?
25 vite pas çlirimit të vendit,
17 vite shtet.
Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:
“Veriun e vendit”
Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.
“Institucionet paralele”
S’ka marrë leje, ska urdhër të Prokurorit.
S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale.
Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.
Nuk kam fjalë për t’u shprehur.
Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?
Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi,
njëjt si unë sot:
“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashk dy shqiptarë”
Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!
Lavdi dëshmorëve të UÇK-së 🇦🇱", ka shkruar Jashari