Aluflor Construction Group është një Partner Strategjik i kompanive Gjermane të cilat kanë zhvilluar teknologjinë më të përparuar të materialeve dhe sistemeve të fasadave, duke realizuar projekt-referencat më të mëdha në të gjithë botën. Prej më shumë se një dekadë eksperiencë në tregun Shqiptar dhe me një portofol mbresëlënës për të gjitha nevojat dhe kerkesat tuaja, Aluflor eshte zgjedhja eksluz
ive në projektimin dhe zbatimin e fasadave të ndërtesave për të garantuar kursimin maksimal te energjisë nëpermjet fasadës dhe kthimin e parave te shpenzuara në një kohe optimale. Me Aluflor keni një partner për të gjitha zgjidhjet si projektimi, konsulenca dhe zbatimi ku çdo fazë kalon nëpërmjet ekspertizës dhe çertifikimit nga partnerët gjermanë. Eksperienca ndër vite e Aluflor ka grumbulluar një bazë të dhënash, proçedurash dhe zgjidhjesh për problematika nga më komplekset duke lehtësuar proçesin e projektimit, konsulencës dhe zbatimit nëpërmjet praktikave të sigurta. Nëse zgjidhni Aluflor, keni kursyer që në ditën e parë pasi gjithë ekspertiza ndër vite dhe specialistët gjerman janë ne dispozicion të projektit tuaj nga konceptimi fillestar e deri në realizimin e detajit përfundimtar në vend. Nga ju kërkohet vetëm të keni të qartë endrrën tuaj, atë që kërkoni, ose thjesht vetëm një ide dhe kjo mjafton pasi për të tjerat do të kujdesemi ne. Ne i sigurojmë çdo investitori, ndërtuesi, projektuesi apo arkitekti që përpara se të nisë të shpenzojë kohë dhe para, të marrë një konsulencë falas për të kursyer që në projektim. Nëse na zgjidhni që në fillim, ju do të keni çdo avantazh të mundshëm në këtë fushë për të projektuar dhe realizuar një fasadë efiçente në kursimin e energjisë për të gjithë jetën e ndërtesës e cila do të kushtojë më lirë në investimin fillestar, do të ketë një arkitekturë unike në përputhje me funksionin kryesor, destinacionin, vendndodhjen, kushtet klimaterike specifike të vendit, kriteret sizmike dhe deri në mirëqenien e përdoruesve të ndërtesës dhe komunitetit që e rrethon. Me Aluflor do të keni një fasadë me të njëjtën cilësi si në Gjermani, dhe me të vetmin ndryshim që do t’ju kushtojë me pak.