Për vetëm tri ditë bën instalimin e një
trafoje elektrike dhe po ashtu bën edhe
prodhimin e shtyllave të betonit me centrifugë,
lloji më i ri në treg
Kompania “Elektroheta” në
Ferizaj është ndër kompanitë
e rralla në Kosovë, që përveç
instalimit të trafove elektrike bën
edhe prodhimin e shtyllave të
betonit, të cilat shërbejnë për instalim
të rrymës, ndërsa si rezultat
i cilësisë së mirë ka arrit
ur që t’i eksportojë
edhe në shtetet e rajonit. Pronari i saj, Muharrem Heta,
me profesion elektricist dhe përvojë
30 vjeçare në këtë lëmi, ka krijuar
traditë disa vjeçare në instalim
të rrymës dhe të aparateve të ndryshme
elektrike.
“Pak nga pak, me mund, por
durim nisa të zgjerohem. Nga
shtyllat e drurit kalova tek ato të
betonit, të cilat tani i prodhon kompania
ime”, thotë ai. Heta zotohet se është ndër më
të lirët, më të shpejtët në ofrimin e
shërbimeve si dhe ndër më të kualifikuarit
për këtë lëmi.