17/09/2025
📢 Shpallje Pune
Kompania “Xhevahiri Group” Sh.p.k me seli në Ferizaj, shpall konkurs për këto pozita pune në sektorin e ndërtimit:
- Mjeshtër Ndërtimi (Latues, Armirues, Murator)
- Punëtorë Fizik
✅ Kushtet që duhet të plotësohen:
- Përvojë pune minimale 3 vite në ndërtimtari;
- Të posedojë patentë shoferi, kategoria B;
- Aftësi për punë ekipore dhe përgjegjësi të lartë në kryerjen e detyrave;
- Precizitet dhe përkushtim në punë.
📌 Detyrat kryesore të punës:
- Të njihet me projektin dhe specifikimet teknike të punimeve;
- Përgatitja e materialeve dhe veglave të punës sipas nevojës;
- Kryerja e punimeve ndërtimore;
- Respektimi i rregullores së brendshme dhe udhëzimeve të mbikëqyrësit;
- Raportimi i punëve të kryera tek inxhinieri i punishtes.
🔑 Aftësi dhe shkathtësi të kërkuara:
- Aftësi të mira ndërpersonale dhe komunikative;
- Bashkëpunues në punën ekipore;
- Precizitet dhe përkushtim në punë.
📞 Kontakt:
Të gjithë të interesuarit mund të lajmërohen në këtë numër telefoni:
+383 49 676 620
Kompani ndërtimi