PRO&CO Group

PRO&CO Group PCG is a construction company, includes construction,roads,bridges,productio of concrete and asphalt.

📢 PRO&CO GROUP – KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNEFerizaj – Fshati Sojevë, KosovëPro&Co Group shpall konkurs për vende të l...
16/03/2026

📢 PRO&CO GROUP – KONKURS PËR VENDE TË LIRA PUNE

Ferizaj – Fshati Sojevë, Kosovë

Pro&Co Group shpall konkurs për vende të lira pune në pikën operative në Ferizaj (fshati Sojevë). Kompania kërkon persona të përgjegjshëm dhe të motivuar për pozitat e mëposhtme:

🔹 Përgjegjës për Financa
• Menaxhimi dhe kontrolli i financave të pikës
• Përgatitja dhe kontrollimi i faturave dhe pagesave
• Mbajtja e evidencave dhe raporteve financiare

🔹 Përgjegjës për Hyrje-Dalje dhe Depo
• Kontrolli i automjeteve dhe materialeve që hyjnë dhe dalin
• Pranimi dhe dorëzimi i materialeve në depo
• Menaxhimi i furnizimeve si derivatet, zhavorri dhe materiale të tjera ndërtimore
• Evidentimi dhe kontrolli i stokut të materialeve

🔹 Faturist
• Përgatitja dhe lëshimi i faturave
• Regjistrimi i hyrje-daljeve të materialeve
• Evidentimi i realizimeve të projekteve dhe dokumentacionit

🔹 Përgjegjës për Mbikëqyrjen e Projekteve
• Mbikëqyrja e realizimit të projekteve sipas kontratave
• Monitorimi i afateve dhe progresit të punimeve
• Raportimi për statusin e projekteve tek menaxhmenti

📍 Lokacioni i punës: Ferizaj – Sojevë
📩 Aplikimi: dërgoni CV në
[email protected]

📅 Afati i aplikimit: 15 ditë nga publikimi

⸻

✅ Bashkohuni me ekipin e Pro&Co Group dhe bëhuni pjesë e projekteve të rëndësishme të zhvillimit dhe infrastrukturës.

NJOFTIM Të nderuar klientë,Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg, kompania jonë është e detyruar të bëjë përditë...
16/02/2026

NJOFTIM



Të nderuar klientë,

Duke marrë parasysh rritjen e çmimeve në treg, kompania jonë është e detyruar të bëjë përditësimin e çmimeve për sh*tjen e betonit, me vlefshmëri nga data 18.02.2026.

Çmimet sipas regjioneve janë si më poshtë:

🔹 Regjioni i Prishtinës

· Betoni C 25/30 – 85 € / m³

· Çdo klasë tjetër e betonit – +5 € / m³ shtesë

🔹 Regjioni i Gjilanit

· Betoni C 25/30 – 77 € / m³

· Çdo klasë tjetër e betonit – +5 € / m³ shtesë

🔹 Regjioni i Vitisë

· Betoni C 25/30 – 77 € / m³

· Çdo klasë tjetër e betonit – +5 € / m³ shtesë

🔹 Regjioni i Ferizajt

· Betoni C 25/30 – 80 € / m³

· Çdo klasë tjetër e betonit – +5 € / m³ shtesë

Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe besimin tuaj të vazhdueshëm.

Me respekt,

03/02/2026

Find local businesses, view maps and get driving directions in Google Maps.

24/12/2025
09/12/2025

Asfaltimi i rrugës tek shkronjat e arta të UÇK-së.

04/12/2025

PCG, Work Day!


01/12/2025
01/11/2025

PCG, Work Day!

01/11/2025

Betonimi i themel-pllakës
Për Riga DK
Ferizaj

24/10/2025

PRO&CO Group

🇽🇰 PRO&CO GROUP nënshkruan kontratën për Zgjerimin e Rrugës Nacionale N25 – Segmenti QMI–Lipjan (L = 3.820 m)Me krenari ...
11/10/2025

🇽🇰 PRO&CO GROUP nënshkruan kontratën për Zgjerimin e Rrugës Nacionale N25 – Segmenti QMI–Lipjan (L = 3.820 m)

Me krenari njoftojmë se Pro&Co Group ka nënshkruar kontratën për realizimin e projektit të rëndësishëm “Zgjerimi i Rrugës Nacionale N25, segmenti QMI–Lipjan”, me gjatësi prej 3.8 kilometrash, investim i Qeverisë së Republikës së Kosovës përmes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.

Ky projekt përfshin:
• Zgjerimin dhe rehabilitimin e plotë të infrastrukturës rrugore;
• Ndërtimin e shtresave të reja asfaltike sipas standardeve evropiane;
• Përmirësimin e sistemit të drenazhimit, trotuareve dhe sinjalistikës rrugore;
• Rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e qarkullimit në një nga akset më të rëndësishme nacionale.

Ky investim përfaqëson një tjetër hap përpara në zhvillimin e infrastrukturës rrugore të Kosovës dhe dëshmi e përkushtimit të Pro&Co Group për cilësi, profesionalizëm dhe standarde të larta ndërtimi.

💪 Pro&Co Group – Ndërtojmë për të ardhmen.

Projekt i ri në Llapnasellë – Rruga e Marigona Residence PRO&CO GroupNë zonën atraktive të Llapnasellës, përgjatë rrugës...
22/08/2025

Projekt i ri në Llapnasellë – Rruga e Marigona Residence PRO&CO Group

Në zonën atraktive të Llapnasellës, përgjatë rrugës që lidh drejt kompleksit prestigjioz Marigona Residence, pritet të zhvillohet një projekt modern dhe multifunksional, i cili do të përfshijë hotel, hapësira për zyra dhe ambiente komerciale. Ky koncept synon të krijojë një qendër të re urbane, ku mikpritja, biznesi dhe shërbimet ndërthuren në harmoni.

Hoteli i planifikuar do të ofrojë akomodim bashkëkohor dhe cilësor për vizitorë vendas dhe ndërkombëtarë, duke e bërë zonën një pikë atraktive për turizëm dhe biznes.

Hapësirat për zyra dhe biznes do të jenë të dizajnuara me standarde moderne, duke u përshtatur për kompani të vogla, të mesme dhe të mëdha, si dhe për shërbime të ndryshme komerciale.

Karakteristikat e projektit që pritet të zhvillohet:
• Lokacion strategjik me qasje të lehtë në Prishtinë dhe autostradë.
• Kompleks me hotel, zyra dhe hapësira komerciale.
• Arkitekturë bashkëkohore dhe dizajn modern.
• Parkim i dedikuar për mysafirë, vizitorë dhe qiramarrës.
• Rritje e vlerës urbane dhe ekonomike të zonës së Llapnasellës.

Ky projekt pritet të shndërrohet në një destinacion të ri për, biznes dhe turizëm, duke kontribuar në zhvillimin urban dhe ekonomik të rajonit.

Address

Rruga Marigona Residence
Gracanica
10500

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00
Saturday 08:00 - 16:00

Telephone

+38345777757

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when PRO&CO Group posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Share