18/03/2026
Si kompani punëkryese, jemi krenarë për progresin e arritur në projektin e Pishinës Gjysmë-Olimpike në Deçan, i cili tashmë ka hyrë në fazën përfundimtare të realizimit.
Gjatë ditës së sotme patëm nderin të presim në vizitë Ministrin e Sportit dhe Rinisë, z. Blerim Gashani, i cili u informua nga afër për ecurinë e punimeve dhe hapat e fundit drejt funksionalizimit të plotë të këtij objekti. Vëmendja dhe mbështetja e institucioneve qendrore janë një shtysë e rëndësishme për përfundimin me sukses të këtij projekti.
Që nga fillimi, kompania jonë ka qenë e përkushtuar në realizimin e punimeve me standarde të larta profesionale, duke respektuar afatet dhe cilësinë e kërkuar. Aktualisht, punimet po zhvillohen me intensitet të shtuar, duke u fokusuar në detajet finale që do ta bëjnë këtë hapësirë plotësisht funksionale.
Ky projekt përfaqëson një investim të rëndësishëm për komunitetin, duke krijuar kushte moderne për zhvillimin e sportit, promovimin e jetës së shëndetshme dhe mbështetjen e talenteve të reja.
Si kompani punëkryese, mbetemi të përkushtuar që këtë projekt ta përfundojmë me sukses të plotë, në shërbim të qytetarëve dhe të ardhmes së sportit në vend.