Trepça Sh.A.

Call Directions Website

Trepça Sh.A. Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Trepça Sh.A., Mining Company, Mitrovica.

EKSPORTI – MINIERA ME FLOTACION KISHNICË DHE ARTANË 📊9-MUJORI I PARË (JANAR–SHTATOR) 2026🔹 1,399.14 TON prodhim dhe eksp...
27/10/2026

EKSPORTI – MINIERA ME FLOTACION KISHNICË DHE ARTANË 📊

9-MUJORI I PARË (JANAR–SHTATOR) 2026

🔹 1,399.14 TON prodhim dhe eksport
🔹 +785.2% rritje krahasuar me 2025
🔹 Rekord i ri i realizimit në 9-mujor

📈 Rezultate që dëshmojnë rritjen e prodhimit dhe rikthimin e kapaciteteve të Minierës me Flotacion – Kishnicë.

Trepça – Punë, Prodhim dhe Rezultate! ⛏️🇽🇰

🚨 REAGIM PUBLIK | GJYKATA KA CAKTUAR MASË TË PËRKOHSHME – VENDIMI DUHET TË RESPEKTOHET!Trepça Sh.A. shpreh shqetësimin l...
23/10/2026

🚨 REAGIM PUBLIK | GJYKATA KA CAKTUAR MASË TË PËRKOHSHME – VENDIMI DUHET TË RESPEKTOHET!

Trepça Sh.A. shpreh shqetësimin lidhur me vazhdimin e punimeve në parcelat pronësore të ndërmarrjes, përkundër Aktvendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Civil, C.nr. 1127/2026, të datës 23.09.2026.

Me këtë aktvendim, gjykata ka caktuar masë të përkohshme të sigurisë, duke ndaluar të kryejë apo lejojë punime, ndërtime, ndërhyrje, shfrytëzim apo aktivitete të tjera në parcelat e specifikuara në vendim, pa pëlqimin paraprak të Trepça Sh.A. ose pa një bazë tjetër të vlefshme juridike.

📌 Për Trepça Sh.A., respektimi i një vendimi gjyqësor është detyrim dhe jo çështje vullneti.

Trepça Sh.A. do të vazhdojë të mbrojë pronën dhe të drejtat e saj përmes rrugëve institucionale dhe ligjore. Asnjë palë nuk duhet të jetë mbi ligjin dhe asnjë vendim gjyqësor nuk duhet të mbetet pa respektimin e duhur.

⚖️ Vendimet e gjykatave respektohen. Prona mbrohet. Ligji zbatohet!

🏛️ TREPÇA SH.A. FITON MBROJTJE GJYQËSORE PËR PRONAT E SAJ Trepça Sh.A. po vazhdon angazhimin institucional dhe juridik p...
21/10/2026

🏛️ TREPÇA SH.A. FITON MBROJTJE GJYQËSORE PËR PRONAT E SAJ
Trepça Sh.A. po vazhdon angazhimin institucional dhe juridik për mbrojtjen e pronave të saj, duke shënuar një tjetër rezultat konkret në procesin e rikthimit të tyre nën administrimin e ligjshëm të ndërmarrjes.

📌 Mbrojtja e parcelës P-73808130-02532-0 në Mitrovicën e Veriut
Më 12 shtator 2025, Trepça Sh.A. ndërmori veprime për lirimin e një pjese të kësaj parcele, duke larguar disa garazha pa pronar të identifikuar. Pas fillimit të procesit të rikthimit të pronës nën menaxhimin e plotë të ndërmarrjes, në fillim të tetorit 2026 rifilluan punimet në këtë parcelë pa miratimin e Trepçës Sh.A.
Si rezultat i veprimeve juridike të ndërmarra nga ndërmarrja, më 13 tetor 2026, Gjykata Komerciale e Kosovës caktoi masën e përkohshme të sigurisë, duke ndaluar vazhdimin e punimeve dhe çdo veprim që mund të ndryshojë gjendjen faktike të pronës. Vendimi iu dorëzua Trepçës më 20 tetor 2026.

📌 Mbrojtja e pesë parcelave në Mitrovicën e Veriut
Edhe në një rast tjetër, Gjykata Themelore në Mitrovicë, me aktvendimin e datës 23 shtator 2026, aprovoi kërkesën e Trepçës Sh.A. për caktimin e masës së përkohshme të sigurisë, lidhur me pesë parcela në pronësi të ndërmarrjes.
Gjykata ndaloi vazhdimin e punimeve, ndërtimit, ndërhyrjeve, shfrytëzimit dhe aktiviteteve të tjera në këto prona pa pëlqimin paraprak të Trepçës Sh.A. ose pa një bazë tjetër të vlefshme juridike.

✅ Dy vendime gjyqësore, një qëllim: mbrojtja e pronës së Trepçës!
Këto rezultate dëshmojnë rëndësinë e veprimit institucional, dokumentimit të pronësisë dhe ndjekjes së rrugëve ligjore për mbrojtjen e pasurisë së ndërmarrjes.
Trepça Sh.A. do të vazhdojë të ndërmarrë të gjithë hapat e nevojshëm ligjorë dhe institucionalë për ruajtjen e pronave të saj, parandalimin e ndërhyrjeve të paautorizuara dhe rikthimin e tyre në administrim të rregullt.

Prona e Trepçës është pasuri që duhet mbrojtur me përgjegjësi, ligjshmëri dhe vendosmëri.

20/10/2026

Eksportet 20.10.2026

📍 Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kopaonik-Leposaviç
➡ Lloji i eksportit: Koncentrat i Plumbit (K/Pb)
⚖ Sasia: 132.99 ton
🚚 Të ngarkuara në: 5 kamion

📍 Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kopaonik-Leposaviç
➡ Lloji i eksportit: Koncentrat i Zinkut (K/Zn)
⚖ Sasia: 119.8 ton
🚚 Të ngarkuara në: 5 kamionë

📍 Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça-Stan Tërg
➡ Lloji i eksportit: Koncentrat i Zinku (K/Zn)
⚖ Sasia: 93.81 ton
🚚 Të ngarkuara në: 4 kamionë

20/10/2026

⚠️ NJOFTIM ZYRTAR – KUJDES NGA KOMUNIKIMET E PAUTORIZUARA

Trepça Sh.A. njofton opinionin publik, partnerët afaristë dhe të gjithë bashkëpunëtorët se është evidentuar një domen interneti me adresën trepacsha.com, përmes të cilit mund të paraqiten komunikime në emër të ndërmarrjes.

Ju bëjmë me dije se domeni zyrtar i Trepça Sh.A. është https://trepcasha.com/, ndërsa domeni trepacsha.com nuk është domeni zyrtar i ndërmarrjes.

Për këtë arsye, kërkojmë nga të gjithë qytetarët, partnerët dhe bashkëpunëtorët që të tregojnë kujdes të shtuar, të mos u besojnë komunikimeve të pakonfirmuara nga kjo adresë dhe të mos ndajnë të dhëna personale, informacione konfidenciale apo dokumente zyrtare pa verifikuar më parë autenticitetin e komunikimit.

Për çdo paqartësi, ju lutemi të komunikoni me Trepça Sh.A. vetëm përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Trepça Sh.A. – Transparencë, përgjegjësi dhe besueshmëri.

19/10/2026

📢 NJOFTIM NGA KOMISIONI DISIPLINOR I TREPÇA Sh.A.

Komisioni Disiplinor i Trepça Sh.A., pas shqyrtimit të dokumentacionit dhe zhvillimit të procedurës disiplinore, ka konstatuar përgjegjësinë disiplinore të punonjësit.

1. M.S., i punësuar në Njësinë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça–Stan Tërg.

Sipas denoncimit, punonjësi ka munguar pa arsye të justifikuar nga data 02.09.2026.
Në përputhje me nenin 14 të Rregullores përkatëse, Komisioni Disiplinor ka shqiptuar:
🔴 MASA DISIPLINORE: NDËRPRERJA E MARRËDHËNIES SË PUNËS

Trepça Sh.A. mbetet e përkushtuar ndaj respektimit të disiplinës në punë, përgjegjësisë profesionale dhe zbatimit të rregullave të brendshme, me qëllim të garantimit të një procesi pune të rregullt, profesional dhe të përgjegjshëm.

15/10/2026

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK

Trepça Sh.A. njofton opinionin publik lidhur me avaritë e ndodhura në sistemin elektrik të Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Trepça–Stan Tërg dhe masat e ndërmarra për tejkalimin e situatës.
Më 14.05.2026, si pasojë e një defekti në linjën 35/6.3 kV, janë dëmtuar transformatori dhe disa pajisje të tjera elektrike. Për të siguruar vazhdimësinë e furnizimit me energji elektrike, ndërmarrja ka vënë në funksion transformatorin rezervë dhe ka shfrytëzuar ndërprerësit rezervë.

Më 12.06.2026, Trepça Sh.A. ka lidhur kontratë për furnizimin me rele mbrojtëse, ndërprerës dhe pjesë të tjera të nevojshme për sistemin elektrik, me afat furnizimi prej 30 ditësh. Pavarësisht njoftimeve të përsëritura ndaj operatorit ekonomik, kontrata nuk është realizuar brenda afatit dhe, më 09.10.2026, është marrë vendim për ndërprerjen e saj.

Pas ndërprerjes së kontratës, Trepça Sh.A. është në koordinim të plotë me Ministrinë, KOSTT Sh.a. dhe KEK Sh.a. për gjetjen e zgjidhjes më të mirë teknike. Njëkohësisht, janë duke u zhvilluar negociata me dy operatorë ekonomikë dhe pritet që së shpejti të lidhet kontrata për sigurimin e të gjitha pajisjeve dhe pjesëve të nevojshme.

Mosfurnizimi me kohë me pjesët rezervë shtese dhe ndërprerësit e paraparë sipas kontratës 12.06.2026 ka ndikuar në pamundësinë e sigurimit të plotë të sistemit elektrik dhe ka qenë një nga faktorët që kanë ndikuar në avarinë e datës 07.10.2026 ku rreth orës 19:30, në trafostacionin e Flotacionit, në Tunelin e Parë, ka ndodhur avari elektrike, me ç’rast janë dëmtuar pesë qelula elektrike, transformatori 35/6.3 kV dhe lidhja bajpas e linjës 35 kV.

Furnizimi me energji elektrike për minierën është rikthyer më 08.10.2026, në orën 02:30, ndërsa Flotacioni ka mbetur jashtë funksionit për shkak të dëmtimeve të shkaktuara.

Trepça Sh.A. po ndërmerr të gjitha veprimet për riparimin e pajisjeve të dëmtuara dhe rikthimin sa më të shpejtë të Flotacionit në punë. Paralelisht, po punohet edhe për funksionalizimin e linjës së dytë të furnizimit me energji elektrike, me qëllim rritjen e sigurisë dhe parandalimin e ndërprerjeve të ngjashme.

Siguria e punëtorëve dhe vazhdimësia e prodhimit mbeten prioritet për Trepça Sh.A. Për çdo zhvillim të mëtejshëm, opinioni publik do të njoftohet me kohë.

12/10/2026

Eksportet 12.10.2026

📍 Njësisë Biznesore Miniera me Flotacion Kishnicë dhe Artanë
➡ Lloji i eksportit: Koncentrat i Zinku (K/Zn)
⚖ Sasia: 71.82 ton
🚚 Të ngarkuara në: 3 kamionë

12/10/2026

REAGIM ZYRTAR I TREPÇA SH.A.

Lidhur me deklarimet për mospagesën e pagës nga prindi i minatorit G.T.

Trepça Sh.A. sqaron opinionin publik se pretendimi i prindit të punëtorit G.T., sipas të cilit i biri nuk ka marrë pagë për një vit, nuk përputhet me evidencën zyrtare të pagesave të ndërmarrjes. Sipas të dhënave zyrtare, pagat e punëtorit janë realizuar në mënyrë të rregullt, sikurse edhe për punëtorët e tjerë të ndërmarrjes.

Trepça Sh.A. ka krijuar stabilitet financiar, duke siguruar ekzekutimin e rregullt të pagave nga data 3 deri më 7 të çdo muaji.

Shprehim shqetësimin për publikimin dhe shpërndarjen e këtij pretendimi nga portalet Telegrafi, Reporteri, Sinjali, lajmetereja, albeu dhe mediat e tjera të cilat e kanë shpernda, pa verifikuar paraprakisht informacionin dhe pa kërkuar qëndrimin zyrtar të ndërmarrjes.

Para publikimit të pretendimeve të tilla, është përgjegjësi profesionale e mediave të kërkojnë sqarime nga institucioni përkatës dhe të verifikojnë faktet, në mënyrë që të shmanget keqinformimi i opinionit publik dhe dëmtimi i padrejtë i imazhit të ndërmarrjes.

Trepça Sh.A. respekton lirinë e medias dhe të drejtën e familjarëve për të shprehur shqetësimet e tyre, por kërkon që raportimi publik të mbështetet në fakte të verifikuara. Njëkohësisht, ftojmë portalet e përmendura që ta publikojnë këtë sqarim dhe të reflektojnë mbi rëndësinë e verifikimit të informatave para publikimit.

Lidhjet e lajmeve:
https://telegrafi.com/babai-i-minatorit-te-bllokuar-ne-trepce-djali-im-nuk-ka-marre-page-prej-nje-viti/
https://reporteri.net/lajme/babai-i-minatorit-te-bllokuar-ne-trepce-shperthen-ne-lote-djali-im-nuk-ka-marre-page-qe-nje-vit/
https://sinjali.com/babai-i-minatorit-te-bllokuar-ne-trepce-nje-vit-as-rroge-ska-marre-reagon-sindikata/
https://www.lajmetereja.com/lajmi/7662/ankthi-i-familjeve-ne-trepce-babai-i-minatorit-djali-ka-gjashte-vjet-ne-pune-prej-nje-viti-pa-paga
https://albeu.com/kosove/babai-i-minatorit-te-ngujuar-ne-trepce-shpreh-shqetesimin-familjet-nuk-duhet-te-jetojne-me-frike/1046294/

Trepça Sh.A.
Zyra për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun

🇽🇰 FALËNDERIM PËR MBËSHTETJEN DHE BASHKËPUNIMIN INSTITUCIONALTrepça Sh.A. shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për Korpo...
10/10/2026

🇽🇰 FALËNDERIM PËR MBËSHTETJEN DHE BASHKËPUNIMIN INSTITUCIONAL

Trepça Sh.A. shpreh mirënjohjen e saj të sinqertë për Korporata Energjetike e Kosovës Sh.a/ KEK Sh.a dhe Kryeshefin Ekzekutiv, z. Gramos Hashani, për gatishmërinë dhe mbështetjen konkrete në sigurimin e trafos zëvendësuese, pas avarisë së ndodhur në sistemin 35 kV në Minierën me Flotacion Trepça – Stan Tërg.

Falënderim i veçantë i shprehet edhe KOSTT Sh.A., për bashkëpunimin dhe mbështetjen e ofruar, si dhe Ministria e Ekonomisë, znj. Artane Rizvanolli, për angazhimin dhe mbështetjen e saj gjatë këtij procesi.

Mirënjohje për të gjitha organet e sigurisë dhe ekipet mbështetëse që kontribuuan në tejkalimin e kësaj situate.

Ky bashkëpunim dëshmon rëndësinë e koordinimit institucional dhe të mbështetjes konkrete në përballimin e sfidave, garantimin e sigurisë së punëtorëve dhe sigurimin e vazhdimësisë së veprimtarisë minerare.

Faleminderit të gjithëve për mbështetjen dhe angazhimin në funksion të Trepçës!

🤝 Bashkë për një Trepçë funksionale dhe për zhvillimin e ekonomisë së Kosovës!

Address

Mitrovica
40000

Opening Hours

Monday 08:00 - 16:00
Tuesday 08:00 - 16:00
Wednesday 08:00 - 16:00
Thursday 08:00 - 16:00
Friday 08:00 - 16:00

Telephone

+38328538050

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Trepça Sh.A. posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Category

Nearby engineering companies