Remo Com Ing me seli në Mitrovicë, me traditë 40 vjeçare, në fillim si ndërrmarje e vogël shërbyese, por zyrtarisht është regjistruar në Agjensionin e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë në vitin 2000 nga z.Vehbi Mulliqi, si pronar me përgjegjësi të pakufizuar. Remo Com Ing hyri në tregun e ndërtimit me misionin e zhvillimit të kësaj fushe në ndërtime të larta, të ulëta, nivelizim dhe ngjitje të p
llakave të qeramikës, duke ofruar kështu më cilësorën në tregun kosovar. Me vizionin për t’u bërë shembull dhe partner serioz në këtë sferë, kompania jonë vazhdon të punojë me seriozitet dhe përkushtim për realizimin e këtyre strategjive. Puna jonë bazohet tek partnerët dhe klientët tanë, e cila është vazhdimisht në rritje në realizimin e synimeve të kompanisë duke ofruar cilësi, siguri dhe profesionalizëm. Stafi jonë i kualifikuar e ka shndërruar Remo Com Ing në një kompani të suksesshme në Kosovë, duke i dhënë kështu një panoram krejtësisht ndryshe qytetit të Mitrovicës me objektet tona të ndërtuara. Në këtë segment ne ndërtojmë, projektojmë, investojmë dhe kontraktojmë, gjithnjë sipas standarteve europiane të ndërtimit.