01/07/2026
Sot u nënshkrua kontrata për fillimin e punimeve në QKMF-në në Obiliq.
Ky projekt shënon një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës shëndetësore dhe krijimit të kushteve më të mira për ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët.
Punimet do të nisin së shpejti, ndërsa realizimi i këtij investimi dëshmon përkushtimin tonë për zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe mirëqenien e të gjithë qytetarëve të Komunës së Obiliqit.
Sot është hedhur një tjetër hap i rëndësishëm për shëndetësinë në Obiliq.
Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, ka nënshkruar kontratën për ndërtimin e objektit të ri të QKMF-së, një investim i shumëpritur që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet e ofrimit të shërbimeve shëndetësore për qytetarët.
Të premten, në ora 15:30, së bashku me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, do të vendoset gurthemeli i këtij projekti, duke shënuar fillimin e punimeve për një objekt modern, dinjitoz dhe në shërbim të çdo qytetari.
Premtimet po shndërrohen në vepra. Obiliqi po ecën përpara!