16/03/2026
“Seti i rrypit dhëmbëzor është një nga komponentët më të rëndësishëm të motorit, pasi siguron sinkronizimin korrekt të pjesëve të brendshme gjatë punës së tij. Me kalimin e kohës dhe kilometrave, ky set pëson konsumim dhe nëse nuk ndërrohet në intervalin e rekomanduar, ekziston rreziku i këputjes së rripit, gjë që mund të shkaktojë dëmtime serioze dhe riparime shumë të kushtueshme. Për këtë arsye, rekomandohet që ndërrimi i setit të rripit dhëmbëzor të bëhet sipas kilometrave dhe intervaleve të përcaktuara nga prodhuesi i automjetit. Ndërrimi në kohë është një investim i sigurt për mbrojtjen dhe jetëgjatësinë e motorit.”
📍 Kujdesu për motorin tënd në kohë dhe shmang prishjet e mëdha.