21/07/2026
Hapet thirrja publike: 880 mijë euro për bizneset në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër
Është hapur Faza e II-të e thirrjes publike për përkrahjen financiare të Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme (NMVM) në kuadër të Skemës së Granteve për Energji të Pastër – Faza II, në vlerë prej 880 mijë eurosh.
Skema synon të mbështesë sektorin privat në investime që kontribuojnë në tranzicionin energjetik, rritjen e efiçiencës së energjisë, përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe uljen e kostove operative të bizneseve.
Të drejtë aplikimi kanë Ndërmarrjet Mikro, të Vogla dhe të Mesme me aktivitete parësore ose dytësore në prodhim dhe përpunim, si dhe kompanitë që operojnë në tregun e liberalizuar të energjisë elektrike dhe zhvillojnë aktivitete në këta sektorë.
Skema e granteve zbatohet përmes tri thirrjeve të veçanta, të cilat përfshijnë masat:
- Masa 1: Mbështetje për sistemet e energjisë solare dhe sistemet e baterive për ruajtjen e energjisë elektrike;
- Masa 2: Mbështetje për masat e efiçiencës së energjisë në ndërtesat e bizneseve;
- Masa 3: Mbështetje për pajisjet që ulin konsumin e energjisë në linjat e prodhimit.
Bizneset mund të aplikojnë për secilën nga tri masat (Masa 1, 2 ose 3) individualisht, me një mbështetje maksimale deri në 20,000 € për secilën masë të vetme. Masa 1 dhe 2 mund të kombinohen secila me Masën 3, por në këtë rast mbështetja totale nuk mund të kalojë vlerën prej 25,000 €.
Thirrja për aplikim është e hapur deri më 27 korrik 2026. Aplikimi realizohet përmes platformës eKosova, në linkun: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32 .
Udhëzuesit për aplikim, dokumentacioni i nevojshëm dhe informacionet e detajuara, i gjeni në linkun në vijim: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/
Projekti realizohet nga Ministria e Ekonomisë (ME), Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI), respektivisht Agjencia për Investime dhe përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) dhe LuxDev - Luxembourg Development Cooperation Agency.
_______________________________________________________________________
Otvoren javni poziv: 880 hiljada evra za preduzeća u okviru šeme bespovratnih sredstava za čistu energiju
Otvorena je II faza javnog poziva za finansijsku podršku mikro, malim i srednjim preduzećima (MMSP) u okviru šeme bespovratnih sredstava za čistu energiju – faza II, u iznosu od 880 hiljada evra.
Šema ima za cilj da podrži privatni sektor u investicijama koje doprinose energetskoj tranziciji, povećavaju energetsku efikasnost, korišćenje obnovljivih izvora i smanjuju operativne troškove preduzeća.
Pravo da se prijave mikro, mala i srednja preduzeća sa primarnom ili sporednom delatnošću u proizvodnji i preradi, kao i preduzeća koja posluju na liberalizovanom tržištu električne energije i obavljaju delatnosti u ovim sektorima.
Šema grantova se sprovodi kroz tri odvojena poziva, koji uključuju sledeće mere:
- Mera 1: Podrška sistemima solarne energije i baterijskim sistemima za skladištenje električne energije;
- Mera 2: Podrška merama energetske efikasnosti u poslovnim zgradama;
- Mera 3: Podrška za opremu koja smanjuje potrošnju energije na proizvodnim linijama.
Preduzeća mogu da se prijave za svaku od tri mere (mera 1, 2 ili 3) pojedinačno, uz maksimalnu podršku do 20.000 evra za svaku pojedinačnu meru. Mere 1 i 2 mogu se kombinovati sa merom 3, ali u ovom slučaju ukupna podrška ne može preći vrednost od 25.000 €.
Poziv za podnošenje prijava je otvoren do Jul 27, 2026. Prijava se vrši preko platforme eKosova, na linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/32.
Vodiči za prijavu, neophodna dokumentacija i detaljne informacije mogu se naći na sledećem linku: https://me.rks-gov.net/shpallje-2/
Projekat sprovode Ministarstvo ekonomije (ME), Ministarstvo industrije, preduzetništva, trgovine i inovacija (MIPTI), odnosno Agencija za investicije i podršku preduzećima na Kosovu (KIESA) i Luksemburška agencija za razvojnu saradnju (LuxDev).