22/05/2026
Dje, në Zahaq të Pejës, inauguruam fabrikën e re të Greenhouse SHPK.
Ishte një ditë e rëndësishme për kompaninë tonë, për ekipin tonë, për familjet tona dhe për të gjithë njerëzit që kanë qenë pjesë e këtij rrugëtimi më shumë se dhjetëvjeçar.
Para inaugurimit, patëm nderin të presim në vizita të ndara Ministren e MINT, znj. Mimoza Kusari Lila, dhe Ministren e Planifikimit Hapësinor dhe Ambientit, znj. Fitore Pacolli Dalipi.
Për shkak të angazhimeve zyrtare, ato nuk patën mundësi të jenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit, por na nderuan me vizitat e tyre paraprake dhe me interesimin e treguar për punën, investimin dhe zhvillimin e kompanisë sonë.
I falënderojmë sinqerisht për respektin dhe mbështetjen.
Në ceremoninë e inaugurimit na nderuan me praninë e tyre Kryetari i Komunës së Pejës, z. Gazmend Muhaxheri, Gjenerali Ramush Haradinaj, Ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, z. Eric Dietz, përfaqësues institucionalë, përfaqësues ndërkombëtarë, partnerë, klientë, furnitorë, bashkëpunëtorë, miq, familjarë dhe punëtorë të kompanisë sonë.
Faleminderit të gjithëve që ish*t pjesë e kësaj dite.
Fabrika e re ka rreth 12,000 m² hapësirë prodhuese dhe kapacitet vjetor rreth 60,000 m², që korrespondon afërsisht me një shtëpi në ditë.
Si pjesë e investimit, kemi realizuar edhe sistemin e energjisë solare me kapacitet rreth 400 kW, me synimin që prodhimi ynë të jetë më efikas, më i qëndrueshëm dhe më i përgjegjshëm për të ardhmen.
Ky investim nuk është vetëm zgjerim i kapaciteteve prodhuese.
Është investim në njerëz.
Në vende pune.
Në teknologji.
Në eksport.
Në standard.
Dhe në besimin se edhe nga Kosova mund të ndërtohen produkte cilësore për tregjet evropiane.
Një falënderim i veçantë shkon për klientët dhe partnerët tanë nga jashtë vendit, të cilët udhëtuan enkas për të qenë pjesë e inaugurimit. Prania dhe besimi juaj kanë vlerë të madhe për ne.
Faleminderit furnitorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë, që kanë qenë pjesë e rëndësishme e rritjes sonë ndër vite.
Faleminderit punëtorëve tanë. Kjo fabrikë merr kuptim vetëm përmes punës, përkushtimit dhe përgjegjësisë suaj.
Faleminderit familjeve tona për mbështetjen, durimin dhe sakrificën gjatë këtij rrugëtimi.
Për ne, kjo ditë nuk është fundi i një projekti.
Është fillimi i një faze të re.
Greenhouse SHPK do të vazhdojë të punojë me përkushtim për cilësi, eksport, vende pune dhe zhvillim afatgjatë.
Faleminderit të gjithëve që na nderuat dhe që ish*t pjesë e kësaj dite të veçantë.