11/07/2026
Galeria Kombëtare e Kosovës (GKK), institucioni qendror shtetëror i artit pamor, pas një procesi njëvjeçar restaurimi dhe revitalizimi është rihapur si një hapësirë moderne, funksionale dhe dinjitoze për artin pamor.
Projekti ka përfshirë restaurimin e objektit ekzistues, rikonfigurimin e hapësirave ekspozuese sipas standardeve bashkëkohore, si dhe ndërtimin e rreth 400 m² hapësirë nëntokësore, të dedikuar për iventarizimin, arkivimin, restaurimin dhe konservimin e koleksionit shtetëror të veprave të artit.
Ky transformim u bë i mundur falë punës së stafit profesional, bashkëpunëtorëve dhe mbështetjes së Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit.
Si konsorcium “ATC COM” Sh.P.K. & “TONI” O.P., kemi kontribuar në realizimin e këtij projekti me rëndësi kombëtare.