10/12/2025
Shtyllat kryesore të shtetit janë: Ekonomia, Mjekësia, Arsimi dhe Drejtësia! Ndaj, është nderë i madh për ne, që mjekët më të mirë shqiptarë që janë nëpër botë, po e japin kontributin e tyre, që nesër edhe Kosova të mbërrijë standardet më të larta në mjekësi! RESPEKT!!!
🙏 FALËNDERIM PËR SPONSORËT TANË
Realizimi me sukses i Kongresit të Parë Klinik të Kirurgëve Shqiptarë, si një organizim madhor shkencor, profesional dhe rrjetëzues, nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin dhe mbështetjen e çmuar të sponsorëve dhe partnerëve tanë.
Kolegji i Kirurgëve të Kosovës shpreh mirënjohjen më të sinqertë për të gjithë ata që na përkrahën në këtë ngjarje të rëndësishme.
Kontributi i tyre ishte thelbësor në ndërtimin e një platforme profesionale që bashkoi kirurgë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe diaspora, duke avancuar shkëmbimin e dijes, përvojës dhe bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e kirurgjisë.
Mbështetja e ofruar është dëshmi e besimit në misionin tonë për zhvillimin e vazhdueshëm të shkencës kirurgjikale dhe përmbushjen e standardeve më të larta të kujdesit shëndetësor në vendin tonë.
Faleminderit që ish*t pjesë e këtij kapitulli të rëndësishëm historik.
Së bashku, vazhdojmë drejt arritjeve të reja.