02/09/2026
7 FALËNDERIME PËR 7 VITE DP PARTNERS
1. Klientëve tanë
Për besimin për të ndërtuar shtëpitë dhe ëndrrat e tyre bashkë me ne.
2. Stafit dhe 350 punëtorëve tanë
Për punën, përkushtimin dhe energjinë që e bëjnë DP Partners atë që është sot.
3. Kontraktorëve dhe bashkëpunëtorëve tanë
Për partneritetin, korrektësinë dhe kontributin në çdo projekt.
4. Familjeve tona
Për mbështetjen, mirëkuptimin dhe durimin gjatë këtij rrugëtimi.
5. Partnerëve tanë të biznesit
Për besimin dhe bashkëpunimin që na ka ndihmuar të rritemi dhe të shkojmë më larg.
6. Të gjithë atyre që na kanë përkrahur
Për çdo fjalë të mirë, rekomandim, mbështetje dhe besim që na ka dhënë forcë për të vazhduar.
7. Dhe në fund, por jo për nga rëndësia – Drejtorit tonë
Për vizionin, guximin dhe vendosmërinë për ta nisur këtë rrugëtim dhe për ta kthyer një ide të vogël në një kompani me një familje prej 350 njerëzish.
7 vite. 7 falënderime. Një histori që vazhdon të shkruhet.
Faleminderit për besimin! 🥂