12/05/2026
Mundësi praktike në Geokos A&A
Po kërkojmë një Praktikant / Inxhinier të Ri të Ndërtimtarisë për laboratorin tonë gjeoteknik.
Pozicioni është për një kandidat që dëshiron të mësojë punë konkrete laboratorike në gjeoteknikë, duke u trajnuar hap pas hapi në përgatitjen e mostrave dhe në testimet mekanike të dherave, si:
- UC / Shtypje njëaksiale
- Direct Shear / Prerje direkte
- Oedometer / Konsolidim
- Përgatitje mostrash
- M***e, shënime dhe përpunim bazik në Excel
- Plotësim i formularëve laboratorik
Përvoja paraprake nuk është kusht. Më e rëndësishme për ne është që kandidati të jetë korrekt, i qetë, i kujdesshëm, i besueshëm dhe i gatshëm të mësojë me përgjegjësi.
Ky pozicion është i përshtatshëm për dikë që nuk kërkon vetëm një praktikë formale, por dëshiron të ndërtojë një bazë të fortë profesionale në gjeoteknikë.
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në:
[email protected]
Subjekti: Praktikant për Laborator Gjeoteknik