Infra Plus

Infra Plus Infra Plus is a specialized in the fields of engineering and architecture its establishment in 2008.

Infra Plus është një kompani e specializuar në fushën e inxhinierisë dhe arkitekturës e themeluar në vitin 2008. Infra Plus is a registered company based in Kosovo, specialized in the fields of engineering and architecture. Following its establishment in 2008 with an eager of offering professional and innovative solutions, the company’s professional and technical personnel have grown in response t

o rising demand in the field of designing and implementation of various infrastructure projects, water resources, environment, urban planning and architecture, technical assistance & project management, energy, construction and other related disciplines. With a vision of providing professional consultancy services based on commitments and collaborative approach we develop creative engineering solution considering every project unique on its scale.

24/12/2025

Gëzuar festat e fundvitit!
Ju urojmë shëndet, paqe dhe gëzim në këtë fundviti, si dhe një Vit të Ri plot suksese dhe momente të bukura. Faleminderit për besimin dhe bashkëpunimin.

-----

Happy end-of-year holidays!
We wish you health, peace, and joy during this festive season, and a New Year filled with success and beautiful moments. Thank you for your trust and cooperation.

Tetori, muaji i shpresës dhe forcës.Ky muaj na kujton rëndësinë e kujdesit për veten dhe kontrollit të rregullt shëndetë...
17/10/2025

Tetori, muaji i shpresës dhe forcës.
Ky muaj na kujton rëndësinë e kujdesit për veten dhe kontrollit të rregullt shëndetësor. Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë dhe çdo hap drejt ndërgjegjësimit është një hap drejt shërimit.

Tetori Rozë për kujdes, dashuri dhe jetë.

Po zhvillohet një model i ri i jetesës urbane të qëndrueshme në Kosovë, me 135 njësi banimi të projektuara me funksional...
23/06/2025

Po zhvillohet një model i ri i jetesës urbane të qëndrueshme në Kosovë, me 135 njësi banimi të projektuara me funksionalitet të lartë, estetikë bashkëkohore dhe ndjeshmëri sociale.

Ky projekt, i zhvilluar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe i projektuar nga Infra Plus, synon të vendosë një standard të ri në fushën e strehimit social, duke ofruar banesa të përballueshme dhe kushte dinjitoze për jetesë.

Sipërfaqja totale e ndërtimit është 22,360 m², ndërsa 6,550 m² janë të dedikuara hapësirave të gjelbra, të integruara në mjedisin përreth dhe në tarraca të gjelbëruara.

Ky është një hap konkret drejt një zhvillimi urban të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës në vend.

KOMUNA E PODUJEVËSNumri i kateve: Lamella A dhe Lamella B, me përkatësisht 2B+P+12 dhe 2B+P+9Sipërfaqja: 20,180.01 m² Nj...
16/06/2025

KOMUNA E PODUJEVËS
Numri i kateve: Lamella A dhe Lamella B, me përkatësisht 2B+P+12 dhe 2B+P+9
Sipërfaqja: 20,180.01 m² 
Njësi Banimi: 133

Ky kompleks banimi do të krijojë mundësi të reja për banim dhe zhvillim urban, duke u ndërtuar sipas standardeve bashkëkohore për funksionalitet, siguri dhe efikasitet.
Hapësirat do të ofrojnë jo vetëm komoditet, por edhe një ambient të shëndetshëm për banorët e ardhshëm.

Një investim me ndikim afatgjatë për qytetin dhe komunitetin!

Projekt i ri banimi në Istog – funksionalitet dhe qëndrueshmëri për një të ardhme më të mirë!Lloji i projektit: Rezidenc...
09/06/2025

Projekt i ri banimi në Istog – funksionalitet dhe qëndrueshmëri për një të ardhme më të mirë!

Lloji i projektit: Rezidencial
Partner: Paradox Architecture
Vendndodhja: Istog, Kosovë
Sipërfaqja: 10,500 m²
Investitor: (MMPHI) Qeveria e Republikës së Kosovës

Kompleksi i banimit social dhe të përballueshëm në Istog, është projektuar për të përmbushur nevojat për strehim dinjitoz dhe efikas në zonat urbane në zhvillim.

Ky projekt vendos standarde të reja në funksionalitet dhe integrim urban.

- Organizim i kujdesshëm i hapësirës
- Dritë natyrale dhe qasje universale
- Fasadë me tulla dhe izolim termik cilësor
- Zona të gjelbra, kënde lojërash dhe hapësira pushimi

Ky është një hap drejt ndërtimit të komuniteteve të qëndrueshme!

-------------------

New Residential Project in Istog – Functionality and Sustainability for a Better Future!

Project Type: Residential
Partner: Paradox Architecture
Location: Istog, Kosovo
Area: 10,500 m²
Investor: (MESP) Government of the Republic of Kosovo

The social and affordable housing complex in Istog is designed to meet the need for dignified and efficient housing in developing urban areas.

This project sets new standards in functionality and urban integration.

- Thoughtful space organization
- Natural light and universal access
- Brick façade and high-quality thermal insulation
- Green areas, playgrounds, and recreational spaces

This is a step forward in building sustainable communities!

t

Projekti strategjik i zgjerimit të rrugës: Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe PrizrenInfraPlus SH.P.K., në bashkëpunim me M...
21/05/2025

Projekti strategjik i zgjerimit të rrugës: Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Prizren

InfraPlus SH.P.K., në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës, po zhvillon projektin kryesor për zgjerimin e rrugës që lidh qytetet Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe Prizren.

Gjatësia totale: 94.7 km
51 km rrugë ekzistuese që zgjerohet
43.7 km “bypass”-e të reja për lehtësimin e trafikut urban

Segmentet kryesore:
- Istog – Pejë (25 km)
- Pejë – Deçan (22.2 km)
- Deçan – Gjakovë (24.09 km)
- Gjakovë – Prizren (23.41 km)

Karakteristikat teknike:
- Shpejtësia projektuese: 100 km/h
- Shpejtësia e qarkullimit: 80 km/h
- Nyje rrugore të planifikuara: 54 gjithsej, 48 nyje në disnivel dhe 6 nyje në të njëjtin nivel me trasenë e rrugës
- Struktura të reja: 74 njësi (ura, nënkalime dhe mbikalime)

Me përkushtim të plotë, stafi i InfraPlus po punon për të sjellë një infrastrukturë moderne që nxit zhvillimin ekonomik dhe lidh më mirë qytetet tona!

Furnizimi me ujë të pijshëm në komunën e Rahovecit Po vazhdojmë me përkushtim punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjel...
16/05/2025

Furnizimi me ujë të pijshëm në komunën e Rahovecit

Po vazhdojmë me përkushtim punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në fshatrat Hoçë e Madhe, Zoqishtë, Opterushë dhe zonën industriale të komunës së Rahovecit.

Deri më tani janë realizuar 70% e punimeve, dhe projekti pritet të përfundojë më herët se afati i paraparë në kontratë.

Investim në infrastrukturë për jetesë më të mirë dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm!

Parku Solar 150 MW/h në fshatin Bec – GjakovëInvestitor: Solar Energy Group Europe sh.p.k – PejëJemi të lumtur t’ju njof...
14/05/2025

Parku Solar 150 MW/h në fshatin Bec – Gjakovë
Investitor: Solar Energy Group Europe sh.p.k – Pejë

Jemi të lumtur t’ju njoftojmë se është përfunduar faza e parë e ndërtimit në projektin e parkut solar në fshatin Bec, Gjakovë. Kjo fazë përfshinte ndërtimin e rrethojës dhe shtyllave të ndriçimit me gjatësi prej 4.2 km.

Ky projekt është një hap i madh drejt energjisë së pastër dhe të qëndrueshme për të ardhmen e Kosovës.

Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Fushë Kosovë Punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në lagjet 28 dhe 29...
12/05/2025

Rregullimi i rrjetit të ujësjellësit në Fushë Kosovë

Punimet për shtrirjen e rrjetit të ujësjellësit në lagjet 28 dhe 29, si dhe në fshatrat Bardh i Madh dhe Sllatinë e Madhe, po vazhdojnë me intensitet.
Deri më tani, 90% e punimeve janë përfunduar.

Në Sllatinë e Madhe, projekti është funksionalizuar plotësisht dhe uji është lëshuar për konsumatorët. Në Bardh i Madh dhe lagjet 28 dhe 29, pritet funksionalizimi i plotë shumë shpejt, duke e çuar projektin drejt përmbylljes së suksesshme.

Angazhim për infrastrukturë më të mirë dhe jetë më cilësore për qytetarët!

Mbikëqyrja e punimeve në rrugën Prizren – Tetovë vazhdon!InfraPlus, nën kontratë me Ministrinë e Infrastrukturës, po vaz...
09/05/2025

Mbikëqyrja e punimeve në rrugën Prizren – Tetovë vazhdon!

InfraPlus, nën kontratë me Ministrinë e Infrastrukturës, po vazhdon me përkushtim mbikëqyrjen profesionale dhe menaxhimin e kontratave për ndërtimin e rrugës Prizren – kufiri me Maqedoninë e Veriut (Tetovë).

Segmenti aktual: Struzhë – kyçja në Autoudhën “Dr. Ibrahim Rugova” (Prizren-Jug)
Gjatësia: 20.35 km
Traseja është ndarë në 3 lote, ku janë angazhuar kompani vendore për ndërtimin e secilit segment.

Aktualisht, janë duke u zhvilluar punimet në hapjen e trasesë dhe sistemimin e skarpateve anësore, nën mbikëqyrje nga stafi ynë profesional në terren.

Më 29 prill 2025, në praninë e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kryetarit të Komunës s...
02/05/2025

Më 29 prill 2025, në praninë e Ministrit të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Kryetarit të Komunës së Podujevës dhe ekipeve të tyre, u prezantua Raporti Fillestar për Projektin Kryesor të Ndërtimit të Digës në Pollatë–Podujevë, përfshirë linjën e transmisionit të ujit dhe impiantin për trajtimin e ujit të pijshëm.

Projekti është tenderuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me partnerët tanë të nderuar ES PROJE Design Engineering Consultancy Ltd. Co., dhe CEMA Engineering and Project Inc.

Gjatë prezantimit u shqyrtuan tri alternativa për vendosjen e digës, ku Aksi A u vlerësua si më i përshtatshmi, duke ofruar potencialin më të lartë për grumbullimin e ujit.

Ky projekt synon të sigurojë furnizim të qëndrueshëm me ujë të pijshëm për Podujevën dhe vendbanimet përreth deri së paku në vitin 2065.

--------------------

On April 29, 2025, in the presence of the Minister of Environment, Spatial Planning and Infrastructure, the Mayor of Podujevë, and their teams, we presented the Initial Report for the Main Project for the Construction of the Pollatë–Podujevë Dam, including the Water Transmission Line and Water Treatment Plant. The project is tendered by the Ministry of Environment, Spatial Planning and Infrastructure of the Republic of Kosovo, in collaboration with our esteemed partners ES PROJE Design Engineering Consultancy Ltd. Co., and CEMA Engineering and Project Inc.

During the presentation, three potential dam axis locations were reviewed, with Axis A identified as the most suitable, offering the highest water storage potential.

This project aims to ensure long-term access to safe drinking water for Podujevë and surrounding settlements until at least 2065.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Infra Pus shpreh mirënjohjen më të thellë për çdo profesionist që me përkusht...
01/05/2025

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve, Infra Pus shpreh mirënjohjen më të thellë për çdo profesionist që me përkushtim, mund dhe pasion kontribuon në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë.
Kjo ditë është një kujtesë e rëndësishme për vlerën që ka puna dhe për dinjitetin e çdo punëtori.

Gëzuar 1 Majin!

Address

Llapnasellë
Pristina
10500

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+38338606262

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Infra Plus posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Infra Plus:

Share